Arben Dervishaj, në kohën që ishte në detyrë si mbikëqyrësi i punimeve tek inceneratori i Fierit, ka udhëtuar nga Tiranë në Torino për të ndjekur në stadium ndeshjen mes Juventus dhe Barcelonës, dhe të gjitha pagesat janë kryer nga Klodian Zoto, në një vlerë prej 2250 Euro. Po ashtu, Arben Dervishaj, udhëtori në drejtim të Tel Avivit në Izrael, me tranzit nga Stambolli, bashkë me vajzën e tij, ku qëndori në hotel "Croëne Plaza Tel Aviv”, dhe pagesa është bërë sërish nga Klodian Zoto, nga llogaria e tij bankare me vlerë 1920 $.
“Nga këqyrja në sistemin TIMS, rezulton se shtetasi Arben Dervishaj ka udhëtuar me avion me datë 10/06/2017 nga Rinasi, Tiranë në drejtim të Stambollit, Turqisë dhe me datë 11/06/2017 ka udhëtuar nga Stambolli, Turqi në drejtim të qytetit të Tel Aviv, Izrael, se bashku me vajzën e tij, Rea Dervishaj. Me datë 14/06/2017 është kthyer në Shqipëri. Pagesa e biletës së avionit për këtë udhëtim është paguar nga shtetasi Klodian Zoto. Po ashtu rezulton se shtetasi Klodian Zoto ka paguar edhe shumën prej 1920 $ për qëndrimin e shtetasit Arben Dervishaj dhe vajzës së tij në Hotel "Crowne Plaza Tel Aviv në qytetin e Tel Aviv, Izrael, kjo e dokumentuar nga të dhënat e statement bankar të llogarisë së shtetasit Klodian Zoto, pranë bankës Intesa San Paolo, me nr. 44484435101.
Nga këqyrja në sistemin TIMS, rezulton se shtetasi Arben Dervishaj ka udhëtuar me avion me datë 11/04/2017 nga Aeroporti Rinas, Tiranë, në drejtim të qytetit të Torinos, Itali dhe pastaj me date 12/04/2017 është kthyer nga qyteti i Romës në drejtim të Tiranës, Shqipëri, me qëllim për të ndjekur ndeshjen e futbollit që do të zhvillohej ndërmjet ekipit të Juventus dhe ekipit të Barcelonës. Bileta për të ndjekur ndeshjen në stadium për shtetasin Arben Dervishaj, në vlerën prej 2250 Euro, është paguar nga shtetasi Klodian Zoto
Keto vlera monetare të tjera, të përfituara në mënyrë të parregullt nga shtetasi Arben Dervishaj, në vlerën 1920 dollar dhe 2250 euro, janë dhënë nga shtetasi Klodian Zoto, në kohën kur shtetasi Arben Dervishaj, ishte caktuar me detyrën "Mbikqyresi i Punimeve tek Inceneratori i Fierit", ndërkohë që shtetasi Klodian Zoto ishte një ndër aksionerët e shoqerise koncesionare përfituese të Inceneratorit të Fierit, "Integrated Technology Ëaste Treatment Fier" sh.p.k.”, vijon dosja e SPAK.
Pas udhëtimit në vitin 2017, Arben Dervishaj del në skenë sërish, edhe kësaj radhe për të ndjekur Juventusin në stadium, por në përballjen me Ajax në 2019-ën, tek e cila shfaqet edhe Alqi Bllako. Në dosje thuhet se ish-deputeti, Klodian Zoto dhe Arben Dervishaj, udhëtuan drejt Torinos së bashku dhe u kthyen po së bashku dhe të gjitha biletat u prenë nga Zoto, në një vlerë prej 5040 Euro. Pagesat u bënë nga Klodian Zoto edhe për qëndrimin në hotel.
“Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se me datë 16.04.2019 shtetasi Alqi Bllako ka udhëtuar së bashku me shtetasit Klodian Zoto dhe Arben Dervishaj nga Aeroporti i Rinasit Tiranë me linjën ajrore "Blue Panorama" për në destinacionin, qytetin e Torinos, Itali. Ndërsa të nesërmen, po të tre këto shtetas janë kthyer së bashku për në Shqipëri me linjën ajrore "Alitalia", nga qyteti i Romës, Itali. Biletat e këtij fluturimi me destinacion qytetin e Torinos, Itali, në vlerën prej 115.5euro secili, janë prerë nga shtetasi Klodian Zoto tek agjencia turistike, operatori ekonomik "One Explorer", me administrator shtetasin Juventin Cere, kjo e dokumentuar edhe nga procesverbali i këqyrjes datë 05.04.2022 pranë operatorit ekonomik "Alballings", si dhe nga procesverbali i këqyrjes date 06.04.2022 pranë operatorit ekonomik "One Explorer".
Nga aktet e administruara rezulton se me date 16.04.2019 në qytetin e Torinos, Itali është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipit të Juventus dhe ekipit të Ajax, kjo e dokumentuar nga procesverbali i këqyrjes date 18.05.2022. Rezulton se biletat për të ndjekur ndeshjen e futbollit në stadium, për shtetasin Alqi Bilako dhe shtetasin Arben Dervishaj, janë prerë nga shtetasi Klodian Zoto në vlerën prej 1680 Euro secili.
Nga aktet e marrë nëpërmjet letërporosisë nga Autoritetet Italiane të Drejtësisë, konkretisht Prokuroria e Torinos, akte të ekzekutimit të përcjellë nga Ministria e Drejtësisë në Prokurorinë e Posaçme, ka rezultuar se shtetasit Alqi Bllako, Klodian Zoto dhe Arben Dervishaj kanë qëndruar tek Hotel Victoria, Torini, via Nino Costa nr.4., nga data 16.04.2019 deri me datë 17.04.2019, pagesat e qëndrimit të tyre tek Hotel Victoria, Torini, via Nino Costa nr.4., në vlerën prej 357euro secili, janë kryer nëpërmjet kartës të llojit Mastercard, me nr. 5240 9603 2116 9249”, thuhet në dosje.
Lajmi kryesor: