SPAK e akuzon Ilir Meta, ish kryetar i LSI-së në vitet 2016 - 2017, lidhi dhe ekzekutoi kontrata për shërbim konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
SPAK ka kryer verifikimet lidhur me marrëveshjen e firmosur mes kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC firmosur në 3 shkurt 2016 mes Petrit Vasilit si nënkryetar I LSI-së dhe Dennis Burke për GSIS.
Kompania do të këshillonte LSI-në lidhur me marrëdhëniet e saj me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe drejtuesit politikë si dhe do të siguronte takime me përfaqësues të kongresit amerikan dhe senatit.
Një nga këto është dhe vizita e Ndihmës Sekretar për çështjet ndërkombëtare në Departamentin e Sigurisë Kombëtare Alain Bersin në Tiranë, në 14 - 18 dhjetor 2016 vizitën e një delegacioni kongresmenësh amerikanë në Tiranë. Gjithashtu kanë shoqëruar Metën në një takim më 23 Janar 2017 me Mattheë Palmer, në atë kohë Drejtor i Zyrës për Çëshjtet e Evropës Jug-Qëndrore në Departamentin e Shtetit për të biseduar lidhur me përparësitë rajonale të Shqipërisë.
Veprimet nga LSI për transferimin e parave janë kryer nga Luan Rama, Endrit Braimllari.
SPAK ka kryer verifikimet e pagesave në tre burime e ka rezultuar se për periudhën Janar 2016 - Dhjetor 2017 i ka paguar kompanisë GSIS LLC, për qëllime konsulence dhe lobimi 463.546,26 USD dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si dhe ka paraqitur pranë organit procedues vetëm tre fatura të paguara kompanisë GSIS LLC, shumën 11.720.552 lekë (93,761 USD).
Nga krahasimi i të dhënave lidhur me shpenzimet e kryera nga Lëvizja Socialiste për Integrim për qëllime konsulence dhe lobimi, të administruara në rrugë procedurale nga tre burime: Departamenti i Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe bankave të nivelit të dytë të Republikës së Shqipërisë, rezulton se Lëvizja Socialiste për Integrim në periudhën Janar 2016 - Dhjetor 2017 i ka paguar kompanisë GSIS LLC, për qëllime konsulence dhe lobimi 463.546,26 USD dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si dhe ka paraqitur pranë organit procedues vetëm tre fatura të paguara kompanisë GSIS LLC, shumën 11.720.552 lekë (93,761 USD). Diferenca prej 369.785 USD është paguar nga një entitet i pa deklaruar nga partia LSI.
Më tej shkruhet se: Nga shqyrtimi i të dhënave rezulton se LSI-ja është faturuar në total nga GSIS-ja me 589.024,57 USD, ka likujduar 463.546.26 USD. Nga kjo shumë, 45.267,88 USD janë shpenzime të faturueshme dhe ka memo kredi në shumën 125.478,31 USD.
Në bazë të marrëveshjes tarifa mujore që do i paguhej kompanisë ishin 30 mijë dollarë në muaj. Shpenzimet e tjera, udhëtime e akomodime do të paguhen nga LSI por që çdo shpenzim mbi 1 mijë dollar duhej të miratohej paraprakisht nga LSI Kjo kompani ka vijuar të ofrojë konsulencë dhe në vitin 2017 dhe në 2018.
Nga shqyrtimi I dokumentacionit është konfirmuar takimet që ka bërë Ilir Meta në maj qershor 2016 në Washington me përfaqësues të qeverisë amerikane në kongresin amerikan dhe senatin amerikan si dhe një numër tryezash dhe aktivitetesh publike.Si dhe takimet e Edmond Panaritit atëherë ministër i Bujqësisë në Ëashington në korrik 2016.
Ështe dokumentuar me prova shkresore se Ilir Metaj dhe Edmond Panariti janë përfituesit e shërbimeve të kryera nga kompania GSIS, ne zbatim të kushteve të marrëveshjes së lidhur midis Petrit Vasilit dhe Dennis Burke, si përfaqësues respektiv të Partisë LSI dhe kompanisë GSIS LLC.
Lajmi kryesor: