TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) përfundon pas dy viteve hetimet për laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit dhe kërkon në total 147 vite burg për 17 të pandehur. Mes të pandehurve janë vëllai ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Xhevi Ndoka ndaj të cilit kërkohët dënimi me 8 vite dhe Ronin e Shijakut, Hekuran Hoxhën ndaj të cilit kërkohet 10 vite burg.

Pretenca u lexua nga prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Mara të cilët tetorin e vitit 2018 kur SPAK ishin ‘Krimet e Rënda‘ urdhëruan arrestimet e të dyshuarve në kuadër të dosjes 339.

Për Admir Hoxhën i cili ëshë ende në arrati kërkohen 12 vite burg pasi cilësohet organizator i këtij rrjeti po ashtu edhe konfiskimin e pasurisë Hotel "Ador“ në Rinas.

Prokuroria kërkon 8 vite burg për Gjevi Ndokën, 6.8 vite burg për për Altin Avdyli,10 vite burg për Esat Mehmetin, Petrit Suljemani 8 vite, Sajmir Sulejmani 8 vite, Hajri Seferi 10 vite, Orges Jahoelezi 6.8 vite, Shkëlqim Avdyli 4 vite, Mario Zeqiri 4.8 vite, Elton Shehu 4.8 vite, Ardit Gjyriqi 4 vite; Hekuran Hoxha njohur si Roni 10 vite, Vehbi Berushi 8 vite, Anila Shuti 8 vite, Xhavit Shuti dhe Flamur Cela, këto 2 të fundit me nga 12 vite.

Koka e grupit që drejtonte laboratorin akuzohet se është Admir Hoxha. Anëtarët e grupit akuzohen për “Trafik i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Pastrim parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Prokuroria i akuzon për trafik të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, si edhe laboratorin në Has. Por si lindi kjo dosje? 

Kjo dosje penale ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016 nga prokurori Anton Martini, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës. Fill pas kësaj indicie, prokuroria ka marë informacion se prapa shpërndarësve të heroinës të arrestuar në Kavajë, qëndrojnë persona të rëndësishëm dhe me influencë.

Kjo pasi kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Çështja është rregjistruar në dhjetor 2016 tek Krimet e Rënda, e cila ka vijuar me ndjekjen e një rasti tjetër të trafikut dhe tregtimit të drogës,ku dilnin në përgjime Avdylajt e Shijakut.