Dosja e zezë e njeriut të Metës dhe Kryemadhit në SPAK! 500 faqe për abuzimet e Vojo Bregut me tendera të paracaktuar tek Ministria e Bujqësisë

Pas vëllait të ish-deputetit Përparim Spahiu, Ylli Spahiu, i cili kishte bërë kërdinë tek Patentat, një tjetër ish zyrtar i LSI është kallëzuar në SPAK për shpërdorim detyre dhe afera të shumta korruptive. Bëhet fjalë për Vojo Bregun, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë në kohën kur ky institucion drejtohej nga Edmond Panariti, i cili propozuar nga Ilir Meta. Veprimtaria e abuzive e Vojo Bregut është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndërsa sot dosje me 500 faqe është në duart e SPAK, ku dalin në pah abuzimet e Bregut në disa tendera duke shpërdoruar hapur detyrën dhe shkelur barazinë, për privilegjuar në mënyrë të padrejtë “miqtë”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje rënda ligjore në prokurime të zhvilluara kryesisht me negocimi pa shpallje paraprake dhe fond deri në 525 milionë lekë pa tvsh, kur zakonisht procedura të tilla zbatohen vetëm për tendera me vlerë deri në 50mijë dollarë. Më konkretisht, rezulton se në vitet 2014, 2015 dhe 2016, lekët e akorduara nga Ministria e Bujqësisë për mbrojtjen e bimëve dhe luftimin e parazitëve në bujqësi dhe karkalecave në ara, përfundonin tek “miqtë” e Vojo Bregut.

Në dosjen e SPAK thuhet se nga tenderat e bëra nga Vojo Bregu rezulton se në të gjitha procedurat është shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomikë “Arli International” dhe “Genap Group” në kundërshtim me ligjin pasi rezulton se ka mosplotësim nga operatori i Dokumenteve të tenderit si mungesa e eksperiencës, detyrime të papaguara ndaj strukturave shtetërore, mungesa të punonjësve të kualifikuar dhe mosdorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm si vërtetim I bilanceve. “Të gjitha këto mangësi nuk janë reflektuar nga Kryetari i AK i cili ka miratuar në kundërshtim me Parashikimet e ligjit Nr 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimet publike” i ndryshuar”, thuhet ndër të tjera në kallëzim.

Në këto praktika është konstatuar se përllogaritja e fondit limit, edhe pse procedura me objekt të njëjtë, ka qenë e ndryshme dhe ka ardhur në rritje nga praktika në praktikë, si dhe nuk është ndjekur një metodologji e përcaktuar për përcaktimin e çmimit të tregut. Falë pushtetit që kishte në këtë ministri si një nga të besuarit e Ilir Metës dhe të Monika Kryemadhit, Vojo Bregu jo vetëm që i ka miratuar këto praktika, por për më tepër në të gjithë grupet e punës të ngritura për përllogaritjen e fondit limit nuk ka përzgjedhur asnjë anëtar me profil ekonomik duke emëruar të besuarit e tij.

“Kryetari i AK me urdhrin nr 137 datë 27.2.2015 për pezullimin e procedurës së prokurimit, zgjatjen e afatit deri në shqyrtimin e plotë të ankesës, ka ngarkuar njësinë e prokurimit në kundërshtim me VKM nr 914 datë 29.12.2014 i ndryshuar për shqyrtimin e ankesës së një operatori ekonomik. Njësia e prokurimit e cila harton DT nuk mund të marrë pjesë në marrjen e vendimit dhe shqyrtimin e ankesave. Të gjitha sa më sipër krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në këto procedura gara ka qenë fiktive, e paracaktuar dhe është shkelur barazia në zhvillimin e procedurave të prokurimit publik”, thuhet në kallëzimin e depozituar në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK).

Një muaj më parë edhe ish Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Ylli Spahiu, vëllai i ish deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, është kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Ylli Spahiu, vëllai i ish-deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, i cili është një nga figurat kryesore të partisë së Kryemadhit dhe udhëheq listën e kandidatëve për deputet në Qarkun e Tiranës, sot gjendet përpara drejtësisë për shkelje të bëra gjatë ushtrimit të detyrës për periudhën Tetor 2013 - Tetor 2017.

Mes shkeljeve të shuma përfshihen edhe firmosja e dy prokurave në gjuhën shqipe dhe angleze, në mënyrë që automjetet e institucionit publik të përdoreshin nga vëllai i tij, deputet i LSI, Përparim Spahiu, për të udhëtuar jashtë vendit. Në SPAK janë kallëzuar edhe dy ish-kryebashkiake të LSI-së, Miranda Rira e Përrenjasit dhe Zamira Rami e Gjirokastrës, për shpërdorim detyre.

Pjesë nga kallëzimi në SPAK ndaj Vojo Bregut

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhepi: 03/03/2021 22:16

    Ndiqni parate se mbas Bregut do te dilni te Panariti, i ciki i ka dhene familjes dhe partise, por ka punuar dhe per shtepine e tij se po te shkonte pa para ne darke ne shtepi, e nxirrte gruaja perjashta. Ky ka frike se do te shkoj ne burg dhe mbulohet pas Presidentit.

    Përgjigju
  • veziri: 03/03/2021 21:55

    Mbare shqiptaria e di mire qe LSI eshte parti e hajduterise...

    Përgjigju
  • O tej: 03/03/2021 21:19

    Kur Ilir Metmuti hajduti edhte ne krye cfar presim nga te tjeret te LSI?

    Përgjigju
  • sali: 03/03/2021 20:11

    Po pse ka nanje anetar te kesaj partije familjare qe nuk eshte hajdut,Gjeni nje te vetem nga te gjithe qe ju njihni

    Përgjigju
  • Une: 03/03/2021 19:34

    Po keto kandidatet e LSI e kan si kriter te jene hajduta qe te kandidojne?

    Përgjigju
  • Bujari: 03/03/2021 19:02

    Cudi. Vetem opozitaret po shkojne ne spak. Keta rilindasit qenkan te kulluar

    Përgjigju
    • Spata: 03/03/2021 19:59

      do te vij rradha dhe ty

  • Vetingu: 03/03/2021 18:57

    Emra po dalin plot si per fushate, po te shkoje njeri pas hekurave deri me sot skemi pare!

    Përgjigju
  • robi: 03/03/2021 18:43

    Ky Vojo Kushi i Habib Burgibes se presidences eshte vetem njeri nga superhajdutet e sektit naziskin te Jales qe me banden e ministrave , bashkiakeve dhe drejtoreve superhajdute, te gjithe te pandehur per abuzim me tenderat per pak sa nuk cuan ne falimentimin e shtetit me supervjedhjet si ajo e rruges Elbasan Tirane qe e lane rrugeve dhe fondet i moren pa mbaruar rrugen.Prandaj me 25 prill duhet ta nxjerrim nga skena politike gruan me kryqe te thyera si nje plake 78 vjecare e lyer me krem, gruan me gojepiset te planetit qe e ben kopilin dhe ta le tek dera. Me 25 prill Sudja hajdutja e perralles me 5 pika ne gropen e zeze te politikes, per skrap.

    Përgjigju
    • raul: 04/03/2021 15:48

      Kjo eshte fytyra prej hajduteje e leshelise. Gjithe lsistat, dhe lristat jane Vojo Bregsa

  • Napoli: 03/03/2021 18:19

    SPAK do te ket shume pune der me 25 prill. Asnje gje nuk do te bejne. Pastaj qetesi, do thon ishin per fushat elektorale

    Përgjigju
  • JamKushJam: 03/03/2021 18:10

    .. te jete frymezuar valle nga Vojo Bregu, kur ka bere Likja deklarate se eshe Vojo Kushi?????....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën