Dosja e inceneratorit të Tiranës, GJKKO nis gjykimin e ish-deputeti të PS, Alqi Bllako

Dosja e inceneratorit të Tiranës, GJKKO nis gjykimin e ish-deputeti të PS, Alqi Bllako

Alqi Bllako

TIRANE-Gjykata e Posaçme pranoi sot (20 dhjetor 2024) kërkesën e SPAK dhe kaloi për gjykim dosjen ndaj Ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve publikë ne lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.

SPAK e akuzon ish deputetin socialist Alqi Bllako se është i përfshirë në dy raste korruptive për të favorizuar biznesmenin Klodian Zoto mbi procedurat e ndërtimit të inceneratorit.

Alqi Bllako gjykohet në një proces tjetër gjyqësor, të veçuar nga 12 të pandehurit e tjerë mes tyre dhe ish ministri i Mjedisit Lefter Koka për të cilët më 13 dhjetor 2024 GJKKO kaloi edhe për ta dosjen për gjykim. Ndërkohë po këtë datë, në një seancë tjetër gjyqësore GJKKO vendosi lehtësimin e akuzës ndaj tij në ‘korrupsion i nëpunësve publikë’, duke pranuar kështu kërkesën e mbrojtjes që argumentuan se pozicioni i sekretarit të përgjithshëm të ministrisë nuk përfshihet te zyrtarët e lartë.

SPAK dërgoi për gjykim Alqi Bllako, më 17 nëntor 2024, për inceneratorin e Tiranës. Bllako akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste dhe përfitoi 119,755 Euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit.

Kujtojmë se Bllakos i është bërë një kualifikim i tillë i veprës penale edhe në dosjen për inceneratorin e Fierit, gjyq në të cilin ai u dënua me 2 vite e 8 muaj burg, por çështja u rikthye për gjykim nga Apeli i GJKKO-së .

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e dy Kuvendeve, diplomati në 'Studio Live': Rama dhe Kurti të tejkalojnë inatet dhe barrierat

Mbledhja e dy Kuvendeve, diplomati në 'Studio Live': Rama dhe Kurti të tejkalojnë inatet dhe barrierat