TIRANË - Hetimet për “Mosdhënien e ndihmës së parë mjekësore” nga stafi i urgjencës së Tiranës kanë vijuar ditën e djeshme me marrjen në pyetje të mjekut Naim Lusha, me detyrë shef i urgjencës së Tiranës. Mësohet se para hetuesve ai ka mohuar neglizhencën nga ana e tij apo personelit mjekësor, duke shpjeguar mënyrën standarde të punës së tyre dhe të gjitha veprimet e kryera për rastin e të ndjerit Florand Kondi, i njohur si  “Dr.Flori”.