Ndërtim pallatesh, shitje fiktive disa herë... në fund paguanin bosët e inceneratorëve! SPAK: Si i përfitoi Arben Ahmetaj 4 apartamentet e sekuestruara dje

Mbi 110 faqe i është dashur SPAK që në relacionin e bërë për Kuvendin për t’i hequr imunitetin Arben Ahmetajt të shpjegojë përfitimet sipas tyre pasurore të Arben Ahmetajt nga lidhja me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

4 apartamentet e sekuestruara këtë të martë pas vendimit të GJKKO së datës 17 korrik, Prokuroria e Posaçme i konsideron si pasuri të përfituara në mënyrë të paligjshme nga Arben Ahmetaj, përmes shitjeve fiktive dhe parave të dhëna nga bosët e inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodjan Zoto.

4 apartamentet janë në dy episode, i pari një AIR BNB në rrugën Reshit Çollaku në Tiranë ndërsa 3 të tjerët në zonën e Selitës në kryeqytet.

Ndërtimi i një pallati te Shallvaret

Përfitimet SPAK i lidh me ish gruan e Ahmetajt, Albina Mancka apo edhe bashkëjetuesen Erjola Hoxha, për të cilën në dëshminë në Prokurorinë e Posaçme ish zv. Kryeministri ka thënë se lidhjen e ka pas viti 2019 por që në fakt sipas SPAK është gënjeshtër se provat tregojnë një lidhje të paktën prej 12 vitesh.

Argumentimin për hetimet që çuan në kërkesën e SPAK për sekuestrimin e sipërfaqes 167 m2 SPAK e nis me një investim të Ahmetajt në vitin 2002 në firmën e ndërtimit Lani SHPK, e krijuar që në vitin 1995, me ortakë aktualë edhe ish deputetin Vladimir Kosta.

Në vitin 2002, me këtë firmë Ahmetaj bën një marrëveshje për ndërtimin e një pallati ku vetë ai do të financonte 12%. Në vitin 2004 këtë investim e merr në dorë bashkëshortja e Ahmetajt Albina Mançka. Nga investimi ajo do të përfitonte 564 m2 siperfaqe banimi dhe 118m2 siperfaqe garazhi.

Në një prej investimeve dyshohet se Mancka dhe Ahmetaj kanë marrë një kredi prej 100 mijë eurosh nga të cilat kanë investuar vetëm 15 mijë dhe kanë bërë shitje fiktive.

“Përsa më sipër, ngrihen dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova, se kredia e marrë si më sipër, nuk ka shërbyer për investimin në pallatin e ndodhur në vendin e quajtur "Shallvare" me ndërtues shoqërinë Lani sh.p.k. Edhe shitja që është kryer me shtetasit Muslli dyshohet se është shitje fiktive, që thjesht ka shërbyer për të "rritur" pasurinë e shtetasve Ahmetaj dhe Mançka me një fitim prej 3 000.000 (tre milionë) lekësh”- thuhet në dosje.

Shoqëria Lani SHPK nga ana tjetër sipas SPAK ka lidhje me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoto pasi këta të fundit kanë marrë zyra me qira në këtë objekt.

SPAK shpjegon kartelat me pagesat e qirave. Nga ndarja e Ahmentajt me Mançkan në shkurt 2022 nga ndërtimi në këtë kompani Lani SHPK Ahmetaj ka përfituar 2 apartamente dhe një garazh ndërsa Mançka 2 apartamente dhe 2 garazhe.

SPAK shpjegon se si më pas në njërin prej këtyre apartamenteve, pikërisht që u shndërrua në një hotel Air BNB, janë investuar për rikonstruksione shifra të konsiderueshme, që sipas Prokurorisë së Posaçme qëndrojnë pas firma të lidhur me Zoton dhe Ahmetajn.

“Në ambientet e mësipërme, të cilat fillimisht rezultonin në bashkëpronësi të shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, rezulton që përgjatë viteve të jenë kryer investime. Shuma e parave për këto investime, përveçse nuk rezulton e deklaruar në ILDKPKI, rezulton e vërtetuar me provat e administruara deri në këtë moment, se në një pjesë të mirë, ka pasur si burim shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto nëpërmjet shoqërisë "Integrated Technology Services" sh.p.k”- thuhet në dosje.

Pra kompania e lidhur me inceneratorët sipas SPAK ka paguar faturat.

“Janë paguar nga shoqëria ITS, gjithsej 2 007 373 lekë, përgjatë vitit 2019 dhe 2020 për llogari të punimeve në ambjentin e mësipërm, në pronësi të shtetasit Arben Ahmetaj. Kjo shumë, nga të dhënat e administruara, ekziston dyshimi se është përfitim i paligjshëm, në formë mite, korrupsioni për personin nën hetim Arben Ahmetaj dhënë nga shoqëria ITS sh.p.k”- thuhet në dosje.

Ndërtimi i një pallati në Selitë

Rasti i dytë me 3 apartamentet e tjera të sekuestruara në zonën e Selitës lidhet me një investim të Albina Mançkës në një pallat, me nje firme te quajtur 'Shero SHPK'. Ka qenë pronari i Sheron që ka deklaruar për SPAK se për investimin i janë drejtuar dy të njohurit e tij, Ed Manushi dhe Arben Ahmetaj.

“Përgjatë investimit Arbeni më shumë ka paguar per beton, hekur, nje pjese te projektim Pavaresisht se diskutimin për investimin e kishte me Benin kur ka bere kontralen, marrëdhënies ka pasur me shtetasen Athina Mancka, pasi keshin i ka thene Arbeni”- thuhet në dosje.

Albina Mançka ka investuar 285 mijë euron dhe do të përfitonte 859 m2 sipërfaqe. Pas përfundimit Mançka ka përfituar disa apartamenteve, dhe SPAK ka evidentuar disa anomali. Anomalitë lidhen me faktin se sipas Prokurorisë së Posaçme ka pasur shitje fiktive në disa raste.

Për të treguar skemën që sipas Prokurorisë së Posaçme është përdorur po analizojmë shitblerje të bëra me një person me emrin Andi Boni, me të cilin janë lidhur 3 kontrata shitblerje, për të njëjtin objekt.  Fillimisht në kontratë ishte vendosur në një rast shumnë 185 mijë euro ndërsa pagesa është bërë 170 mijë euro.

“Nuk ka asnjë shpjegim në lidhje me ndryshimin e çmimit nga kontratat e mëparshme dhe asnjë revokim të kontratave të mëparshme”.- thuhet sipas dosjes.

“Sa më sipër rezultojnë kontrata të lidhura brenda një periudhe 2 javore duke filluar nga data 2.12.2016 deri më 16.12.2016 me të njëjtin objekti shitjeje dhe me ndryshim të konsiderueshëm bë vlerën e shitjes 105 mijë euro diferencë”.- thuhet në dosje.

Andi Boni ka marrë kedi për blerjen e dy apartamenteve nga Albina Mançka por thotë në dëshmi se nuk i ka më çelësat e tyre. Ndërsa në periudhën që ai kishte marrë kredinë për blerje shtëpie vijonte kërkimet për banesë me qira.

“Pra rezulton se Andi Boni megjithëse ka marrë kredi për blerjen e këtyre apartamenteve nga Albina Mançka” sërish vijon të kërkojë shtëpi me qira për të banuar”

Më pas SPAK e lidhe këtë individ me kompanitë e inceneratorëve. Kredinë e marrë nga Boni për blerjen e dy apartamenteve e ka paguar Helidon Begaj, i cili sipas prokurorisë ka marrëdhënie me Klodian Zoton dhe është paguar nga inceneratorët përmes biznesit të tij.

Përmes dokumenteve SPAK thotë se Begaj ka marrë një kredi për të paguar kredinë e Bonit.

“Pra kredia e mësipërme, me kredimarrës shtetasin Helidon Begaj, e iniciuar me kontratën e datës 16.02.2019 si më sipër përshkruar, në një pjesë të saj, është për të shlyer kredinë që shtetasi Andi Boni kishte marrë për blerjen e dy apartamenteve të shtetases Albina Mançka. Konkretisht rezulton se me datë 15.10.2021 është bërë shlyerja e kredisë së marrë nga shtetasi Andi Boni për llogari të blerjes së apartamenteve si më sipër, nga kredia e marrë nga shtetasi Helidon Begaj”- thuhet në dosje.

Andi Bonit i është paguar nga Integrated Technology Servisec me 2.2 mln lekë dhe nga Integrated Eergy BV SPV një shumë tjetër prej 1.5 mln lekësh. Të dyja kompanitë lidhen me ndërtimin e inceneratorëve.

“Gjithashtu nga këqyrja e realizuar përgjatë këtij hetimi, në muajin prill 2023, ka rezultuar se pallati në fjalë, është i ndërtuar dhe i banueshëm, pasi janë konstatuar familje që banojnë në të. Përsa më sipër, nga tërësia e të dhënave të administruara rezulton se formësohet dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova, se shitja ndaj shtetasit Andi Boni, është shitje fiktive, e kryer me qëllim për të qarkulluar dhe justifikuar shumat e parave, që nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme të shtetasve Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka, që deri më tani ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe i mbëhstetur në prova se janë përfitime të paligjshme të dhëna në formën e mites, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri”- sipas dosjes.

Si në rastin e Andi Bonit, SPAK shpjegon raste të tjera me personazhe si Besmir Prifti apo edhe Sonila Goxhaj.

4 apartamentet e sekuestruara nga SPAK

Apartament me sip 124.15 m2, Selitë

Apartament me sip 148.8 m2, Selitë

Apartament 178.68 m2 dhe garazhd, 21 m2, Selitë

Apartament 167 m2, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/07/2023 02:50

    Ajo qe nuk me pelqen ne formulimin e dosjes jane shprehje te tilla si /dyshohet/,/egziston dyshimi i arsyeshem/! Nuk shkohet ne gjyq me shprehje te tilla.Si prokurori duhet te shkosh para gjykates me fakte te kopsitura mire,jo me dyshime e supozime.Prandaj kriminelet ne Shqiperi denohen pak,ose nuk denohen fare!

    Përgjigju
  • Ben: 20/07/2023 02:49

    Nuk e di se si eshte ligji ne Shqiperi.Keto apartamente,ose diçka tjeter,secuestrohen vetem nga dyshimet qe ka SPAK-u,apo me vendim gjykate?

    Përgjigju
  • Tini: 19/07/2023 16:48

    Sali rrenja,me Medi rrenjen,vrane 26 veta ne gerdec.. dhe gjemb ne kemb su hyri.. merren me 1.4 milion euro.. po ik se na hapet barkun.. po Saliu beri 97 3500 te vrare nga lufta shqiptaro shqiptare.. o mortja thuaj

    Përgjigju
    • Silo: 19/07/2023 18:16

      Bëjnë sikur kan kap demin nga brirët, por e kan kap nga bishti

  • minushe: 19/07/2023 15:55

    qenka per tu arrestu edhe Albina Mancka ....

    Përgjigju
  • Qepa: 19/07/2023 15:44

    Nese keto jane provat e spak, asgje se gjen Ahmetajn. Provat nuk jane thashetheme dhe hamendesime. Jane PROVA. Mori kredi per te bler shpi, dhe prap kerkon shpi me qera-thote spak. E ca do me then kjo? Ka rob qe kane nga 10 shpi dhe marin shpi me qera -per dashnoret psh. Gjeni provat o njerez, se keshtu thjesht harxhoni kohen kot. Gjykata me te drejte do ti rrezoj te gjitha.

    Përgjigju
  • XXX: 19/07/2023 15:42

    Kto jan muhabete koti si kafet e Nexhmies, i tha kshu i beri ashtu , vetem supozime asnje prove konkrete. Me kto fakte e prova i bie te futen brenda qe nga drejtoret e ndermarjeve e deri tek opresidenti se te gjithe kan nga 2 3 apartamente e lek ne banke.

    Përgjigju
    • Sa kafe ka pi ky?: 19/07/2023 18:18

      1.000.000 kafe pa sheqer

  • Marian Laca: 19/07/2023 15:00

    Mos u beni budallej o spak. Arbeni ka revpakte 150-180 miljo euro te sigurta. Duhet te dini se 4 pallate dhe 3 vila ka bere cdo drejtor dogane qe vete Arbeni vendosi sa kohe ishte minister financash. Rama e dinte bashke me spakun por nuk e vleresuan.

    Përgjigju
  • uncle sam: 19/07/2023 14:56

    Keshtu eshte kur kursen leket e nje avokati te mire para se ti besh pislleqet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi