Brenda javës Gjykata e Tiranës pritet të hedh shortin për dosjen e Mark Frrokut ish deputetet Kristian Demokrat i akuzuar nga prokuroria për vrasje në rrethana cilësuese si dhe fshehje e pastrim parash. Ndërkohë burime nga Prokuroria i thanë Report Tv se akuza ndaj Frrokut do të përfaqësohet në gjykatë me dy prokurorë.
 
Një prokuror pritet të jetë nga prokuroria e përgjithshme i cili ka ndjekur dosjen që në fazën e hetimeve dhe një prokuror që do të caktohet nga Prokuroria e Tiranës ku dosja ka kaluar për kompetencë.
 
Pas dorëheqjes nga mandati i deputetit Gjykata e Lartë shpalli mos kompetencë për çështjen Frroku duke ja kaluar atë gjykatës së Tiranës.
 
Frroku akuzohet për vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti më 1999 në Belgjikë dhe fshehje pasurie e pastrim parash por këto akuza ai si ka pranuar duke i quajtur ato politike.

Redaksia Online
(l.q/Shqiptarja.com)