Tiranë, punëtori 67-vjeçar rrëzohet nga soleta e banesës katër katëshe, ndërron jetë

Tiranë, punëtori 67-vjeçar rrëzohet nga soleta e banesës katër katëshe, ndërron jetë

Foto ilustruese

Tiranë-Një 66-vjeçar në kryqyetet ka ndërruar jetë pasi duke punuar në soletën e katit të 4-ët të një banese është rrëzuar.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur sot (8 shkurt) rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi".

“Më datë 08.02.2025, rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit  Arben G., ka rënë nga soleta punëtori shtetasi  Bajram Kosova, rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, informoi sot policia.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

'Non Grata' nga SHBA si Berisha, kush është Milorad Dodik?

'Non Grata' nga SHBA si Berisha, kush është Milorad Dodik?