Dosja Gërdeci/ GJKKO nuk rihapi hetimin për Fatmir Mediun, SPAK dorëzon në Apel ankimin për vendimin! Do të shyrtohet në shtator

SPAK ka ankimuar në Apel vendimin e GJKKO për të mos hapur hetimin për ish Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për çështjen e shpërthimit të Gërdecit.

GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për rihapje të hetimeve për Mediun për çështjen e Gërdecit me pretendimin se vepra është parashkruar. Gazetari Arsen Rusta raporton se sot është bërë ankimi në gjykatë kundër vendimit për Mediun dhe SPAK i kërkon Apelit të pranojë kërkesën për gjykimin e ish ministrit.

Pritet që shumë shpejt në Apelin e GJKKO të përcaktohet trupa gjyqësore dhe data e shqyrtimit të kërkesës, e cila pritet të bëhet në shtator. 

Sipas vendimit të GJKKO të shkallës së parë prokuroria ka pasur të gjitha mundësitë që ta hetonte lirisht Fatmir Mediun pasi ai që prej vitit 2012 nuk ka pasur imunitet për t'u hetuar dhe vepra është parashkruar. Në një intervistë për Report Tv, vendim të turpshëm dhe qesharak e quajti Zamira Durdaj nëna e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës vendimin e ndërsa shprehet se gjyqtari Erion Çela është kërcënuar.

Kujtojmë se Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit i janë drejtuar me një letër zyrtarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkonin pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut. Në letrën drejtuar GJKKO, familja Durdaj shprehet se dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe që i hapin rrugë gjykimit.

Ndërkaq në shkurt të këtij viti, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, iu drejtuan organeve të drejtësisë së re për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut, ish Ministër i Mbrojtjes. SPAK e trajtoi pozitivisht këtë kërkesë, duke e vlerësuar se ishte e drejtë të rifillonte ndjekja penale ndaj këtij personi dhe tashmë çështja është në dorën e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Nga shpërthimi i fuqishëm i 15 marsit të 2008 rreth orës 12:05 humbën jetën 26 persona, mes tyre dhe djali i familjes Durdaj, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë