VLORE- Vështirësia e zhvillimit të qetë dhe normal të një procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika, ka detyruar prokurorinë e Vlorës të kërkojë që gjyqi ndaj Gjikës dhe 7 të pandehurve të tjerë të zhvillohet jashtë qytetit të Vlorës. Një kërkesë e tillë ka ardhur disa ditë pasi çështja është dërguar nga prokuroria në gjykatën e Vlorës.
Sipas burimeve, grupi hetimor i kësaj dosje ka marrë kërcënime dhe është vënë në presion të vazhdueshëm nga persona të ndryshëm në Vlorë, të cilët janë simpatizantë dhe militantë të kryebashkiakut Shpëtim Gjika. Nisur nga kjo situatë, prokuroria e Vlorës për të shmangur çdo presion të mundshëm ndaj dy prokurorëve të dosjes, por edhe ndaj trupit gjykues që po gjykon 8 të pandehurit, i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë, ku kërkon transferimin e këtij procesi në një rreth tjetër,në mynyrë që ai të zhvillohet i drejtë dhe i qetë.
Kërkesa tek Zagonjori
Momentalisht kërkesa e prokurorisë së Vlorës, ndodhet në dorën e kryegjyqtarit Xhezair Zagonjori. Ky i fundit pritet që në ditët në vijim të vendosë ose jo të pranojë kërkesën e prokurorisë së Vlorës, për transferimin e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut Gjika dhe 7 të pandehurve të tjerë në një gjykatë të një rrethi tjetër. Nëse Zagonjori i thotë “OK” kërkesës, atëherë mundësia më e madhe për tu transferuar dosja penale është Fieri ose Gjirokastra, ndërkohë që nuk përjashtohet dhe Saranda, si rrethe që janë më afër me qytetin e Vlorës.
Ky nuk është precedenti i parë që prokuroria kërkon, zhvedosjen e procesit gjyqësor nga një rreth në një rreth tjetër. Një kërkesë e tillë, ka ardhur gjithmonë kur trupa e prokurorëve por edhe e gjyqtarëve ndihen në presion psikologjik dhe fizik, gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor kundër të pandehurve.
Çështja me dy dosje
Në një kohë, kur prokuroria e Vlorës ka bërë kërkesën për transferimin e dosjes penale nga gjykata e Vlorës në një gjykatë të një rrethi tjetër, mësohet se dhe pjesa më e madhe e avokatëve të të pandehurit, në seancën e rradhës do dalin me një kërkesë për ndarjes e çështjes në dy dosje. Disa nga avokatët, do i kërkojnë gjykatës së Vlorës, që dosja të veçohet, pasi kemi të bëjmë me dy raste ku janë dhënë leje ndërtimi, dhe se përgjegjësia penale e 8 të pandehurve nuk është e njëjtë, pasi disa akuzohen për “falsifikim dokumentash” dhe disa të tjerë kanë akzuën e “ndërtimit të paligjshëm”.
Nisur nga këto rrethana, pritet që në seancës e rradhës disa prej avokatëve do dalin me kërkesa konkrete për veçimin e dosjes për disa nga të pandehurit. Aktualisht në gjykatën e Vlorës, nuk është zhvilluar asnjë seancë gjyqësore, pasi edhe seanca e parë ka nisur me shtyrje pasi pjesa më e madhe e avokatëve nuk kishin marrë dosjen penale. Ndërkohë që procesi është shtyrë për në muajin dhjetor.
Avokatët
Pritet që në seancën e rradhës avokatët mbrojtës të kërkojnë ndarjes e dosjes penale në dy pjesë, për shkak se bëhet fjalë për dy raste të ndryshme.
Falsifikimi
Shpëtim Gjika akuzohet nga prokuroria se ka lëshuar dy lejë ndërtimi të falsifikuara, duke i hapur rrugën ndërtimit të dy pallateve në zona ku nuk lejohej me ligj ndërtimi i objekteve.
Shkrimi u publikua sot (17.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dosja "Gjika", të gjitha detajet e hetimit
presion, kërkohet transferimi">