TIRANË - Ardian Fullani, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë i proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” do vijojë të hetohet nga prokurori Ndini Tavani.
 
Ky i fundit është caktuar nga kryeprokurori Llalla, menjëherë pas komandimit të Ramadan Trocit, si drejtues në prokurorinë e Vlorës. Prokuroria e Tiranës thotë se hetimet mund të zgjasin edhe për disa ditë, pasi në datën 20 janar përfundon edhe afati i shtyrjes së hetimeve.