Dalin konkluzionet, prokuroria: RENEA nuk shkeli ligjin në vrasjen e Kacifasit në Bularat

TIRANE- Reparti RENEA nuk ka shkelur ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit më 28 tetor 2018 kur neutralizoi ekstremistin Kostandino Kacifas që qëllonte me armë ndaj policisë në Bularat të Gjirokastrës, i cili mbeti i vrarë.

Është ky raporti i grupit hetimor administruar në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila ka të hapur hetimin pas kallëzimit të familjarëve të Kacifas se policia e vrau atë edhe pse mund ta shmangte vrasjen duke e plagosur.

Ndërkohë ReportTv mëson e ky hetim është ende i hapur por pritet që të rihidhet shorti i dosjes për tu zgjedhur një grup i ri prokurorësh, pasi dy hetuesit aktual janë larguar.

Besnik Muci u zgjodh gjyqtar Kushtetues duke lënë postin e prokurorit të Krimeve të Rënda ndërsa Njazi Seferi për arsye shëndetësore i paraqiti KLP-së dorëheqien e cila u miratua.

Me rishortimin e kësaj dosje pritet caktimi i hetuesve të rinj ndërsa po ashtu me administrimin e akt-ekspertizës mjeko-ligjore do të vendoset edhe fati i këtij hetimi.

Përgjatë 72 orëve të fundit përfshi edhe 28 tetorin e këtij viti në Bularat pati përkujtim të Kacifasit dhe riakuza të familjarëve të tij ndaj institucioneve shtetërore, por hetimi ndaj repartit Renea tregon se ata nuk kanë shkelur ligjin.

Për të arritur në këtë konkluzion prokuroria ka bërë administrimin e planit operacional, pamjeve filmike të vetë repartit RENEA dhe atë të Kacifasit, i cili qëllonte me armë automatike në mes të fshatit Bularat më 28 tetor 2018.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sam: 29/10/2019 20:16

    Nuk duhet te zgjatej ky hetim;kjo eshte pakujdesi e prokurorise;por per nje njeri ne gjendje normale mendore,qe mban arme pa leje,qe eshte paramilitarist i grupeve ekstremiste,qe perdor armen e shtie ndaj policise dhe forcave speciale dhe nuk dorezohet kur duhet,ka dy rezultate hetimi:terorist ekstremist dhe denim maksimal;ne fund te fundit c’meritoi ai vec vdekjes turpin,familja turpin?Perendia e ndjefte!

    Përgjigju
  • Kafsha: 29/10/2019 13:56

    Përse e quani ekstremist dhe jo terrorist? Ekstremisti mund të mos doje të behet terrorist por terroristi eshte ekstremist. Prandaj ky ishte terrorist sepse perhapi terror.

    Përgjigju
  • Xxx: 29/10/2019 11:14

    Shume e zgjatet me kete kriminel e cila pasqyrohet ne vidjo arma e rij duke qelluar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr