Sot në GJKKO mbahet seanca e radhës paraprake për dosjen në ngarkim të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe tre personave të tjerë.
Ish deputetja dhe ish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk i ka kursyer batutat me gazetarët në hyrje të godinës.
“Mirëmëngjesi të gjithëve, tani po ikim drejt një beteje ligjore shumë domethënëse. Çfarë mendimi keni për Big Brother? Po iki tani, shihemi së shpejti”, u shpreh Monika Kryemadhi.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit të vitit të kaluar, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje.
Komente












