TIRANE - Në shtator të vitit 2012, prokuroria e Tiranës pushoi hetimet për vrasjen e juristes 32-vjeçare Aurora Trashani(foto). Në lidhje me ngjarjen organi i akuzës shpalli në kërkim Romeo Vidën, emigrantin me të cilin dyshohej se Trashani kish lidhje, por për të cilin prokuroria nuk pati kurrë prova të mjaftueshme dhe vrasja mbeti pa autor. Ditët e fundit, Prokuroria e Përgjithshme ka urdhëruar edhe rihapjen e dosjes “Aurora Trashani”, e cila u ekzekutua në 1 shkurt të vitit 2011. Rasti u raportua fillimisht si asfiksi nga zjarri, por gjetja e shumë fijeve shkrepëseje pranë shtratit të 32-vjeçares, hodhi dhe dyshimet e para për vrasje. Pas dërgimit të trupit për ekspertim, mjeko-ligjorët zbuluan se vdekja kishte ardhur si pasojë e 60 goditjeve me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Pasi u vërtetua pista e vrasjes, policia arrestoi një taksist si bashkëpunëtor në krim. Abedin Mulaj u arrestua dhe më pas u la i lirë për mungesë provash. Dyshimet e prokurorisë ishin se Mulaj kishte shoqëruar autorin kryesor të dyshuar, Vidën, nga aeroporti për në shtëpinë e 32-vjeçares natën e krimit.
FUSHATA
Llalla urdhëron zbardhjen e vrasjeve më të bujshme
Përgjatë ditëve të fundit, një sërë dosjesh të cilat janë pa ende autor, janë rihapur pas një urdhri të Prokurorit të Përgjithshëm. Rasti i parë i cili u bë publik ishte dosja “Eleni Basho”, ngjarje e cila mbetet ende pa autor. Pak kohë pas vrasjes së farmacistes policia arrestoi bashkëshortin e saj, Ilia Basho, i cili pas procesit gjyqësor në ngarkim të tij, u la i lirë nga gjykata për mungesë provash. Rasti “Aurora Trashani” është dosja e dytë e kërkuar nga Llalla, për vënien e personave përgjegjës përpara drejtësisë. Edhe në lidhje me këtë ngjarje policia dhe prokuroria patën një të arrestuar si bashkëpunëtor në krim, i cili u la i lirë. Ndërkohë si autor i dyshuar u dyshua personi me të cilin Trashani kishte pasur lidhje intime prej muajsh. Ndër provat e vetme që prokuroria kishte ndaj Romeo Vidës, ishin mesazhet private të shkëmbyera në rrjetin social Facebook mes tij dhe Trashanit. Vida mbetet ende në kërkim policor, ndërkohë që akuza vendosi rihapjen e çështjes. Përgjatë së martës u bë publike edhe rihapja e hetimeve për nëndrejtorin e SHISH-it në Durrës, Isa Çopën, i ekzekutuar afro dy vite më parë. Në lidhje me këtë ngjarje policia dhe prokuroria nuk patën kurrë të dyshuar konkretë, pasi nuk arritën të gjenin kurrë motivin që çoi në ekzekutimin e 49-vjeçarit.
(b.mshqiptarja.com)
/Shqiptarja.com