Dosja e sigurimit, si e spiunonte
kolegu në universitet gjuhëtarin Riza

Dosja e sigurimit, si e spiunonte<br />kolegu në universitet gjuhëtarin Riza
I survejuar që në fund të viteve 50-të gjuhëtari Selman Riza është një prej rasteve të rralla i mbajtur kaq gjatë nën përgjimin e Sigurimit të Shtetit. Raportet e survejimit datojnë nga vitet ‘57-‘58, deri në fund të jetës së gjuhëtarit në vitin 1988. Një ditë më parë botuam një pjesë të këtyre survejimeve, shkëputur nga libri i akademikut kosovar  Rexhep Ismajli  me titullin “Pasionet dhe pësimet e Selman Rizës”, botuar në Prishtinë në vitin 2009.  Shkëputur po nga ky libër sot sjellim pjesën e dytë të survejimeve, të cilat janë bërë në vitet 1958, 1959, 1967 dhe 1977.

Ndërsa procesi i hapjes së dosjeve, ka nisur prej disa muajsh nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ky libër i akademikut kosovar mund të konsiderohet si një prej dritareve të para drejt kësaj bote të errët që mban të mbërthyer prej dekadash vëmendjen e shqiptarëve.

(Vijon nga dje…)
 
Pjesa e dytë e raporteve të survejimit të gjuhëtarit Selman Riza
 
Raport nga “Gjenevreku” 
Marrë nga XXXXXXXXXXX dhënë B.P. Gjenevreku 

RAPORT I DATËS 27/x/58 
Për Selman Rizën ai tha se e njifte qyshe në vjetin 1955 po thuaj nga nga fundi i këtij vjeti, kohë në të cilën erdhi nga Jugosllavia – d.m.th. kur u emërua profesor në fakultetin e Historisë dhe të Gjuhësisë në Universitet. – Mbi jetën e Selman Rizës ai ka mësuar këto gjëra: 
Është nga Gjakova e Jugosllavisë, shkollën e Mesme e ka kryer në Liceun e Korçës dhe studimet e Larta në Francë, thonë se tërë kohën që ka vazhduar shkollën është i dalluar në mësime dhe studime, duke lënë përshtypje si në rrethin e studentëve dhe në atë të pedagogëve. Din shumë mirë gjuhën serbishte, frëngjishte, gjermanishte, rusishte dhe anglishte. Ai ishte munduar të mësojë tërthorazi mbi jetën e tija dhe të kaluarën, por Selmani i është shmangur nëj gjëje të tillë dhe kur ka raste të tilla që ta pyesësh të thotë ju lutem na lejoni të punojmë.

Ai ka mësuar nga Myrteza Kadzadej se Selmani ka qenë arrestuar kur ka qenë në Shqipëri dhe u është dërguar lidhur jugosllavëve, të cilët mbasi e mbajtën pak kohë e liruanë dhe emëruan profesor të gjuhës frënge Zagreb. Që prej kohës që S. Riza punon në Universitetin tonë ai ka vrejture këto gjëra, në personin e tij: është njeri jashtëzakonisht puntor dhe me një vullnet të çuditshme n3ë punë, punon intensivisht si rrallë të tjerë, gjatë tërë orarit zyrtar ëhst5ë shumë i përpiktë në punë e orar, shumë rrallë del jashtë zyrës gjatë orarit të punës , flet shumë pak dhe eviton bisedat me cilin do, po edhe kure flet të shumtën e herës janë të tjerët q ëi drjetohen S. Rizës dhe jo ky të tjerëvet. Po ti drejtohesh për bisedë, pyetje a sqarim për çdo subjekte të përgjigjet menjëherë po shumë shkurte dhe e sheh se bashkëfolësi don me e zgjatë bisedën, atëherë bën disa gjeste padurimi që don të thotë “nëse mbarove të lutem më lër rehat se kame punë”, me një fjalë nuk të inkurajon të flasësh as të bësh shaka qëndron shumë serios. 

Prej dy vjetësh punon mbi dy monografi shkencore (studime gjuhësore 1) mbi nyjet dhe 2) mbi përemrat pronorë të gjuhës shqipe) prej të cilëve pret të fitojë gradën kandidat i shkencave, punon dite e natë për këto monografi, vjen dhe të dielave e punon pothuajse tërë ditën.. gjatë këtyre dy vjetëve nuk është parë të frekuentojë nonji lokal, si duket nuk pi as duhanin as rakinë, as kafen. Është kaq i mbyllur e i heshtur sa nuk i dihen as gustot dhe as dëshirat e tija, jo vetëm kaq por nuk është parë të jetë shoqëruar no një herë në rrugë me nonjë person tjetër përveç gruas së tija. Gjithashtu dhe këtu në universitet nuk shoqërohet dhe nuk i kemi konstatuar as nonjë shoqëri me përjashtim të përshëndetjevet të zakonshme. 

Është njeri ambicioz dhe i njef vetes një superjoritet intelektual mbi shumë të tjerë, vishet shumë thjeshtë të shumtën e herës me rroba doku. Në mbledhjet që bëhen çfarë do qofte sindikale apo zyrtare dëgjon me shumë vëmendje dhe kur e merr fjalën diskuton me shumë serjozitet. Njerëzit e ndryshme që e njofin flasin me konsideratë për të dhe e çmojnë. Përshtypja e përgjithshme që të le ky person është njeri shumë punëtor, i mbyllur në vetvete, mizantrop, i heshtur...ambicioz. Flet edhe shkruan toskërishte. 
Gjenevreku. 

Detyra 
Do ti jepen më vonë në bazë të një vije sjelljeje dhe mbasi të vërtetojmë se sa do të jetë i zoti B.P që të përfundojë këtë. 
Masat operative 
Ti bëhet një vijë sjelljore e studjuar. 
Punëtori operative. Emri dhe firma janë shlyer. Shefi i seksionit V-të kapitet I-rë 
(Marke Dodani)

Raport nga “Jaku” 
Dhënë nga B.P. “Jaku” Marrë nga Tog Gaqo Pema datë 11/IV/958 
Raport 
Ay raporton se Selman Riza bashkëpuntor i vjetër i Institutit të Historisë e Gjuhësisë, tani punon në sektorin e gjuhësisë. Paraqitet puntor serjoz dhe me shoqri. Nuk shoqrohet me askënd, përveç zyrës nuk shkon se nuk frekuenton ndonjë lokal si kafe, klube e tjera. Kur kthehet nga zyra për në shtëpi shkon më të shumtën vetëm. Asnjiherë në zyrë nuk trajton çështje politike, i eviton ato. Një ditë rreth datës 8/IV/958 erdh në zyrën e Aleks Budës mbasi mbaroi orari punës, e priti atë derisa u bë gadi dhe së bashku u nisën për në shtëpinë e Aleksit. Nuk dihet pse vajti: për të marrë ndonjë libër apo ihs i ftuar për drekë nga ai. 
“Jaku” 
Detyrat dhënë B.P. ndodhen në raportin e tij origjinal. 
Masa op: Informata të shtypet dhe nji kopje ti jepet seksionit të V-të sektorit përkatës. 
Puntori operative Toger (Gaqo Pema) 
Ma dhat kot. 20/6.58 (firma e palexueshme)

Raport survejimi 

Objekti i survejimit Aripi. Dita e I.... të e survejimit data 3.XI.1959. 
N’ora 7.5’ objekti doli nga shtëpija në rrugën B.Curri në drejtim të rrugës Siri Kodra as. Deshnicaq, sh. A.Rustemi, M Këlliçi, Labinoti dhe n’ora 7,30’ u fut në institutin akademik. 
N’ora 15,00 objekti doli nga instituti, kaloj rrugën Labinoti, M.Këlliçi, sh. A. Rustemi, Sh Deshnica, S.Kodra dhe n’ora 15,25’ u fut në shtëpinë e tij nr.106. 
N’ora 16,35’ Objekti doli nga shtëpija e tij kaloj rrugën S. Kodra, Sh.Deshnica, Sh. A. Rustemi, M.Këlliçi, Labinoti dhe n’ora 17.00 u fut në Institutin Ekonomik. 
N;ora 18,55’ Objekti doli nga Instituti kaloj rrugën 28 Nëndori, sh. Partizani, 28 nëndori, para pastiçerisë vollga Don, kthehet rrugës 28 nëndori, Sh.Partizani, barrikadat B. Curri dhe n’ora19,20’ para shkallës K.Permeti u takua me një grua në të cilës objekti i çeli çantën e cila e kishte gruaja në dorë dhe i shkoj krahun që të dy vazhdojnë ecjen rrugës B.Curri, S.Kodra dhe n’ora 19,25’ u futën të dy në shtëpinë me nr.106. deri n’ora 22,00 që vazhdoi survejimi nuk u pa ndonjë lëvizje. Në këtë orë Survejimi u ndërpre. 
U shtyp 2 kopje. Kopje I-rë Degës..... 
“II-të në Degën e V-të punëtori operativ Toger (Kleo Nika)

Raport nga “Tomorri” 

Marrë nga P.O.Dh.Gjoni 
Dhën nga B.P. “Tomorri” 

Raport i datës 12/6/1967 

Viktor Stratoberda kisht vajtur në Tiranë me datën II-Qershor 1967 bahskë me gruan për ta shtruar në Maternitet, kishte bizetuar me aleks Budën për Selman Rizën e të tjerë, Aleksi tha Viktori nuk të thotë gjë konkretisht dhe në hollësi ashtu siç duam neve, por tha se, “ janë shumë të ulët”, por e shoqja e Aleksit (Vasilika) që është netare e Viktorit, tha pikpamjet ndryshme në prirjen e goditjes që drejtoheshin kundra Aleksit të shoqit të saj”. 
Për Selman rizën tha “Selmani filloi diskutimin në atë mbledhje duke thënë të dashur shokë dhe të shtrenjtë komunista-Antar të partisë, menjëherë në këtë rast e mori fjalën udhëheqësi i Partisë duke i thënë lëri ato shprehje borgjeze dhe hipokrite”. Ky qe fillimi pastaj merre me ment – Selmani foli për drejtorin se duke qenë drejtori dhe administrator nuk ka mundësi të merret dhe me punë shkencore, kaqe foli për Selman Rizën”. 
“Tomorri” 

Shënim. Detyra nuk ju dhanë. 
Masa operative 
Raporti të shtypet në dy kopje dhe vendoset në dosjen e dy objekteve S.Rizës dhe V.Stratoberdes. P.operativ (Dhimitër Gjoni)

Raport nga “Bleta” 
Dhanë Bp. “Bleta” marrë P.O.B.Shehu 
Në bazën “Riviera” 
Raport dt.8.6.77 

Burimi njofton se me dt.26.5.77 në Bibliotekën Kombëtare u takuan me Selman Rizën. Mbasi bënë bisedën mbi problemet gjuhësore, Selmani u shpreh: “Ne nuk kemi shkencë jemi akoma në primitivizëm, sepse “shkencëtarët” tanë duan të merren me politikë, me marksizëm e jo me shkencë. Tek ne çdo gjë është politike, para e mbrap”. Burimi nuk ja kundërshtoi mendimin me qëllim që Selmani të vazhdonte, por vetë Selmani e kaloi bisedën në një temë tjetër. Gjatë bisedës Selmani e pyeti atë nëse gjatë kohës që ka qenë për studime në Francë e ka njohur Rexhep Ismailin nga Kosova, të cilin Selmani e konsideronte si shokun më të ngushtë.. Burimi i tha se e njihte dhe se i ishte dukur me të vërtetë njeri i mirë. Selmani nuk u zgjat më shumë në këtë drejtim. 

Bleta 
Vlerësimi i të dhënës: E dhëna tregon se Selman Riza qëndron në pozita të theksuara armiqësore. Ky i kundërvihet heshtur politikës së Partisë, e cila thotë se politika në vendin tonë duhet ti paraprijë gjithçkaje dhe vetë shkencës, kurse Selmani mbron pikpamjet borgjeze-revizioniste, të cilat për demagogji e konsiderojnë shkencën të shkëputur nga politika. Selmani këto ide reaksionare mundohet t’i kultivojë edhe te persona të tjerë. 
Detyra: B.p u porosit që ta mbajë këtë frymë vigjilence dhe sa herë të konstatojë pikpamje e veprime të karakterit armiqësor t’na bëjë me dijeni, mbasi ajo së shpejti do të seleksjonohet nga rrjeti agjentural, sepse jep mësim të gjuhës frënge te shokët e udhëheqjes së Partisë dhe të Shtetit, në familjet e tyre. 
Masa operative: E dhëna të shtypet në një kopje dhe t’i kalohet P.O Astrit Mata që ka dosjen formulare 2B të Selman Rizës. 
Tiranë 8.6.77 Puntori operativ Besnik Shehu.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit