Dosja e vrasjes së Shkëlqim Haklajt, 'patatja e nxehtë' në duart e Berishës

Dosja e vrasjes së Shkëlqim Haklajt, 'patatja e nxehtë' në duart e Berishës

Një ndër akuzat më të rënda që i bëhet Sali Berishës prej Izet Haxhisë është vrasja makabër ndaj Shkëlqim Haklajt. Kjo vrasje përbën fillimin e një masakre që pasoi me afro 200 vrasje të tjera zinxhir në Tropojë për motive hakmarrje.

Përgjegjësi kryesor, frymëzuesi, urdhëruesi, menaxhuesi, “dirigjenti” dhe përfituesi prej këtyre vrasjeve, sipas provave që ka paraqitur Izet Haxhiaj para SPAK, është Sali Berisha. Dosja “Tropoja”, me deklarimet e hollësishme që ka bërë Izet Haxhiaj, si dëshmitar okular dhe që si pikënisje të krimeve zinxhir që erdhën më pas, kishte vrasjen tragjike të Shkëlqim Haklajt me urdhërin e prerë, të drejtpërdrejtë të Sali Berishës, është “patatja” më e nxehtë që do ta “djegë” domosdo Berishën dhe ata që kanë mbetur gjallë nga grupi i tij i strukturuar kriminal.

Tropoja, sipas Izet Haxhisë, për vetë pozitën gjeografike të saj, e evidentuar ballë për ballë me agjenturën e UDB-së, e sulmuar me të gjitha llojet e “armëve” prej kësaj agjenture tepër të rrezikshme dhe të përgatitur gjithashtu, posaçërisht gjatë viteve të sundimit të regjimit komunist në Shqipëri, e kishte ndarë Tropojën në dy “kampe”.

Nga njëra anë qëndronin familjet e mëdha të vërteta atdhetare, që e donin me shpirt dhe sakrifikonin çdo gjë për Shqipërinë, sikurse ka qenë historikisht familja “Haklaj” dhe në krahun tjetër kishte familje të cilat ishin rekrutuar prej UDB-së dhe bënin rolin e misionarit pro serb dhe kundër Shqipërisë. Sali Berisha bënte pjesë, si një misionar potent në krahë të agjenturës serbe kundër Shqipërisë. Kështu që, egërsia e tij kundër familjes Haklaj dhe disa familjeve të tjera atdhetare në Tropojë, ishte “patologjike”, e lidhur kryesisht me pozitën e përbetuar anti-serbe të këtyre familjeve.

Në ngjarjet e marsit 1997, kur Sali Berisha rrëzoi shtetin dhe institucionet e tij dhe nxiti luftën civile në Shqipëri, për llogari të Serbisë, shkoi në Tropojë Shaban Memia, si i dërguar i posaçëm i Berishës, për të mobilizuar forca të armatosura që do të luftonin kundër “forcave rebele të Jugut të Shqipërisë”, familja e Haklajve, me autoritetin e tyre atdhetar në Malësinë e Gjakovës, e ndali këtë maskaradë të turpshme antishqiptare. Vëllezërit Haklaj e shpëtuan Tropojën nga ky turpërim kombëtar, çka e revoltoi pa masë Sali Berishën, i cili u ndje i turpëruar edhe para “ustallarëve” të tij serb, të cilët mendonin se agjenti potent i tyre, tashmë President i Republikës së Shqipërisë, do ta kishte fuqinë e duhur për të zotëruar trevën ku kishte lindur vet! Ishte data 20 qershor 1997. Sali Berisha ishte ende President i Republikës, por “i rënë nga fiku”! Populli i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë, i ngritur masivisht në protesta popullore, të cilët, duke patur parasysh faktin se kishin përballë një “bishë” dhe një misionar të rrezikshëm, të agjenturës më të rrezikshme antishqiptare, u dhanë protestave përmasat e një revolucioni demokratik popullor, duke e rrëzuar atë “de fakto” në marsin e vitit 1997. Ishin shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sali Berisha, i shoqëruar nga eskorta dhe mbështetësit e tij, do të shkonte në Tropojë për të bërë fushatë elektorale. Për hir të së vërtetës, populli i Tropojës nuk e dëshironte këtë vizitë të Berishës, sepse nuk ia kishte parë “hajrin” për mirë gjatë 6 viteve në pushtet të tij. Nuhatja e tropojanëve ishte vërtet pozitive. Ata mendonin se kjo vizitë e Berishës, posaçërisht në këtë vit shumë të vështirë për Shqipërinë, do të sillte veç të këqija për Malësinë e Gjakovës, duke marrë parasysh faktin se si ishin ndarë njerëzit në këtë Malësi, nën ndikimin dhe frymëzimin e drejtpërdrejtë përçarës të Sali Berishës. Në dalje të Fierzës, autokolona që shoqëronte Berishën, është bllokuar nga malësorët anti-Berisha. Halil Haklaj, njeri me influencë të madhe në Malësinë e Gjakovës, si një njeri që kishte mobilizuar shumë bijë të kësaj treve duke i vënë në shërbim të UÇK, për çlirimin e Kosovës nga hordhitë pushtuese dhe kolonizatore serbe, e konsideroi jo demokratike këtë veprim bllokimi me forcë për të mos e lejuar Berishën të hynte në Tropojë dhe jo vetëm që zhbllokoi rrugën, por edhe garantoi shkuarjen pa problem të Berishës në Bajram Curr.

Në miting Sali Berisha filloi të fliste “si e ëma e Zeqos majë thanës”! Për ato që kishte nën lëkurën e tij, aludoi hapur kundër mbështetësve të alternativës anti-Berishë, duke i konsideruar si “të shitur të Beogradit”, si të lidhur me UDB-në e Serbisë! Shkëlqim Haklaj, një djalë trim dhe atdhetar i spikatur, parandalues i planit të Berishës për të shkuar djemtë e Tropojës për të luftuar kundër popullit të Vlorës, që ishin ngritur në revoltë popullore, shkoi në podium, i shkuli mjetet e fonisë dhe e shau me fjalë të rënda, por të merituara Berishën, duke e akuzuar si njeri të mbrapshtë dhe të pandreqshëm, dhe që të qenurit vet një agjent i vjetër i UDB-së, tepër dëmsjellës ndaj interesave kombëtare shqiptare, kërkon t’ua veshi familjeve atdhetare të Tropojës. Sali Berisha u shpërfytyrua prej këtij akti të guximshëm të Shkëlqim Haklajt dhe pyeti tepër i revoltuar njerëzit pranë tij në podiumin e mitingut se cili ishte ky person. I thanë se ishte Shkëlqim Haklaj!

Sali Berisha tha: “Të gjallë apo të vdekur këtë person sillmani në Tiranë”. Azem Hajdari kishte një regjistrues dhe këtë moment, ashtu si edhe momente të tjera nga mitingu, i incizoi. Në takimin e 2 shtatorit midis Muharrem Haklajt dhe Azem Hajdarit, në zyrën e këtij të fundit, ku babai i Shkëlqim Haklajt kërkonte të dinte pozicionin dhe rolin e Azem Hajdarit, kundër familjes Haklaj, Azemi i dha Muharremit kasetën ku ishte regjistruar dialogu i Sali Berishës me të vetët, për të sjellë të gjallë ose të vdekur në Tiranë, Shkëlqim Haklaj. Me këtë rast Azemi, pasi i dha kasetën me incizimin e urdhërit të Berishës kundër Shkëlqim Haklajt, bëri betimin kanunor se nuk kishte gisht në vrasjen e tij dhe në korridorin e zyrave të PD-së, pasi u drejtua nga zyra e Sali Berishës, i thotë Muharrem Haklaj: “Nga kjo derë përballë e ke të keqen”! Socialistët erdhën në pushtet pas zgjedhjeve të qershorit 1997. Ata vendosën në krye të Komisariatit të Policisë së Tropojës, Fatmir Haklaj, vëllanë e Shkëlqimit. Izet Haxhia pohon se kjo zgjedhje e socialistëve për të vënë në krye të Komisariatit të Policisë së Tropojës, Fatmir Haklajn, u prit si “gjëmë” prej Berishës.

Ai u bë vërtet si bishë, nga urrejtja, duke e konsideruar si sfidë që po i bëhej atij personalisht. Ishte data 4 janar 1998. Shkëlqim Haklaj kishte vetëm dy ditë që kishte filluar punën si polic në Doganën e Qafë Prushës. Në bazë të urdhërit të Sali Berishës, i cili u rigjallërua me shumë urgjencë prej tij, pikërisht kur Fatmir Haklaj u emërua Shefi i Komisariatit të Policisë Tropojë, ndërsa Shkëlqimi u emërua polic në Qafë Prushë, tre persona të Berishës i zunë pritë në Qafë Luzhë Shkëlqim Haklajt dhe e vranë. Urdhëruesi i kësaj vrasje dihej, sepse ai urdhrin e dha në miting, urdhri i tij është i inçizuar në kasetofonë dhe kjo provë ndodhet tashmë pranë SPAK, në dosjen “Tropoja” që kanë formësuar hetuesit me deklarimet e Izet Haxhisë. Problemi është se kush ishin tre ekzekutorët e Shkëlqim Haklajt? Halil Haklaj, vëllai i Shkëlqimit, bëri hetimet e nevojshme.

Një dëshmitar okular nga Bytyçi, Vlad i Pacit, çoban me bagëti, i deponoi çfarë kishte parë: Tre persona, Gani Neza, Rasim Lumneshi dhe burri i mbesës së Sali Berishës, Selim Hoxha, të armatosur “gjer në dhëmb”, ishin personat që i bënë pritë Shkëlqim Haklajt dhe e vranë. Rasim Lumneshi kishte një telefon satelitor në duar ditën e kësaj vrasje. Këtë telefon e kishin blerë shtrenjtë në Zvicër njerëzit e FARK të Bujar Bukoshit. Ata e kishin vënë në dispozicion të Sali Berishës, i cili ia kishte dhënë Rasim Lumneshit ditën e ngjarjes së 4 janarit të vrasjes së Shkëlqim Haklaj.

Vrasja e Shkëlqim Haklaj u bë në orën 16. 00 të datës 4 janar 1998. Në orën 16. 30 në Selinë e PD-së në Tiranë u bë i ditur ky njoftim. Ende nuk ishte vënë në dijeni për këtë vrasje as Komisariati i Policisë Tropojë, as Ministria e Brendshme, sepse ende rrjeti i komunikimit të kohës ishte shumë problematike, për mungesë të telefonisë. Ndërsa Berisha u vu në dijeni menjëherë, në sajë të telefonit satelitor që i kishte vënë në dispozicion Rasim Lumneshit.

Të vërtetën që Halil Haklaj dhe e gjithë familja e tij e di gjithë skemën e vrasjes së Shkëlqim Haklajt, urdhëruesit dhe ekzekutorët e tij, e tregon më së miri fakti që Rasim Lumneshin e vrau “Shota e Haklajve”, Zylfija, Gani Neza është vrarë… Pas vrasjes së Shkëlqim Haklajt, Tropoja u përgjak rëndë, në kufijtë e një masakre të pashembullt, me afro 200 tropojanë të vrarë, një gjenocid i vërtetë. Dhe pse?! Sepse kështu deshi dhe urdhëroi Sali Berisha! “Dosja Tropoja”, e kompletuar me prova dhe fakte të pakontestueshme prej Izet Haxhisë dhe familjes Haklaj, është “patatja” më e nxehtë që i djeg duart e lyera me gjak të Sali Berishës./Ekskluzive

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 15/02/2020 21:06

    Po ky Izeti dhe vellai i tij kane qene drejtuesit e operacionit per te shtypur revolten ne jug

    Përgjigju
  • Konjak: 07/02/2020 19:56

    Te ofendosh, kur jep mendim per nje individ qe nuk e simpatizon ,filimisht kenaqej ,mandej ,nga gezimi te skuqet hunda ;mirpo ,bas shum debateve ,sqarohen zhvillimet,del e verteta ,dhe si rezultat te nxihet faqia .Kam parasysh nje thenie te Frojdit :Kush perdori per here te par nje fjale ofenduse ne vend te shpates ,eshte shpikesi i civilizimit .Mirpo te gjith ne qe perdorim pa kufi fjalet me ofenduse kundra nje individi , cilido qoft ai ,mos kujtojme se jemi ne shpikesit e civilizimit ?.Cilido qe perdor fjalorin ofendus pa rezerva,-perfiton vetem vesin

    Përgjigju
  • O tej: 07/02/2020 17:44

    Berisha ne te semes ne ate te Sheqeres

    Përgjigju
  • Sala: 07/02/2020 16:48

    Sali berishen ne burg nje or e me par

    Përgjigju
  • TIRANA: 07/02/2020 09:17

    TE JESH ME SAL HALE BIRISHEN DMTH JE ME TE META MENDORE.GJITHE KRIMINELET E ANTISHQIPTARET JANE ME KETE PJERDHURIN SERRBE.

    Përgjigju
  • Cubi: 07/02/2020 07:22

    Kur do vij ajo dit qe Shqiperia te clirohet nga saliu i zi qe vetem kobin i ka bber ketij vendi???????????????????

    Përgjigju
  • Demokrati: 07/02/2020 00:57

    Po si ka mundesi qe kazetat portalet kanalet televizive! Kuptohet kanale te partis komuniste socialiste . Nxjerrin vidion e pergjimit diten qe sali berisha ishte ne mitingun e tropojes kur pasi shkrlqim haklaj qellon me kallashnikov ne mes njerzeve grave femijeve simpatizaneve demokrat tropojan.ju thot policis shoqeronje ne tirane e dua me vete.dhe ju gazetare ju socialista doni te fajsoni Berishen qe e ka vrar at shkelqim haklen.mor djem nenash mor shqipetare.po mendoni sikur dikush te qelloj sot ne mes turmes protestuesve .a ekzekutohet direkt apo thot rama e dua me vete...jo jo jo ai ekzekutohet sepse po qellon ne mes turmes ne kallash dhe perben rrezik.dhe eshte shum vone te thuash ma merni me vete per tirane edhte vine..kuptuat.ai u donte vrare qe ne at moment kur perben rrezik per njerzit qe protestonin ok

    Përgjigju
    • Koli: 08/02/2020 16:38

      Po berisha sikur exzekutoi nja 4 veta ne tirane pa qelluar fare ata te shkretet

    • Leo: 07/02/2020 21:22

      Paske qene prezent ate dite ma sa duket Ti vetem demokrat nuk je Nderroje emrin

    • Leo: 07/02/2020 21:16

      Ti me duket se paske qene prezent Ate dite ma sa duket Ti demokrat nuk je

    • ibrahimL: 07/02/2020 19:09

      ne bcurri at dite ska pas as fmi e as gra dhe eshte gjuajtur altoporlantat dhe jo populli. Me 21 Janar sali kurva ka dhan urdher dhe ka vrar 4 vet ne mes grave burrave dhe fmive pa pike skrupulli. Sali berisha esht nje monster i pa precedent kunder popullit shqipar. E tropojant qe mbeshtesi sali berishen motren ne pidh ku ta ken se bajn te fort mas nje tastjere me emra fallc se deri ne vitet 2000 ata rrishin si mij dhe nuk guxoshin as me e cel gojen.

    • popull: 07/02/2020 13:05

      o demok.aar si sale plehu je or tajj...

    • popull: 07/02/2020 13:03

      nisur nga fakti qe disa shpellare si ju e mbeshtesin S.(h)ale B.derrbisha ai frymezohet per me shume dhe shqiperia vuan pa fund

  • Sal klyshi: 06/02/2020 22:20

    E vertete qe per pushtet Sala shtyu veriun kunder jugut

    Përgjigju
  • Jola: 06/02/2020 20:44

    Te gjithe qe japin opinione jane partiak te djathte apo te majte. Lereni Spakun te beje drejtesi.

    Përgjigju
    • Henry.: 07/02/2020 14:43

      Spak ben drejtsi per te pa mbrojturi se te mbrojturit si kap njeri me dore.

  • Vlora: 06/02/2020 18:00

    Nuk eshte e vertet qe sali berisha vuri djemt e tropojes kunder vlores....perkûdrazi ishin komunistat agjenturat envreiste qe donin te vinin jug veri kundra njeri tjetrit dhe fal sali berishes veriu hapi depot per tu mbrojtur nga jugu...rroft sali berisha posht kelyshet e komunistave....boll me me propoganda kundra berishes..eshte nje propogand kundra veriut dhe kaq .

    Përgjigju
    • Miri: 08/02/2020 07:51

      Po eshte e vertete qe sali vuri jo vetem djemt e tropojes por te veriut per te vrare ne vlere e sarande....ka njerez qe dine te verteten pse nuk flasim. Sala eshte vrases

    • Vlonjati: 06/02/2020 19:45

      Ka vrare djem nenash Skender Gjinushi dhe Sali Berisha ne Vlore.. Dhe po je vlonjat e di kete gje

  • Vlonjati: 06/02/2020 17:07

    Hallall djemte e Haklajve. Harram po nuk moren gjakun e divave te tyre. Halla Shotes, doja ta kisha moter.

    Përgjigju
    • Elbasansi: 06/02/2020 21:14

      Vlonjat gërdallë kokra e injorantit

    • ermir: 06/02/2020 19:51

      o vlonjat o idiot ato kane qene kriminel ordiner si familje brez pas brezi dhe spiun gjithe tropoja sherrin i ka pa lopcare fshatare qe vec vidhnin dhe vrisnin. sali berisha ka qene nje nga mjeket me te mire ne europe i ka dhene shume shqiperise mos u beni sy lesh nga nja kriminele qe ka vra 3 veta.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja