‘Dosja e Shijakut/ Banda e Avdylajve dhe Hoxhës, hetime paralele për t’u sekuestruar pasuritë

‘Dosja e Shijakut/ Banda e Avdylajve dhe Hoxhës, hetime paralele për t’u sekuestruar pasuritë

Anëtarët e grupit para Gjykatës së Krimeve të Rënda

Paralelisht me hetimin për trafik droge, prokuroria e Krimeve të Rënda, ka nisur hetim pasuror për të arrestuarit e operacionit “Vol-Vo 4”. Astrit Avdylajt dhe anëtarët e familjes së tij në Shijak, tashmë janë bërë objekt dhe i hetimit pasuror. Perandoria e Avdylajt dhe biznesmenit tjetër të shpallur në kërkim Admir Hoxha, do i nënshtrohen një hetimi pasuror për të hedhur dritë mbi vënien e kapitalit pasuror nga këta persona.

Admir Hoxha, që dyshohet se është ideatori i krijimit të laboratorit të zbuluar në Brenog të Hasit rreth 1 javë më parë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia e shtetit. Hoxha zotëron pasuri në Tiranë, Durrës dhe në zonën e Rinasit. Ndërkohë që prej ditës së djeshme prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur procedurën duke kërkuar informacion të imtësishëm në hipoteka, banka dhe ALUIZNI. Ndërkohë kreu i këtij grupi kriminal Admir Hoxha, është shpallur në kërkim ndërkombëtar për rastin në fjalë dhe bashkë me të, janë shpallur në kërkim dhed dy shtetas Turq, të cilët kanë mbajtur kontakte me këta persona.

Ja dy emrat e dy turqve
Emrat e dy turqve që janë në kërkim,të cilët kanë qënë pjesë e laboratorit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit. Ata janë Nejdet Cesuroglu dhe Iskender Sale. Njëri nga dy turqit, sipas të dhënave nga sistemi TIMS ka ikur nga Shqipëria 15 ditë para operacionit, ndërsa tjetri disa ditë më herët. Turqit kishin rolin kryesor për heroinën, pasi e sillnin nga Afganistani, ndërsa më pas përpunohej në Has për t’u trafikuar në vendet e BE-së. Ndërkohë përsa i përket bosit të laboratorit, Admir Hoxha i cili tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar, mësohet se është arratisur nga Shqipëria 9 ditë para se policia të finalizonte operacionin.

Hoxha pronar i hotelit luksoz “Ador” në Rinas, ka dalë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, ndërsa më pas ka udhëtuar drejt Maqedonisë, por nuk dihet destinacioni final, i tij dhe se ku mund të fshihet. Deri tani për laboratorin e heroinës në Has janë arrestuar 5 persona nga fshati Brenog, nga të cilët 3 u lanë në “arrest me burg” nga gjykata e Shkallës së Parë në Kukës, ndërsa dy, një i moshuar dhe një grua u liruan në detyrim paraqitje dhe “arrest shtëpie”. Në operacion u sekuestruan 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës. Të arrestuarit nga laboratori i Hasit u prangosën së bashku me grupin e Shijakut, që vendosi në pranga edhe dy ish-deputetët e PS, Ndoka dhe Çuko për tjetërsim të pronave dhe korrupsion në burgje.

Trafiku i heroinës
Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, me 44 urdhër-arresti rezulton se ka lidhje mes disa organizatave kriminale më në ze në vend të shtrira nga Jugu në Veri. Rezulton se qendra e trafikut të Kokainës dhe Heroinës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian ishte në Shijak e Maminas, ndërsa për kanabisin ishin të antgazhuara dhe organizatat e tjera kriminale. Në dokumentet ekskluzive, Prokuroria ka ndërtuar lidhje mes organizatës kriminale të Avdylajve në Shijak, Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë.

Sipas Prokurorisë në krye të kësaj superorganizate ishte Astrit Avdyli i njohur edhe si Astrit Balliu dhe merreshin me trafikun e sasive të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë e më pas drejt vendeve të BE-së. Pjesë e kësaj organizate, thekson prokuroria janë edhe personazhe të tjerë të njohur të botës së krimit si Safet Bajri, Astmer Bilali, Astrit Keçi, Gerald Keçi, Gjevi Ndoka e Danjan Ndoka. Kjo dosje ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016, ku në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës.

Më pas çështja ka vijuar me ndjekjen e një rasti tjetër të trafikut të drogës,ku kësaj superorganizate i është bërë kapja në Itali më 8 shkurt 2017, e 2 ton kanabis ku u arrestuan transportuesit Ermal Agaj dhe Avni Dhrami. Sipas prokurorisë, në rastin e këtij trafikimi janë përfshirë veç të tjerëve edhe Astrit Avdyli, i njohur si bosi i Shijakut dhe Gjevi Ndoka,vëllai i Arben Ndokës. Këto lidhje mes Astrit Avdylit, Gjevi Ndokës dhe fierakëve Petrit e Saimir Sulejmani dalin prej përgjimeve që u janë bërë komunikimeve të tyre telefonike. Gjatë hetimeve të kësaj dosje kanë rezultuar të dhëna se disa shtetas ndër ta dhe Astrit Balliu ose Avdyli, merreshin me trafikimin e sasive të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të shtetit Italian, dhe vendeve të tjera Europiane.

Gjithashtu fillimisht u identifikuan disa shtetas si bashkëpuntorë të Astrit Balliut,të cilit ishin Altin Avdyli, si dhe personat e tjerë kumunikuesit dhe lidhje e tyre identifikuar si shtetas Esat Mehmeti, Astrit Keçi, Gerald Keçi, Saimir Gjepali (Shaqo),Daut Çemani (Dadi), Shkëlqim Sufja, Danjan Ndoka, Fatos Llaftiu, Safet Bajri, Astmer Bilali si dhe personave të tjerë tjerë që hyjnë rrishtazi në këtë veprimtari kriminale. Gjithashtu persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale është dhe Jasin allias Avdyli, Shkëlqim Avdyli, si dhe një sërë bashkëpuntorësh të tyre si Denis Llatfiu, Ardit Gjyriqi, Klajdi Llatfiu, Hajri Seferi dhe persona të tjerë si bashkëpuntorë. Pikënisje e zbulimit të kësaj superorganizate është bërë kapja në Itali më 8 shkurt 2017 e 2 ton kanabis ku u arrestuan transportuesit Ermal Agaj dhe Avni Dhrami. Sipas prokurorisë, në rastin e këtij trafikimi janë përfshirë veç të tjerëve edhe Astrit Avdyli, i njohur si bosi i Shijakut dhe Gjevi Ndoka, vëllai i Arben Ndokës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlorë: 26/10/2018 07:38

    Sekuestrim ne cdo gjë dhe kalim në pronësi shtetërore, dhe kthimin e tyre ne qendra për Moshat e treta, kopshte fëmijësh, qendra shendetsore etj etj. Kjo do ishte goditja më bukur qe i behet krimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion