Vrasja e një 50-vjeçari ditën e 23 qershorit 2013 n Laç mbetet pa autor. Prokuroria për Krime të Rënda, mësohet se është drejt pezullimit të hetimit dhe delegimin e çështjes në polici për veprime operative, pasi nga provat dhe dëshmitë e marra nuk identi-fikohen autorët e vrasjes së Gjon Gjonit.

I fundit që është pyetur nga prokuroria, mësohet se është Enver Curri kunati i viktimës.

Mësohet se ky i fundit, nuk ka dhënë ndonjë detaje apo emër të personave që qëlluan me armë ditën e zgjedhjeve, ku përveç vrasjes së Gjonit u plagosen edhe Kastriot dhe Mëhill Fufi, ky i fundit tashmë deputet i Kuvendit.

Sipas akuzës, ai nuk mbante mend shumë detaje të ngjarjes, me pretendimin se kishte kaluar shumë kohë që nga dita e ngjarjes. Sipas prokurorisë, nga tërësia e hetimeve të kryera nuk është arritur identifikimi i autorëve të përplasjes me armë, për këtë fakt dosja do të pezullohet dhe do i dërgohet policisë për të gjetur autorët në rrugë operative.


Shkrimi u botua në gazeten Shqiptarja.com


Redaksia Online
(F.i/Shqiptarja.com)