TIRANE-  E ftuar në emisionin”5 Pyetje nga Babaramo” ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli deklaroi se dosja "Imami" ka punë dhe për sot dhe për nesër

Kodheli tregon shqetësimin që ka ngritur NATO sa i takon nivelit të korrupsionit në  në FA, dhe nënvizon se do të bëhet transparencë për të gjitha fondet e investuara, në miliona euro të cilat nuk kanë shkuar aty ku duhet.

"Në të gjitha takimet ndërkombëtare që unë kam zhvilluar, kryefjala e takimit ishte korrupsioni që kishte përfshirë Forcat e Armatosura. Më thonin zonjë nuk mund të ndajmë informacion me ju, pasi këto janë institucione të korruptuara. Fondet e investuara, në miliona euro, para të taksapaguesve shqiptarë që kanë shkuar kudo, por nuk kanë shkuar aty ku duhet. duke i cilësuar si informacione të klasifikuara nuk janë raportuar askund. "- deklaroi Kodheli për gazetarin Ilir Babaramo e ftuar mbrëmë në studion e "A1 Report"

Kodheli u shpreh se “Shqipëria ka humbur një shans pas refuzimit të armëve kimike të Sirisë” dhe u ndal tek projekti i shpallur në Mjekës me ambasadorët për pastrimin e mbetjeve kimike që ndodhen në vendin tonë. Sipas Kodhelit, mbetjet e rrezikshme në Qafë Mollë duhen eliminuar jashtë vendit.
 
“SHBA ka ofruar 1.3 mln Euro për pastrimin e Shqipërisë nga hotspotet. Për hotspotet e rrezikshme na nevojiten 3 milion Euro”, tha Ministrja Kodheli.
 
Ndërkaq, në vëmendje janë risjellë edhe çështjet e biseduara në Athinë nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli me autoritetet greke, duke përmendur edhe mbështetjen e ofruar nga vendi fqinj në kuadër të integrimit europian. Sipas ministres Kodheli çështja e parë, që pritet të marrë zgjidhje është ajo e toponimeve. Ndërsa theksoi se për zgjidhjen e çështjes detare do të veprohet sipas Konventave Ndërkombëtare. Kodheli u shpreh se "nuk do të ketë ndryshim të kufijve, por zgjidhje të çështjes në të mirë të qytetarëve".

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka denoncuar situatën në të cilën i ka gjendur Forcat e Armatosura në ditën kur ka marrë detyrën në këtë dikaster. Sipas Kodhelit, gatishmëria e Forcave të Armatosura ishte 0, pasi nuk kishte as furnizimet bazë me karburant të mjeteve”.
 
Ministrja Kodheli i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes “nëse ka përgjuar realisht SHIKU opozitën e dikurshme”, duke thënë se "po, e ka përgjuar" dhe se opozita e dikurshme, pra PS ka pasur të drejtë.

Në një vizitë që keni bërë në Uzinën e Mjekësit, keni deklaruar se jeni duke ndërmarrë një operacion si qeveri shqiptare për pastrimin e gjithë mbetjeve kimike në vendin tonë, gjithë ‘hot-spotet’. Është thjesht vullnet i mirë apo ka plan për të pastruar gjithë mbetjet kimike në Shqipëri?
Në fakt janë më shumë se mbetje kimike. Hot-spotet janë materiale të dëmshme, jo vetëm kimike, që kanë të bëjnë me municionet. Janë 13 të një risku të konsiderueshëm, ka një zyrë që deri dje ishte me shpenzimet e UNDP, me ekspertë që kanë çertifikuar sa herë hot-spotet e pastruara nga Forcat e Shqipërisë. Që kjo zyrë të vazhdojë të ekzistojë të paktën dhe një vit duhej të ngriheshin disa fonde për ekzistencën e kësaj zyre vetëm që mund të çertifikohej nëse jemi një vend i pastër ose jo. Pastrimi i kësaj zyre duhej të mbyllej në 2013-n.
 
Sa kushton operacioni?
Mbajtja e zyrës me suport të Ministrisë së Mbrojtjes, tregon vullnetin e mirë. Jo vetëm donatorët sjellin para, por dhe ne, partnerët në këtë gjë, që i takon në rradhë të parë vetëm qytetarëve shqiptarë. Besoj se do ngremë zyra, e duhen shpenzime të tjera, se këta ekspertë patjetër duhet të paguhen. Një arsye e tryezës ishte për këtë. Arsye tjetër është se kemi nevojë të largojmë mbetjet nga Qafë-Molla, atje ku mbetje të rrezikshme kimike janë paketuar, të sigurta 100 përqind. Ky ambalazhim mbijeton vetëm dy vjet. Brenda dy vjetësh, duhen fonde për t’i çuar jashtë Shqipërisë, për t’i eleminuar diku tjetër. Tjetër gjë është vazhdimi i ekzistencës të kësaj zyre dhe tendenca apo sforcot tona për të rritur fonde lidhur me këtë proces, që do të mundësojnë një grant bujar nga ana e SHBA, 1.3 milionë Euro. Qeveria gjermane e ka vendosur dhurimin me 50 mijë Euro e kërkohet dhe nga vende të tjera, anëtare ose jo të NATO-s që të mundësohen sa më shumë para, që pastrimi i Shqipërisë të bëhet njëherë e përgjithmonë.

Zyra do të evidentojë thjesht ku janë apo do të pastrojë këto mbetje?
Verifikon pas pastrimit tonë dhe çertifikon.

A do pastrohen këto?
Ne vazhdojmë të pastrojmë çdo ditë në gjithë ato pika ku mendohet se ka problem. Kostoja është shumë e lartë, thuajse e papërballueshme. Sot për sot për hot-spotet e rrezikshme është një vlerë 3.5 milionë Euro që nevojiten menjëherë për pastrimin e tyre. Nuk ka më mbetje shumë të rrezikshme kimike dhe kjo është e rëndësishme. Të fundit janë ato që u ripaketuan.
 
Në qendër, në Tiranë ka, te Uzina Dajti ka cianur…
Ka, por dhe ato janë eleminuar të gjitha nëpërmjet ekspertëve të Ministrisë së Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes është përgjegjëse për hot-spotet që kanë lidhje me elemente të armatimeve, prapavijës ushtarake. Në këto rrethana ku jemi. ka pasur disa elemente kimike që janë përdorur dikur për përdorim filmash, po aq të rrezikshëm sa mbetjet me karakter ushtarak. Janë të paktën 60-70 hot-spote të rrezikshme, që vijnë nga uzinat apo fabrikat dhe format e tjera. Ne hot-spote quajmë kryesisht vende ku ka pasur reparte ushtarake, municione, që duhet të çertifikohen nga kjo zyrë e financuar dikur nga PNUD. Janë të paktën 60- 70 hot spote të rrezikshme që vijnë nga uzinat apo fabrikat dhe format e tjera.

Kur përfundon Shqipëria në hartën e vendeve të pastra?
Duhej të përfundonte në fund të vitit 2013. Për shkak të mungesës së parave edhe këtë vit vazhdojmë të bëjmë maksimumin e mundshëm. Varet dhe nga tryeza e rëndësishme që realizuam në Mjekës. Më vjen mirë të them që ka qenë shumë e pranishme tryeza edhe nga pjesëmarrësit realë jo në dhomën e Sheratonit, as në sallonet e Rognerit, por atje ku realizohet procesi i demontimit të mbetjeve.

Po mbetjet e mbetjeve ku shkojnë?
Ka procedura që respektohen në mënyrë rigoroze. Mbetjet duhet të largohen nga Shqipëria ashtu siç duhet të largohen nga Qafë Molla.
Belgjika ka pranuar përshembull të asgjësojë mbetjet tona kimike në poligonet e saj. Ka disa specifika, kërkon teknologji mirëfilli të përparuar.
Shqipëria ka pasur ato sasi të armëve kimike që janë shpërbërë. Janë më së shumti të paketuara e eleminimi bëhet diku tjetër. 

Tani që gjakrat janë qetësuar pas protestave për refuzim të armëve kimike, kemi humbur shans apo nuk kemi ç’themi?
Pak nga të gjitha. E kemi humbur një shans. Ndodhta duhej ta trajtonim ndryshe. Gjithë aktorët bënë atë gjë. Në fund kemi bërë më të mirën, kemi respektuar vullnetin e popullit shqiptar.

Mos duhej trajtuar ndryshe në raport me publikun?
Besoj ekspertë ka pasur.

Kishte vetëm disa oficerë të traktatit të Varshavës.
Ata sot duhet të jetë në pension.

Asnjë nga oficerët e trajnuar nuk ka dalë për të folur. A ka pasur një mungesë qoftë profesionalizmi për të sqaruar punën?
Ju siguroj se në ushtrinë shqiptare ka akoma ekspertë të mirë të çështjeve kimike.
Për fat të keq sot ka pak ose aspak inxhinierë të kësaj fushe. Por sot ka. Janë po ata që e kanë bërë me armët kimike të mbetura në Shqipëri nga regjimi gjatë këtyre viteve,. Asnjë nuk ka ngritur zërin se ka ndodhur brenda parametrave që duhej të ndodhte dhe nuk ka ndodhur asnjë incident i asnjë mënyre.

Për shkak të armëve kimike,  keni venë re ngërç apo stepje në marrëdhëniet e dyanshme mes Shqipërisë dhe SHBA-ve?
Ju garantoj, se në gjithë rastet SHBA, po dhe Ministria e Mbrojtjes ka dërguar mesazhe, telefonata, është munduar të jetë vazhdimisht në kontakt për të shprehur mbështetje, jo vetëm për çështjen e armëve kimike por edhe për mbështetjen e luftës frontale që MM i ka shpallur korrupsionit, si gjithë qeveria. Është në vëmendjen e tyre, mbështetur prej tyre. Mendoj që është parë me shumë pozitivitet. Gjithkush ka përgjegjësitë e veta për këtë procedurë, gjithkush është i ndërgjegjshëm, që duhej menaxhuar ndryshe.

Si?
Ka një sërë elementesh që e bëjnë një gjë të funksionojë, duke përfshirë komunikimin me publikun, pa harruar BE, Nato e gjithçka që kjo ndërmarrje e jashtëzakonshme përmban. Të gjitha patën ngërrç, që çoi në finalizimin që nuk ishte ai që mund të kishte qenë i pranueshëm nga gjithë palët e interesuara.
Dua të them se Shqipëria mund të ndërmerrte këtë përgjegjësi, të ishte pjesë e një aksisoni të jashtëzakonshëm. 

Po këshilltarët ç’thoshin?
Këshilltarët dhe ekspertët e fushës siguronin që nuk do të kish asnjë problem të asnjë natyre, për sigurinë qoftë të qytetarëve por as faunës e florës përreth ku do të zhvillohej procesi.

Tani që quhet diçka e mbyllur, çfarë zone ishte zgjedhur për demontim? 
Kishte vlerësim të disa ambienteve apo zonave, por gjithsesi ambientet ishin të gjitha reparte ushtarake.

Repart ushtarak ishte dhe Gërdeci por ishte afër qendrave të banuara. Ku do ishte ky vend që mendoni do të ishte i sigurt?
Jeni i sigurt që Gërdeci është akoma repart ushtarak?
Kjo gjë mendohej të bëhej në zonë ushtarake totalisht në distancë të mjaftueshme sigurie nga zonat e banuara.

Kaq sekret është vendi?
Nuk besoj më se është në interes të punliklut të dijë. Publiku mori përgjigje pozitive nga kërkesa që i bëri kësaj qeverie. Ky ishte mësimi më i madh që kemi mësuar e i dhamë publikut.

Ku ishte vendi?
Ishte akoma e papërcaktuar, e pafiksuar.

Kuptoj që refuzoni ta thoni. Vazhdojmë me aspektin e ushtrisë. Në punët civile, futjen e ushtrisë në pastrimin e territorit, si e komentoni? Pse duhet të pastrojë ushtria? Perfekti i Shkodrës e quajti demagogji.
Ushtria duhet patjetër të marrë pjesë në aksione civile ushtarake. Ajo ka repartet e urgjencës. Besoj fort që një ndër emergjencat më të mëdha në këtë vend është ajo ambientale.

Lidhur me vizitën që keni bërë para pak ditësh në Athinë, u takuat edhe me kryeministrin Samaras. Sa i takon çështjeve të hapura me Greqinë. A i keni diskutuar këto çështje me homologun grek apo kryeministrin?
Me kryeministrin grek pata rastin të ndaj një temë mjaft të rëndësishme që është ajo e integrimit evropian. Greqia ka presidencën e radhës dhe me bisedën që pata me kryeministrin grek nuk pati kushte, por thelbi u vu në vijimin e reformave. Me homologun Avramopulos diskutuam çështje që lidhen thellësisht me mbrojtjen dhe politikat e mbrojtjes. Ata nuk kanë rikthyer policinë në kufirin shqiptar, por kanë bërë disa manovra si vend i NATO-s. Çështjet që kanë mbetur pezull midis Greqisë-dhe Shqipërisë u prekën me Presidentin Papulias. U diskutua çështja e detit, e toponimeve, e varrezave greke, si dhe ligjin e luftës. Ligji i luftës është në fuqi, pavarësisht se ka një vendim të qeverisë për të mos u konsideruar. Shikohet një pozitivistet në marrjen në shqyrtim për zgjidhjen e çështjeve. Ne kemi një vendim të Gjykatës sonë Kushtetuese lidhur me çështjen e detit, por ka marrëveshje ndërkombëtare që rregullojnë këto probleme. Toponimet mbeten një problem i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për ligjin e luftës mund të them se vullneti i mirë politik i shtyn gjërat të ndryshojnë.
 
Flasim për kufirin detar. Çfarë u bisedua?
Shumë shpejt do të nisin ekspertët për të analizuar këtë gjë. Ne e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Një nga gjërat që ne kemi kërkuar me insistim për të mundësuar grupe pune lidhur me toponimet. Besoj se kjo është shumë e rëndësishme për shqiptarët që jetojnë atje. Dhe grupet e punës janë ngritur. Gjërat nuk janë të shkruara njëherë e përgjithmonë por mund të ndryshojnë, dhe për këtë nevojitet vullneti i mirë. Në fokusin tonë sot, toponimet janë një nga diskutimet më të rëndësishme. Por mënyra se si do të veprohet është ende për t’u vendosur. Mund të them se jemi afër zgjidhjes së problemit të toponimeve. Në gjithë këto problematikë me shtetin fqinj besoj se kjo është çështja e parë që do të zgjidhet.
 
Problemi detar është në interes të përbashkët mes dy vendeve. Greqia kërkonte më parë që negociatat të vazhdonin mbi bazën e marrëveshjes të mëparshme që është rrëzuar. Si do procedohet?
Besoj se konventat ndërkombëtare do të ofrojnë zgjidhjen e drejtë. Për ne e rëndësishme është që territori i Shqipërisë të jetë ai që ka qenë, dhe të respektohen shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Nuk ka ndryshim të kufijve, por bashkëpunim mes dy vendeve, për të mirën e qytetarëve.
 
Po sa i takon çështjet së varrezave?
Ka dy komisioneve pune për të biseduar edhe për problemin e varrezave, për të rëndë dakord për teknikalitetet dhe mënyrën si do procedohet. Nuk e shikoj si çështje të vështirë, por teknikisht kërkon kohën e saj.
 
Ju keni bindjen se nga autoritetet greke nuk ka pasur kondicionim për dhënien e statusit kandidat?
Jo.
 
Dy dosjet që ju keni çuar si ministri për pararendësin tuaj Imami, çfarë elementësh ka që ju i keni nisur Prokurorisë?
Kam bindjen se ato janë dosje në hetim dhe duhet që organet kompetente të vijojnë hetimin dhe të respektojnë ligjin. Tu tregoj sesi i gjeta unë Forcat e Armatosura ditën e parë kur unë shkova në zyrë. Nuk përbën më një informacion të klasifikuar pasi kaloi kohë. Nuk kishte asnjë litër benzinë, as naftë, në sarbatorët e anijeve, makinave, kjo do të thotë se gatishmëria ishte zero. Për të mos folur për gjerat e tjera. Në të gjitha takimet ndërkombëtare që unë kam zhvilluar, kryefjala e takimit ishte korrupsioni që kishte përfshirë Forcat e Armatosura. Më thonin zonjë nuk mund të ndajmë informacion me ju, pasi këto janë institucione të korruptuara. Forcat e Armatosura të një vendi të NATO-s siç është Shqipëria nuk do të thotë se janë të pajisura apo të stërvitura si vendet e tjera anëtare. Forcat shqiptare po kalojnë një proces transformimi. Fondet e investuara, në miliona euro, para të taksapaguesve shqiptarë që kanë shkuar kudo, por nuk kanë shkuar aty ku duhet. duke i cilësuar si informacione të klasifikuara nuk janë raportuar askund.
 
Çfarë keni zbuluar ju tashmë në këtë ministri?
Ka një film shqiptar ku një artist i madh e pyet “Sa punë ka këtu?” dhe ai përgjigjet “Ka për sot dhe për nesër”. Do të sigurojmë transparencë pa më të voglën tendencë.
 
Si po reagon Prokuroria? E ka marrë seriozisht? Ka kërkuar bashkëpunim?
Duhet të pyesni zotin Llalla për këtë. Nuk e kam këtë informacion pasi duke pasur shumë punë për të bërë nuk mund të kem dhe këtë informacion.

E keni gjetur këtë akuzë?
Është akoma në investigimi, inspektim dhe auditim dhe që në momentin e parë do të bëhet publik edhe për median.
 
Gjasat si janë?
Besoj se opozita e atëhershme ka pasur të drejtë.
 
SHIKU i ka survejuar drejtuesit e PD?
Besoj në këtë mënyrë. Do të hedhë dritë mbi një situatë ose ndodhi apo më shumë ndodhi për të cilat opozita ka pretenduar gjëra antikushtetuese në shkelje të plotë të ligjore, në abuzim të plotë me shtetin.
 
Survejimi përfshinte intervejime telefonike?
Nuk di të them. Nuk e kam këtë informacion

Për çfarë survejimi bëhet fjalë?
Nuk di. Ajo që di është se agjencia e shërbimit informatv të Ushtrisë ka detyrë të japi informacion për vendet dhe në vendet ku forcat tona veprojnë, si Afganistani, forcat në KFOR, ku forcat tona janë pjesë e trupave paqeruajtëse. Pra nuk duhet jenë te MM, por në Irak, Afganistan.
 
Ju i keni çuar?
Jo, për momentin besoj se forcat tona janë të sigurta se është dikush tjetër që e bën këtë gjë.
 
Ç’garanci i jepni?
Garancia është zbatimi i ligjt.
 
Jeni të hapur për një komision?
 Absolutisht. Anëtarët e komisionit të sigurisë kanë të drejta që ligjui u jep për investigim.
 
Nuk do të bëni si Imami?
E kotë të përgjigjem. Nuk do të jetë kurrë ky rasti im.
 
Si janë marrëdhëniet me Nishanin?
Institucionale, pozitive.
 
I raportoni, se herë pas here se ai thotë nuk kam raportime?
Presidenti i Republikës ka gjithë mekanzimat ligjore për të pasur informacionin që do të ketë. Nuk ka asnjë problem.
 
E ka mbledhur Këshillin e Sigurisë?

Në dijeninë time deri tani nuk e ka mbledhur se unë do të isha.
 
Si  i keni marrëdhëniert me Berishën, se në replikat pak ditë më parë në parlament u bënë shumë vetë kurioz kur përmendët babain tuaj. Si është e vërteta?
Nuk besoj është e drejtë të ndaj këtë gjë personale se nuk është në interes të publikut. Është krejt personale. T’ju them të drejtën nuk do të kisha dashur kurrë ta përdorja atë emër, atë të babait tim për asgjë që ka lidhje me punën që bëj se është njeriu që më ka dhënë jetë e kam mësuar shumë më shumë se nga shumë të tjerë. Një njeri që kam dashur shumë. Humbja shumë e hershme e tij më ka lënë një plagë.
 
Berisha është kujdesur si mjek për babain tuaj?

Ajo është. Pjesën tjetër pastaj e dini, vazhdimin e fjalisë.
 
Si është situata e PS-së në grupin parlamentar. Media thotë se ka grupe të pakënaqura? Ka një perceptim që grupi parlamentar nuk është aq aktiv në parlament.
Nuk e shoh kështu. Nëse keni këtë percpetim është nga shumë emra të rinj në grupin paralmentar, që nuk kanë eksperiencën dhe guximin për të treguar atë që kanë e dinë.
 
Kur janë aktivë janë shpesh dhe kritikë nda z.Rama.
Unë kam parasysh z. Braçe, senatorin më aktiv që është absolutisht nga mbështetësit më të mëdhenj. E falenderoj pa masë.
 
Po për vërejtjet e z. Blushi ç’mendim keni?
Cila?
 
Që nga zëri kundër për emrat e ambasadorëve të rinj.
Është në të drejtën e Blushit të bëjë pyetje e të ketë komente për kandidaturat.
PS është e madhe dhe me përmasa të konsiderueshme demokracie brenda vetes. Mendoj është ‘ok’ që është kështu. Ka rezistuar në vite duke qenë e tillë, duke pasur këtë përballje opinionesh, këtë debat dhe më rri mirë kështu siç është.
 
Edhe kur kërcënon kryeministrin?
Më rri mirë.
 
Kanë të drejtë apo...
Se kur është në përmirësim të punës duhet të jetë ashtu, gjë që nuk e shoh për fat të keq te partia tjetër, partia e madhe opozitare, PD.
 
Po afrohen zgjedhjet lokale. Jeni e gatshme të jeni kandiate e PS?
Kam marrë detyrë të rëndësishme, të qënit ministre e Mbrojtjes në një vend që është pjesë e Nato-s. Besoj se jemi në proces të rëndësishëm transformimi dhe rikonstruktimi dhe ndryshimi të bazës ligjore, që tashmë është vjetëruar. Nuk është reflektuar futja e Shqipërisë në NATO. Ligjet janë të 2002, 2004.
Shpresoj me punën time të ndihmoj këtë transformim të forcave të armatosura.
 
Një vit keni?
Do më duhej më shumë në fakt sipas llogarive të mia dhe ekspertëve të fushës.
 
Nëse do t’ju kërkonte Rama të kandidonit?
Besoj shumë te brezi i ri. Do kisha dashur shumë të shihja një të ri në drejtimin e kryeqyetit. Ky është një opinion personal.
 
Do të thoni ju..
Përgjigja ime: nuk jam e re.
 
Jeni e re. Tani nis politika.
Kam eksperiencat e mia për shkak të të cilave nuk konsiderohem më e re, as në politikë, as në punë, as në moshë.
 
Nëse Rama do t’jua kërkonte një gjë të tillë, do thoshit po?
Do e mendoja si deri më sot por vazhdoj të jem e fokusuar në reformat brenda forcave të armatosura.
 
Redaksia Online
(e.s/b.g/shqiptarja.com)