TIRANE- 12 të pandehur për inceneratorin e Tiranës, mes tyre edhe ish ministri i Mjedisit Lefter Koka, do të dalin para togave të zeza të GJKKO, e cila vendosi këtë të premte kalimin për gjykim të dosjes. Me masa sigurie që në dhjetor 2023, 12 të akuzuarit do të jenë të parët për këtë dosje që shkojnë në gjykim, ndërsa në kërkim mbeten Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të akuzuar nga SPAK si krerët e grupit kriminal.
9 prej të akuzuarve duan gjykim të shkurtuar, ndërsa Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm, kërkesa për të cilat do të vendosë trupa gjykuese në seancën e parë.
Për këtë fraksion të inceneratorit të Tiranës, SPAK i mbylli hetimet më 12 gusht, ndërsa zbardhi edhe akuzat bashkë me skemën që sipas Prokurorisë së Posaccme u përdor për të vjedhur paratë publike.
Kontrata koncesionare e hetuar nga SPAK mban vlerën e mbi 128 milionë eurove mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy’, për ndërtim landfilli, incenerator dhe rehabilitim i vendit të depozitimeve ekzistuese. Sipas SPAK para nisjes së procedurave 7 anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit në bashkëpunim me ish-ministrin Koka, kanë propozuar dhënien e burnusit pa një raport të kostove të projektit. Nga ish ministri Koka, drejtoresha juridike Alba Thoma e përgjegjësi i prokurimeve Bledar Karoli u bë dhe u dërgua projektvendimi në Këshillin e Ministrave për dhënien e bonusit prej 8% të pikëve totale të garës shoqërisë propozuese.
Shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” pjesë e së cilës është edhe shoqëria e Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k, ka qenë në dijeni të rrethanave konkuruese para se të shpalljes. Në dijeni e kanë vënë zyrtarët e Ministrisë dhe shoqëria “Integrated Energy BV” është pajisur me dokumentacionin e duhur që duhej të dorëzonte para dhe gjatë procedurës me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.
Dokumentet Standarte të Koncesionit nuk rezultojnë të jenë hartuar dhe miratuar nga anëtarët e komisionit, në kohën që janë ngarkuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik, por nga punonjësit e Klodian Zotos, thotë SPAK. Ai ua ka dërguar më pas punonjësve të Ministrisë së Mjedisit, Alba Thoma dhe Bledar Karoli.
Sipas SPAK edhe përllogaritjet e kostove të studimit të fizibilitetit i ka bërë kompania e inceneratorit.
Punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin Për regjistrin e pronarëve përfitues dhe nuk është dorëzuar dokumentacioni për të provuar aksionarët. Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për të tjerë subjekte të përfshirë në këtë procedurë të dhënies së koncesionit.
Po këtë të premte (13 dhjetor) në GJKKO u mbajt edhe seancë për të akuzuarin tjetër, ishj deputetin Alqi Bllako. Gjykata vendosi lehtësimin e akuzës ndaj tij në ‘korrupsion i nëpunësve publikë’, duke pranuar kështu kërkesën e mbrojtjes që argumentuan se pozicioni i sekretarit të përgjithshëm të ministrisë nuk përfshihet te zyrtarët e lartë. Vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjyq pritet më 17 dhjetor.
SPAK dërgoi për gjykim ish-deputetin e PS Alqi Bllako, më 17 nëntor, për inceneratorin e Tiranës. Bllako akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste dhe përfitoi 119,755 Euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit.
Pëllumb Abeshi anëtar i komisionit
Erjon Murataj anëtar i komisionit
Bledar Karoli anëtar i komisionit
Taulant Tusha anëtar i komisionit
Namik Simixhiu anëtar i komisionit
Etleva Kondi anëtar i komisionit
Valbona Ballgjini anëtar i komisionit
Sidita Kopliku anëtar i komisionit
Alba Thoma Drejtoreshë juridike
Jetmir Llapaj ish-punonjës i QKB
Silena Tola ish-punonjës i QKB
Gjykata e Posaçme i rikualifikon akuzën ish sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit Alqi Bllako, i akuzuar nga SPAK për inceneratorin e Tiranës për korrupsion te zyrtarëve të lartë në dy raste. Në seancën e kësaj te premte, gjyqtarja e seancën paraprake ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Bllakos, për rikualifikim të veprës penale, pasi sipas tyre posti i sekretarit te përgjithshëm nuk është ne nivelin e zyrtarëve te lartë.
Nga ana tjetër, prokurori i çështjen nuk ka qenë dakord, por gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e mbrojtjes.
Në seancën e datës 17 dhjetor, e njëjta gjyqtare do japë vendimin për kalimin pse jo në gjyq të Bllakos për inceneratorin e Tiranës.
Kujtojmë se Bllakos i është bërë një kualifikim i tillë i veprës penale edhe në procesin për inceneratorin e Fierit, gjyq në të cilin ai u dënua me 2 vite e 8 muaj burg. Për të SPAK kishte kërkuar 7 vjet burg por Bllako mori pafajësi për akuzën “korrupsion të funksionarit të lartë shtetëror”, dhe vepra penale iu rikualifikua në “korrupsion të nëpunësit publik.