TIRANË- Debate të ashpra ka pasur ditën e sotme në emisionin ‘Repolitix’ lidhur me çështjen McGonigal dhe takimet e tij me kryeministrin Edi Rama. Të ftuar në ‘Repolitix’, ish-deputeti i PD-së, Azgan Haklaj është shprehur se është cënuar siguria kombëtare.
“Është cënuar siguria kombëtare se ka lidhje me një oligark rus, dhe ka marrë investime në Shqipëri. Do dalin dhe të tjerë. Berisha thotë se ka takuar Kim, por Kim ka ardhur në 2020, ky ka ardhur në Shqipëri në 2019. Duhet t’i kërkojë falje PD sepse njollosi partinë për rublat ruse”, tha Haklaj.
Debate ka pasur edhe mes juristit Leonard Karaj dhe ish kreut të SHIK, Fatos Klosi. I pari e cilëson si të tmerrshme faktin që sot një ish zv.ministre është arrestuar për disa arka me peshk, referuar Rovena Vodës, e ndërsa i dyti, thotë se nuk është “hataja”, pasi edhe ai vetë kur ka qenë në krye të atij institucioni ka pasur takime me ose pa prookol.
Leonard Karaj: Është skandali më i madh në vend. Këtu zv ministrja ka shkuar në burg për një arkë me peshk dhe ju thoni që nuk ka ndodhur asgjë, është për të kapur kokën, është tmerr i madh
Fatos Klosi: Po ik o vrit veten. Nuk di asgjë
Leonard Karaj: Si më thua mua nuk di asgjë, se bën këtë krahasim i arkës me peshk
Fatos Klosi: Në zyrën time në SHIK kanë ardhur me dhe pa protokoll.
Lidhur me këtë çështje nesër në Kuvend kryeministri Edi Rama do të ketë interpelancë thirrur nga opozita e Enkelejd Alibeajt. Ndërkohë, ditën e sotme u publikua edhe një foto që tregon se McGonigal ka pasur takime edhe me përfaqësues të PD-së, e më konkretisht me sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Enri Çeno dhe anëtaren e Këshillit Kombëtar, Fjoralba Dizdari.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
21 janari/ Meçe në ‘Repolitix’: Krim shtetëror, Berisha dhe Basha vranë qytetarët! Strasburgu i ‘certifikoi’ si kriminelë
21 Janar, 21:42
-
Spahiu për 21 Janarin: Jam pesimist, mendoj se urdhëruesit e vrasjeve nuk do dënohen kurrë! Disa nga veprat rrezikojnë të parashkruhen
21 Janar, 21:20
-
Azgan Haklaj: Largimi i Albin Kurtit – Imperativ Kombëtar!
19 Janar, 18:35
-
'Studio Live'/ Haklaj: Berisha me primaret do të godasi grupin e Bardhit dhe të nxjerr vajzën e tij! Kërkon një parti 'bunker' kundër SHBA-së
17 Janar, 17:50
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Akuzat e Berishës për Majkon, flet Fatos Klosi: Janë të pabesueshme, sulme politike! Nuk merret asnjëherë me programe, kapet me probleme personale
14 Janar, 19:26
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
8 Janar, 23:03
-
Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte
7 Janar, 22:41
JU HAKLAJT U VRAU BERISHA SA DESHI DHE TANI E MBRON FILOZOFI MALOKESH SI MENDON TI KRYEMINISTRI MO TE TAKOJE AGJENTIN E FBI ,JU KENI MBARUAR TE GJITHE MIRE UA BERI MALOKU I VICIDOLLIT KUR KINI KETE MENDJE
Përgjigju