Dosja, biznesmeni Sokol Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive, si iu ‘ble’ apartamenti Albina Mançkës

Në dosjen 320 faqe të SPAK për Arben Ahmetajn, mes emrash politikanësh e biznesmenësh të ndryshëm, evidentohet veçmas nga Prokuroria e Posaçme një episod me protagonist biznesmenin Sokol Meqemeja, pronari i kompanisë “Frigo Food”, një prej bizneseve më të mëdha të mishit në vend.

Sokol Meqemeja akuzohet nga SPAK se i ka dhënë Arben Ahmetajt, përmes skemave të shitjeve fiktive të apartamenteve, 140 mijë euro. Prokuroria e Posaçme evidenton se kjo shumë ka shkuar për ish zv. kryeministrin si shpërblim për inceneratorin e Fierit, të cilin e kishte marrë përmes kompanisë Building Counstriction & Green Energy, ku ishte një prejk krijuesve të saj.

‘Në skenë del emri i shtetasit Sokol Meqemeja, i cili rezulton të jete një emër i njohur përgjatë këtij parashtrimi dhe njohje e shtetasve Klodjan Zoto dhe Mirel Mertici (njohje dhe bashkëpunim edh profesional, pasi ndër të tjera është evidentuar si një ndër personat e përfshirë në krijimin e shoqërisë Building Construction & Green Energy, shoqëri e cila rezulton të ketë paraqitur propozimin për marrjen e inceneratorit të Fierit dhe të ketë përfituar edhe bonusin prej 10 piksh. Nga verifikimi librave të blerjes dhe të shitjes të deklaruar në organin tatimor shoqëria nuk rezulton të ketë ushtruar aktivitet tregtar-‘- thuhet në dosjen e SPAK.

Po si ia kaloi Meqemeja 140 mijë eurot Arben Ahmetajt? Skema është identike si në rastet e treguara edhe më parë, përmes personave të tretë.

“Sokol Meqemeja, i shoqërisë "Frigo Food Shpk” datë 05.05.2018, është miratuar dhënia e huasë për shtetasen Sonila Goxha në vlerën 140.000 Euro. Shtetësja Sonila Goxhaj rezulton të ketë dy fëmijë nga marrëdhënia që ka me shtetasin Sokol Meqemeja”- thuhet në dosjen e SPAK.

Pra, Sonila Goxhaj ka marrë gjoja një hua 140 mijë euro nga ‘Frigo Food’ kompania e Sokol Meqemeja dhe ka lidhur kontratën me ish gruan e Arben Ahmetajt Albina Mançka për të blerë apartamentin me sipërfaqe 178 m2 dhe një garazh 21 m2. Apartament i cili më parë i ishte shitur një tjetër personi me emrin, Besmir Prifti.

Sonila Goxhaj në dëshminë ka thënë se e ka blerë apartamentin për motrën e saj por që në sipas SPAK motra nuk e kishte parë asnjëherë apartamentin dhe nuk e ka përdorur asnjë herë.

“Por këtë hua ia ka borxh kësaj kompanisë shpk, e cila është në pronësinë e babait të fëmijëve te saj, i cili quhet Sokol Meqemeja. Pra huaja është miratuar nga babai i fëmijëve të saj, shtetasi Sokol Meqemeja....Aktualisht apartamenti është i ndërtuar në fazën përfundimtare por është në gjendje të rënduar për shkak se nuk është mirëmbajtur pasi Sonila nuk e disponon plotësisht”- thuhet në dosje.

E çuditshme sipas Prokurorisë së Posaçme është se Goxhaj nuk ka paguar prej 5 vitesh asnjë këst për ta kthyer huanë prej 140 mijë eurosh por pasi është pyetur nga SPAK ka shkuar dhe ka paguar 4 milion lekë (të reja).

“Pasi shtetësja Sonila Goxhaj është thirrur për t'u pyetur në prokurori, konstatohet se në ditarin e bankës të shoqërisë "Frigo Food", për vitin 2023, pasqyrohet një pagesë e bërë nga shtetasja Sonila Goxha për llogari të FrigoFood, periudha 01.04.2023-09.05.2023, ku rezulton nje transaksion bankar në vlerën 4,000,000 lekë, datë 08.05.2023, si kthim i huas”- thuhet sipas dosjes.

Duhet theksuar edhe një herë se sipas SPAK Ky apartament ishte blerë më parë me shumën 130 mijë euro edhe nga Besmir Prifti, kushëri i Mirel Mërtirit. Ashtu si ky i fundit edhe familjarët e Sonila Goxhajt sipas prokurorisë nuk e kishin parë ndonjëherë apartamentin. Vetë motra e Sonilës thotë se nuk e di sa është blerë dhe e ka parë vetëm një herë në video.

Si konkluzion SPAK thotë se për një apartament të shitur 2 herë Arben Ahmetaj mori 270 mijë euro, 130 mijë nga Mirel Mërtiri dhe 140 nga Sokol Meqemeja si shpërblim për inceneratorin.

“Gjithsej shuma prej 270 000 euro e paguar nga shtetasi Besmir Prifti dhe Sonila Goxhaj, ekziston dyshimi se është përfitim i paligjshëm i marrë nga shtetasi Arben Ahmetaj, në formën e mitës, në kuadrin e ushtrimit të funksionit të tij si funksionar i lartë, Ministër i MZHETS dhe Ministër i Financave gjatë kohës së dhënies së procedurave të koncensionit të mësipërm. Këto para derivojnë pikërisht nga shoqëria Integrated Technology Services sh.p.k. dhe nga shtetasi Sokol Meqemeja pjesë e shoqërisë Building Construction & Green Energy sh.p.k”- thuhet në dosjen e SPAK.

Duke përmbledhur të gjithë skemën e shitjeve fiktive të apartamenteve SPAK del në përfundimin se vetëm përmes kësaj skeme në duart e Arben Ahmetajt shkuan mbi 440 mijë euro.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vini: 23/07/2023 12:36

    Ky që fut mish të kalbur në Shqipëri. Pastaj këto fëlliqsira i hamë sallam dhe salçice nga EHV e Luan Lekës. Grabitësit dhe mashtrusit të shumë pasurive, duke filluar nga Kakomeja. Në burg do shkojnë që të dy. SPAK është drita e shpresës për Shqiptarët.

    Përgjigju
    • Ledio: 23/07/2023 14:34

      Po që i ke rënë pikës për mashtrusin leka.

  • Mandi: 22/07/2023 16:03

    Po ate Engjell Agacin e ka pare njeri se na ka bere merak. Mduket ka ik dubai mavria

    Përgjigju
  • Futja kot: 22/07/2023 15:04

    Obobobobobo! A do te kete mo thuaj? Te shohim. ire do te ishte te shiheshin te gjithe qe kane blere shtepi(za) neper keto resortet qe edhe bregun e kane privatizuar, pastaj te shihen edhe se si jane ndertuar, kush i ka ndertuar, e te tjera te kesaj natyre, por me sa duket do te jete e terci e verci kjo histori ...

    Përgjigju
  • Or tej: 22/07/2023 06:47

    Po e hengri dhe Koli, kush do na e sjelle mishin e kalbur nga jashte or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Or tiiii: 22/07/2023 10:45

      Kto jane per burg te gjthe qe sjellin mish e pula e sallam o lalush.. Me ehv e kmy e kimca e hako, te gjithe kriminele na helmuan moterqirat.

  • Gqzheli me 40 hajdut: 21/07/2023 18:42

    Mir qe s.oo meren me mua mbase me haron spaku se do na hapen dhe keto pusetat e doganes pastaj kush e duron burgun apo se kemi dhe namin qe veshim tanga

    Përgjigju
  • Pula: 21/07/2023 17:50

    Koli i frigo food - Pula te ngordhura eshte mesu me dhene leK Se i dha dhe vis martinit 500 mije euro hengri dhe dru, Jo spo i jepka ben ahmetit qe ja merr me ligj.. dhe sjane 170 mije Por 5 fishi! Kto se kuptoj pse punojne, se vetem gjoba japin Kot jetojne plerat pa pike burrnie e moral e seder pale kur bejne si kurvar Qe mezi ngrene breket..

    Përgjigju
  • Arben Ahmetaj RREZIK KOMBÉRAR dhe NDÉRKOMBÈTAR , pér ata qè e STREHOJNÉ: 21/07/2023 17:49

    Arben Ahmetaj KRYE HAJDUT , KRYE KUSAR , KRYE GRABITQAR , KRYE PLAÇKITÈS , KRYE HORR , KRYE DOBIÇ , PLEHRÈ , FUNDÈRRINÉ , NDYRÈSIRÈ , FEKALE , FÈLLIQSIRÉ e URRYER !!! BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG pèrjeté dhe konfiskim té gjithçkaje qè ky BANDIT dhe RRACA e tij e QELBUR , DISPONON !!

    Përgjigju
    • xhoni: 21/07/2023 22:09

      obobo e hengri koli me duket ,he te keqen xhaxhai

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 21/07/2023 16:58

    Leku leter.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 21/07/2023 16:23

    Meqemeja miku bisnesmen Nr 1 i kryeministrit tone....edhe ky i pabese paska ngrene dardha sebashku me Ahmetajn pas shpines se kryeministrit tone "bolerëndë"....

    Përgjigju
  • Grupi: 21/07/2023 16:15

    Ahmetajn e morrem vesh por po pyesim per Meqemete Priftet dhe Goxhajt. A kane ndonje pergjegjesi penale keta qe kane ndihmuar ne memyre aktive ne pastrimin e produkteve te vepres penale? A DO BEHEN SHEMBULL KETA NGA SPAKU QE TE KUPTOJNE TE TJERET QE KJO NUK QUHET NDER PER MIKUN POR ESHTE KRIM?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë