Nuk u zgjodh në legjislaturën 2017-2021 ish deputeti Alfred Peza do të gjykohet tashmë nga krimet e rënda për akuzën e evazionit fiskal, pastrimit të parave dhe deklarimit të rremë të pasurive.
Ishte ky vendimi i kolegjit penal pranë gjykatës së lartë kryesuar nga relatori Shkëlzen Selimi. Ku u vendos ta pranohet kërkesë e prokurorisë për të transferuar këtë gjykim pranë krimeve të rënda.
Akuza pritet të përfaqësohet nga prokuroria e krimeve të rënda ndryshe nga deri më tani ku ishin prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme ata që paraqiteshin në gjyq.
Pak muaj më parë ndaj Alfred Pezës u ngritën tre akuza pasi sipas hetimeve të prokurorisë ai kish blerë aksione në vlerën e afro 1 milion euro pranë një banke të nivelit të dytë pa justifikuar burimin e pasurisë.
Vetë Peza e ka mohuar disa herë akuzën duke deklaruar se gjithçka i atribuohej ishte një sulm politik por tashmë pritet që përball drejtësisë ai të gjykohet me ligjin antimafia.
Ky transferim i gjykimit për tek krimet e rënda vjen pas moskompetencës të shpallur nga kolegji penal pasi Peza nuk është më deputeti ndërsa dosja pranë gjykatës së lartë qëndroi për 4 muaj duke mos u zhvilluar asnjë seancë.
Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO