TIRANE-Partia Demokratike vijon që të kërkojë arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat shprehet se ditët e fundit nga përgjimet kanë dalë prova të tjera që lidhin Tahirin me bandën e Habiljave në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Por këto prova, sipas tij, “që përbëjnë bazën e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të arrestuar drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, janë bërë të pavlefshme për arrestimin e Saimir Tahirit, sepse ish Ministri i Brendshëm, ka mbrojtjen politike të Kryeministrit të vendit”.
Enkelejd Alibeaj mbyll reagimin e tij duke theksuar se kostoja e imunitetit politik për Saimir Tahirin mund të rezultojë shumë e lartë për shqiptarët, “përderisa vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë Saimir Tahirin para drejtësisë që Shqipërisë t’i hapen negociatat e anëtarësimit”.
Nga përgjimet e autoriteteve italiane provohet se Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm, Jaeld Çela, Drejtor i Policisë së Vlorës i emëruar nga Tahiri, Florian dhe Moisi Habilaj, trafikantë droge që përdornin makinën e Tahirit, Gentian Çeka, shofer personal i Tahirit dhe Orest Sota, mik i Tahirit që iu gjetën 863 mije euro me patentat e Tahirit, janë një grup i strukturuar kriminal, secili me rolin e vet, me qëllimin e përbashkët, trafikimin e kanabisit drejt Italisë.
Por këto prova, që përbëjnë bazën e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të arrestuar drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, janë bërë të pavlefshme për arrestimin e Saimir Tahirit, sepse ish Ministri i Brendshëm, ka mbrojtjen politike të Kryeministrit të vendit. Këto prova të implikimit të Tahirit në trafikun e drogës, si dhe shumë të tjera për të cilat Edi Rama është në dijeni, janë arsyeja pse Kryeministri e ktheu Parlamentin në një Gjykatë Politike, duke mos lejuar Drejtësinë të bëjë detyrën.
![]()
Me vendimin për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe për të mbyllur hetimet ndaj tij, Edi Rama nuk mbron thjesht ish Ministrin e tij të Brendshëm, por mbron pushtetin e tij, që i ka rrënjët tëk kanabizimi i vendit nëpërmjet kriminlaizimit të policisë, i vetmi projekt i suksesshëm i kryeministrit Rama.
Kostoja e imunitetit politik për Saimir Tahirin mund të rezultojë shumë e lartë për shqiptarët, përderisa vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë Saimir Tahirin para drejtësisë që Shqipërisë t’i hapen negociatat e anëtarësimit.
Deklarata e nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj
Pak ditë më parë u zbuluan përgjime të tjera nga grupi i trafikantëve. Komunikimet në Chat kanë zbuluar se pjesë e grupeve kriminale në Vlorë, ishin dhe drejtuesit e lartë të policisë së këtij qarku. Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, mbështesnin dhe jepnin garanci të plotë kultivuese, për të mbjellë sasinë e drogës.
/b.ha./Shqiptarja.com
Komente
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Allabej kur flet sikur ha m.. amrmalate
Përgjigju