TIRANË - Aleanca KuqeZi ka reaguar lidhur me kallëzimin penal që Kuvendi ka depozituar në prokurori këto ditë për Kreshnik Spahiun. Sipas saj, PD e cila lindi për të sjellë demokracinë, jo vetë që ktë të fundit nuk e solli, por sot ajo po aplikon mekanizmat e presionit dhe dhunës verbale të njëta më sistemin dictatorial.“ Topalli kërkon izolimin e liderit të Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu.
Berisha e Topalli kërkojnë ti bëjnë gjyq nacinalizmit shqipëtar, kërkojnë që ne të mos flasim për Shqipërine dhe shqiptarët. Ata kërkojnë që ne të mos mbrojme integritetin territorial, ata kërkojnë që ne të heshtim kur shitet koëmbsia, kërkojnë që ne të heshtim kur Kushtetuta shkelet nga shteti dhe kërkojnë që ne të heshtim kur Athina zyrtare ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë. Me keqardhje zonja dhe zoterinj ju njoftojmë që të drejtën për tu shprehur nuk ka shtet që ja mohon më shiptarëve”, thuhet në deklaratën e AK.
“Faqezinjtë sot po kërkojnë prangosjen e kuqezinjve, por gabohen rëndë, sepse ora politike po troket mbrapsht për ta. Zoti Berisha dhe ju zonja Topalli nuk mund ta prangosni as Kreshnik Spahiun dhe as kauzen kuqezi. Kjo është vepra që mund të gatuaj një pushtet i zi i cili ka 22 vjet që ka privatizuar shtetin’”, deklaroi Aleanca.
/Shqiptarja.com