Dosja e Ilir Xhakjes, ish-gjyqtari 
Tabaku shpallet i pafajshëm

Dosja e Ilir Xhakjes, ish-gjyqtari <br />Tabaku shpallet i pafajshëm
TIRANË -  Gjykata e Shkallës së parë të Tiranës shpalli të pafajshëm ish- gjyqtarin Neritan Tabaku për akuzën e "shpërdorimit të detyrës". Seancën e kaluar prokuroria kërkoi dënimin e tij me 3 vjet burg dhe të mos ushtronte profesionin e gjyqtarit për 5 vite rrjesht.

Neritan Tabaku u akuzua se kishte shkelur me dashje ligjin duke mos zbardhur për 1 vit e 7 muaj  vendin e pafajësisë dhënë ndaj të pandehurit Ilir Xhakja, duke bërë që prokuroria të mos e apelonte dot vendimin që çoi më pas në lirimin e këtij të fundit, i cili më 13 shtator 2012 ekzekutoi kryekomisarin Adem Tahiraj.

 Sot, u zhvillua në Tiranë seanca gjyqësore e radhës në ngarkim të tij dhe në vendimin e lexuar nga gjyqtari Bujar Krasniqi thuhet: "Neritan Tabaka i akuzuar për akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës” shpallet i pafajshëm pasi nuk provohet që ka kryer këtë vepër penale”. Vendimi i arsyetuar do të zbardhet nesër.

Vetë gjyqtari i akuzuar Tabaku mungoi në seancën gjyqësore, por ai përfaqësohej nga avokati Fatmir Brakja. 

Avokati i tij, Braka, në fjalën e mbrojtjes tha se "dënimet e kërkuara nga Prokuroria janë të pabazuara. Akuza për shpërdorim detyre nuk ekziston; klienti im nuk ka bërë shkelje administrative dhe asnjë vepër penale; asnjë gjyqtar s’është dënuar për moszbardhje të vendimeve gjyqësore. Kanë qenë tre gjyqtarë që nuk e kanë zbardhur vendimin, jo vetëm Tabaku."

Prokuror i çështjes ishte Julian Zonja dhe gjyqtar ishte Bujar Krasniqi.

 NERITAN TABAKU: DO KERKOJ TE RIKTHEHEM NE GJYQESOR
“Ndihem i lumtur për vendimin e gjyqësorit. U dha drejtësi. Unë nuk isha i vetmi që kisha vendime të pazbardhura në gjykatë, por kishte një numër të konsiderueshëm kolegësh të tre niveleve që kishin vendime të pazbardhura, por ndaj meje u ushtrua një standard tjetër. Fatmirësisht gjërat po shkojnë në vend. Shpresoj që dhe Apeli të jetë në të njëjtën linjë.  Një nga objektivat është të punoj në avokati, por nëse të gjitha nivelet e gjyqësorit do të jenë njëlloj si vendimi i sotëm do të kërkoj prapë në  KLD rishqyrtimin e vendimit për mua dhe të rikthehem në gjyqësor”- ka thënë Tabaku për gazetarin e tv A1 Report e Shqiptarja.com Artur Korriku. 

PSE NISI HETIMI NDAJ GJYQTARIT
Gjithçka nisi pasi Ilir Xhakja ekzekutoi më 13 shtator 2012 kryekomisarin e Shijakut Adem Tahiraj. Pas arrestimit të Ilir Xhakjes, u mësua se ky i fundit ishte liruar pasi ishte shpallur i pafajshëm me vendim të gjyqtarit Neritan Tabakut.

Menjëherë KLD rihapi dosjen dhe konstatoi shkelje. Gjyqtari nuk kishte zbardhur argumentimin e vendimit, dhe kjo nuk lejoi prokurorinë të apelonte vendimin e lirimit të dhënë nga Gjykata e Durrësit.  Më 21 shkurt 2013 KLD urdhëroi shkarkimin e tij për shpërdorimit të detyrës dhe ndaj tij,  duke i hapur rrugë prokurorisë që ta hetonte dhe ta dërgone për gjykim.


bujar krasniqi
(Ne foto: Gjyqtari Bujar Kraniqi, majtas, avokati Fatmir Braka,dhe prokurori Julian Zonja)

Julian Zonja
(Ne foto: Prokurori i çeshtjes Julian Zonja)

fatmir braka

(Ne foto: Fatmir Braka, avokati i Neritan Tabakut)


KLD: TABAKU NUK ZBARDHI VENDIMET E 60 DOSJEVE
Gjatë kontrollit, inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u befasuan nga skandali në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës, ku rezultoi se numri i dosjeve të pazbardhura që ndodheshin në zyrat e gjyqtarëve të Durrësit dhe të padorëzuara me vendim të arsyetuar në kryesekretari, arrinte në 140.
Pas kontrollit disaditor rezulton se dosjet u përkisnin tre viteve të fundit dhe ku pjesa më e madhe i takonte gjyqtarit Neritan Tabaku, pasi ai nuk kishte zbardhur vendimet e 60 dosjeve, një ndër të cilat ishtë edhe ajo e Ilir Xhakjes. Pas gjetjes me shkelje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e shkarkoi gjyqtarin Tabaku, duke i hapur rrugë prokurorisë që ta hetonte dhe ta dërgone për gjykim.
 

ilir xhakja, neritan tabaku

(Ne foto: (majtas) Ilir Xhakja dhe djathtas Neritan Tabaku) 

Redaksia online

(ar.sh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit