Dosja e Gjergji Thimos, nga 477 vepra,
46 i përkisnin koleksionit privat

Dosja e Gjergji Thimos, nga 477 vepra,<br />46 i përkisnin koleksionit privat
TIRANE- Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka dhënë dje një informacion të detajuar për dosjen e hapur të koleksionistit Gjergj Thimjo, i cili u burgos pas sekuestrimit të ikonave në shtëpinë e tij gjatë një operacioni të policisë të koduar ikonat. Ministrja Kumbaro dha përgjigje nëse kishte licencë koleksionisti Gjergj Thimjo për të ngritur një muze. Më duhet të them në radhë të parë se Zoti Gjergji Thimjo në 1996-n ka bërë një kërkesë për të pasur një muze privat dhe nga ish-ministri i MTKRS-së është shprehur vetëm një lloj dakordësie për ushtrim veprimtarie private si koleksionist dhe muzeolog për këtë subjekt, duke i dhënë  edhe të drejtën e ngritjes.

Por, baza ligjore e përdorur në atë kohë ishte ligji i vitit 1994 për mbrojtjen e pasurive kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme, i shfuqizuar tashmë pa përcaktuar asnjë dispozitë konkrete që mund t’i jepte kompetencë ministrisë për këtë miratim”, tha dje Kumbaro pasi theksoi se subjekti Thimjo i është drejtuar gjykatës së rrethit Tiranë për regjistrimin e aktivitetit me vendim të datës 03.07. 1996. Po kështu më datë 27.3 2008 personi fizik është regjistruar edhe në qendrën kombëtare të regjistrimit. Por megjithatë ministrja dëshmoi se “që nga hyrja në fuqi e ligjit të ri të vitit 2005, ligji për muzetë ky subjekt nuk ka aplikuar më pas daljes së ligjit të ri në Mistrinë e Kulturës për t’u licencuar për dhënien e të drejtës nga komisioni  shtetëror i muzeve”. Sipas deklaratës së ministres Kumbaro koleksionisti Gjergj Thimjo duket se do të përballet tashmë me ligjin në prokurori, sepse dje ministrja theksoi se nga 477 vepra të sekuestruara në koleksionin e tij, “vetëm 26 objekte që i përkisnin koleksionit privat ishin të regjistruara, ndërsa pjesa tjetër ishin në proces verifikimi, regjistrimi”. Pra sipas ministres Kumbaro 46 i përkisnin koleksionit privat të Gjergj Thimjos, dhe nga këto vetëm 26 ishin të regjistruara.

Seanca dëgjimore
Çështjet që u trajtuan dje në seancën dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Medias ishin:
• Politikat e Ministrisë së Kulturës në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, jo vetëm si vlerë për identitetin kombëtar, por edhe si pjesë e trashëgimisë kulturore të përbashkët europiane.
• Menaxhimi i trashëgimisë kulturore si bazë për turizmin kulturor, aset i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe burim i pazëvendësueshëm studimi shkencor.
• Përmirësimet e nevojshme në ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore” 
 
 Shkrimi u publikua sot (5.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet