TIRANË- Pas një odiseje të gjatë në seancat paraprake, për ish presidentin Ilir Meta dhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi do të nisë procesi gjyqësor, pavarësisht kundërshtimeve të tyre dhe pretendimeve se gjithçka ndaj tyre ka pasur një dirgjim politik. Të dy akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në gjykim të shkurtuar, tre personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje, Pirro Xhixho, nën akuzën e korrupsionit, Fatime Kryemadhi, e ëma e Monikës, dhe Ema Çoku, mikeshë po e ish deputetes, të dyja nën akuzën e pastrimit të parave. Meta e Kryemadhi rrezikojnë mbi 10 vite burgim nëse do të gjenden fajtorë për akuzat e ngritura nga prokuroria e Posaçme.
***
Gjyqtares së seancës paraprake, Irena Gjoka, iu deshën plot shtatë muaj për të vendosur kalimin për gjykim të dosjes penale ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.
Treshja e prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, mbylli hetimet dhe kërkoi kalimin e çështjes për gjykim në 29 gusht të vitit të kaluar. Seanca e parë paraprake, u zhvillua në shtator, dhe prej atëherë shumë të tjera dështuan ose u shtynë për shkak të kërkesave të avokatëve mbrojtës.
Sipas Prokurorisë së Posaçme Meta dhe Kryemadhi përdorën një sërë skemash korruptive, influencën dhe pushtetin e tyre politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, për të pastruar paratë e korrupsioni dhe fshehën pasuri e nuk deklaruan shpenzime të konsiderueshme. Ndaj tyre rëndojnë të njëjtat akuza: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Meta dhe Kryemadhi kërkuan pushimin e çështjes, me argumentin se nuk ekziston vepër penale, ose në alternativë rikthimin e saj për hetime të mëtejshme. Ata paraqitën një sërë kërkesash për papërdorshmëri dhe pavlefshmëri provash, kryesisht të lidhura me zbardhjen e celularëve të Kryemadhit. Por këto kërkesa u rrëzuan nga gjyqtarja në nisje të seancës.
Vendimi për kalimin e çështjes për gjykim, solli reagime nga avokati i Metës, Kujtim Cakrani, dhe nga vetë Kryemadhi, të cilët u shfaqën krah njëri tjetrit duke pretenduar se vendimi është marrë nën presion.
“Sa i përket vendimit të sotëm, mund të them ishte një vendim nën presion. Pranoi që në dosje 90% e akuzës së prokurorëve nuk ka asnjë provë. Prokurorët në 80% të akuzave thonë që ne i kemi perceptime, unë mund t’iu them që në dosje s’ka asgjë. Do shikoni, kam paguar për dashnorët apo jo”, tha Kryemadhi.
Në të njejtën linjë edhe vetë Meta në një reagim të tij në Facebook, ku hodhi akuza për drejtësi me regji dhe u shpreh se megjithatë, “përfundimi i seancës paraprake na jep lirinë që të çmontohen publikisht të gjitha gënjeshtrat, falsifikimet dhe mashtrimet që ndodhen në fashikuj”.
Kryemadhi nuk foli vetëm për veten e saj, por komentoi dhe çështjen ndaj ish-bashkëshortit. Duke tymosur duhan, Kryemadhi u shfaq e qetë, përveç një momenti kur u detyrua të korrigjonte një lapsus të avokatit
Cakrani: Duhet të kuptoni Zoti Meta dhe Kryemadhi nuk ishin familjarë…
Kryemadhi: Jam zonja, o shoku.
Më pas ajo nuk kurseu as batutat për përdorimin e kartave të kreditit.
"Do kënaqeni tani, do shikoni kam paguar apo jo për dashnorët", tha Kryemadhi.
Meta akuzohet për tre raste korrupsioni. Më kryesorja afera CEZ-DIA, ku presidenti i Partisë së Lirisë akuzohet se përfitoi shuma të mëdha parash.
Dy rastet e tjera të korrupsionit Meta-Kryemadhi i kanë kryer në bashkëpunim. E para favorizimi i biznesmenit Adrian Shatku për t’u futur me firmën e tij në tregun e fibrave optike për shërbimin e internetit. Kushëriri i Kryemadhit ia shpërbleu më pas çiftit me pagesa lobimi dhe karta krediti që familja i përdorte në udhëtime në vendet më të shtrenjta të globit. Për këtë episod i pandehur është edhe ish kreu i AKEP, Piro Xhixho.
Rasti i tretë lidhet me marrëdhënien me një biznesmen në Tiranë, për të cilin çifti ndërhynte në institucionet shtetërore për favorizime, madje në një rast propozuan edhe një ligj që i leverdiste atij.
Si Meta dhe Kryemadhi, nuk kanë pranuar gjykim të shkurtuar, ndryshe nga tre të tjerët e përfshirë në dosje, Piro Xhixho, nën akuzën e korrupsionit, Fatime Kryemadhi, e ëma e Monikës, dhe Ema Çoku, mikeshë po e ish deputetes, të dyja nën akuzën e pastrimit të parave.
Ilir Meta, në burg prej 21 tetorit 2024, dhe Monika Kryemadhi në detyrim paraqitje, nëse shpallen fajtorë rrezikojnë mbi 10 vite burg, sidomos për pastrimin e parave që parashikon një dënim minimalisht 7 vite dhe maksimalisht 15 vite burgim.
Akuzat: Korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie
Akuzat: Korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie
Akuza: Korrupsion
Akuza: Pastrim Parash
Akuza: Pastrim Parash
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Pas vendimit të GJKKO për të kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë, avokati i kreut të Partisë së Lirisë ka folur për gazetarët.
Ndërkohë që Cakrani po shprehte rezervat e tij ndaj vendimit të kësaj të mërkure, Kryemadhi nuk kurseu batuat dhe ironitë.
Kujtim Cakrani: Do të vendos në dispozicion prova që e kishim të ndaluar deri tani.
Kryemadhi: Do kënaqeni tani, do shikoni kam paguar apo jo për dashnorët.
Cakrani: Keni dëgjuar ndonjëherë që të ketë korrupsion pasiv, por nuk ka korrupsion aktiv. Nuk ka një sqarim nga organi i procedurës sa është dëmi dhe kujt i është bërë dëmi. Dëgjo unë ia thashë edhe prokurorit që çdo gjë bëhet në dy, edhe seksi bëhet në dy, edhe korrupsioni bëhet në dy. Monika thotë në tre.
Kryemadhi: Vetëm Rogerti (banor i Big Brother Vip) ta sqaron ty këtë. Rogerti thotë që bëhet në pesë.
Cakrani: Nuk i di këto lloj stile Kamasutra unë Monika. Problemi qëndron në vetëm kjo prokurori mund të thotë që ka korrupsion pasiv por nuk ka aktiv. Sqarojeni ju. Kjo do jetë pyetja që ne kërkojmë përgjigje. Jo shiko, korrupsioni aktiv parashkruhet por kur vjen realiteti thotë që ka pasur korrupsion aktiv dhe ka emër e mbiemër. Më thoni ju si mund të kalojë çështja për gjykim për persona që dyshohet se janë aktiv në korrupsion. Meta ishte shumë i qetë. Ma tha që unë duhet t’ia u them: Mezi po e priste që çështja të kalonte në gjykim sepse ai do të përballet në sallë dhe gazetarët dhe do jetë një gjyq i hapur. Meta ka qenë transparent. Ne do bëjmë dhe konferencë shtypi dhe do të nxjerrim të gjitha provat.

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar pasi GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj tij dhe 4 të pandehurve të tjerë. Meta thekson se gjykata ka konstatuar mungesë të veprimeve hetimore nga ana e prokurorisë, por pavarësisht kësaj ka vendosur vijimin e çështjes në gjyq.
Reagimi i plotë i Ilir Metës
Dihet se e gjithë Ramaforma ishte një Drejtësi me Regji, për të shtuar korrupsionin në përmasa skizofrenike në Shqipëri, siç e provoi edhe raporti i Transparency International, që faktoi përkeqësimin me 11 vende, krahasuar me një vit më parë. Sot u shënua edhe një gjykim “me risi”.
Edhe pse gjykatësja konstatoi drejtësinë e shumë pretendimeve tona, me mungesën e qëllimshme të veprimeve hetimore nga akuza për moszbardhjen e së vërtetës, në vend që të kërkonte që të bëheshin këto hetime të domosdoshme, por të shmangura qëllimisht deri tani, vendosi që çështja të kalojë në gjykim, por edhe listoi të gjitha veprimet hetimore, që duhen bërë njëkohësisht për zbardhjen e së vërtetës.
Pra tani nuk do të kemi vetëm gjykim por paralelisht edhe hetim. Sidoqoftë, duke shprehur keqardhjen që humbëm 6 muaj kohë, edhe pse u dokumentuan shumë gënjeshtra të akuzës gjatë këtij procesi, mezi presim fillimin e gjykimit në themel dhe i ftoj të gjithë gazetarët dhe të gjithë trupin diplomatik në Tiranë që të ndjekin çdo seancë.
Përfundimi i seancës paraprake na jep lirinë që të çmontojmë publikisht të gjitha gënjeshtrat, falsifikimet dhe mashtrimet që ndodhen në fashikuj.
Falenderoj dy avokatët e mi, Kujtim Cakrani dhe Gylsen Zhllima për punën e tyre dhe për pranimin e të gjithë provave të reja nga gjykata, të paraqitura prej tyre, të cilat prokurorët i kishin shmangur qëllimisht. I paçuditur nga bllokimi recidivist i integrimit europian nga Edi Rama, i cili ka tmerr edhe nga drejtësia e tij.

SPAK thotë se janë të paktën 6 episode, mbi të cilat ka ngritur dyshime për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë Ilir Metën, Monika Kryemadhin, atë të korrupsionit për ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixho (babai i deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho) dhe pastrimit të parave ndaj Ema Çokut, mikeshë e Monika Kryemadhit.
Episodi i parë lidhet me procedurat e kontratës së shërbimit CEZ-DIA, e konsideruar gjithmonë si një prej aferave më të mëdha korruptive. SPAK thotë se nga hetimet ka rezultuar se Ilir Meta, si ish-ministër i Energjetikës, përdori pushtetin për lidhjen e kontratës për borxhet e CEZ, ku DIA me administrator Kastriot Ismailin, fitoi 6.5 milionë euro edhe pse nuk përmbushte kriteret ligjore. Në këmbim, SPAK thotë se Meta ka kërkuar dhe ka marrë shuma të konsiderueshme parash kur si ministër duhet edhe të monitoronte zbatimin e kësaj kontrate.
Episodi i dytë në ngarkim të Metës dhe Kryemadhit shkon në vitin 2014, kur sipas SPAK të dy kanë ndërhyrë në institucione shtetërore dhe kompani celulare që një një firmë e huaj të futej në tregun e fibrave optike për shërbimin e internetit. Kjo kontratë është lidhur dhe Meta e Kryemadhi – thotë Spak - kanë marrë pjesën e tyre të fitimit dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i kompanisë, ndërsa të gjitha shpenzimet që kanë bërë me këto karta nuk i kanë deklaruar. Për këtë kontratë është përdorur Pirro Xhixho, në atë kohë kreu i AKEP, i cili me porosi të Metës sipas hetuesve ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizimin e marrëveshjes, madje ka lejuar firmën private të ushtrojë aktivitetin në shkelje të ligjit.
Episodi i tretë i SPAK zbardh marrëdhënien korruptive të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me një biznesmen në Tiranë nga i cili përfituan përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të biznesmenit në fjalë. Monika Kryemadhi ka marrë përsipër edhe ka çuar deri në fund edhe ndryshimin e një ligji me porosi të këtij biznesmeni.
Episodi i katërt, kur në vitet 2016-2017, Ilir Meta, si kryetar i LSI, lidhi kontrata lobimi me 2 kompani amerikane dhe vetëm një pjesë e parave është bërë përmes llogarive të LSI ndërsa shifra 463 mijë dollarë jo. Madje këto para as nuk janë pasqyruar në bilancet e shpenzimeve në KQZ.
Episodi i pestë që ngre dyshimet për pastrim parash nga çifti Meta-Kryemadhi SPAK lidhet me blerjen e një apartamenti 310 mijë euro në zonën e ish-bllokut në Tiranë të justifikuar me një kredi të marrë nga nëna e Monikës, Fatime Kryemadhi. Por SPAK thotë se shuma e plotë 310 mijë euro u derdh cash nga vjehrra e Metës, dhe kredia u përdor si mbulesë për të pastruar paratë që vinin nga aktiviteti i paligjshëm i Metës e Kryemadhit.
Episodi i gjashtë, evidentohen shpenzimet e padeklaruara mjekësore të Meta-Kryemadhit gjatë viteve 2013-2019, në total 106 mijë euro, 86 mijë prej të cilave paguar në cash.
Sa i përket mosdeklarimit të pasurisë, Ilir Meta ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka lidhje me shpenzimet që ka bërë Monika Kryemadhi kur ata kanë qenë të martuar. Por kjo gjë nuk e ka shfajësuar atë nga këto shpenzime të cilat duhet të ishin deklaruar nga çifti në atë kohë Meta-Kryemadhi.
GJKKO vendosi kalimin për gjykim të dosjes Meta-Kryemadhi dhe 3 të tjerëve të pandehur. Ish-deputetja Monika Kryemadhi hodhi akuza për sistemin e drejtësisë, duke thënë se gjithë procesi ndaj saj dhe Metës ishte një gjyq politik. Sipas saj, Gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur nën presion.
Monika Kryemadhi: Do ta shihni mjerimin qytetar dhe ligjor të sistemit të drejtësisë që SHBA dhe BE kanë harxhuar 140 mln euro për të sjellë një inkuizicion politik. Akuzohemi se kemi bërë korrupsion unë me Shatkun, por nuk është marrë kurrë në pyetje. Nuk është çuar qoftë një letër porosi për të pyetur nëse ekziston ky njeri. Kjo është një drejtësi qesharake. Por ka një gjë të mirë ky vendim, se për në Strasburg Metës i jep shans të madh, jo vetëm për të zbardhur çështjen në lidhje me veten e tij, por edhe për të treguar që ato miliona dollarë taksapaguesit amerikanë dh evropianë kanë paguar për një sistem drejtësie, për të cilën kryepolicët e drejtësisë thonë që gjykata afërmendsh merr vendimin që thotë prokuroria. Unë s’kam asnjë lloj surprize. Ky është gjyq politik, ka qenë gjyq politik. Kam frikë se videot e Agasit kërcënojnë shumë njerëz edhe brenda GJKKO. Fatin tonë në dorë nuk e ka as GJKKO-ja, as Prokuroria, fatin tonë e kemi vet në dorë, kjo është betejë me opinionin publik, beteja me drejtësinë ka munguar. Beteja jonë është betejë me vetveten dhe me zotin.
Monika Kryemadhi: Sa i përket vendimit të sotëm, mund të them ishte një vendim nën presion.
Gazetarët: Gjyqtarja nën presion?
Monika Kryemadhi: Patjetër, sepse pranoi që në dosje 90% e akuzës së prokurorëve nuk ka asnjë provë. Prokurorët në 80% të akuzave thonë që ne i kemi perceptime, unë mund t’iu them që në dosje s’ka asgjë. Do shikoni, kam paguar për dashnorët apo jo.
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani tha se kalimi për gjykim i dosjes, ka çuar në përfundimin e procesit ligjor për Metën dhe nisjen e çështjes politike. Ckarani tha se pavarësisht se vetë gjykata kontaoi e ka mungesë të provave, i injoroi kërkesat e të pandehurve për t’i plotësuar duke thënë se çështja do të shqyrtohet në themel.
“Gjykata pasi relatoi kërkesat tona kur ne i kishim të bazuara për plotësim hetimet, gjykata i konstatoi se hetimet janë të paplota. Gjykata përsëri nuk u ngrit dot në lartësinë që kërkon detyra, nuk pranoi kërkesat dhe e kali çështjen për gjykim duke thënë që këto çështje zgjidhen vetëm në themel. Gjykata e themelit do të bëjë dhe prokurorin dhe gjykatësin. Nuk ka asnjë të re, sot ka përfunduar çështja ligjore në themel fillon çështja politike. Kjo është një procedurë koti. Kemi 7 muaj që merremi me gjykatën dhe janë tallur me avokatët.
Mangësitë e hetimeve ka qenë dëshmitë që duhet të merreshin në SHBA që gjykata i konstatoi, dëshmitë në Shqipëri me parlamentarët shqiptarë, që nga Rama dhe të gjitha ta që ideuan ligjin për minierat. Gjykata përsëri tha që duhet të merren në themel. Prova të tjera, janë prova të tjera që Kryemadhi ka bërë dhe aktet e vlerësimet financiare që dhe aty ka mangësi. Kryemadhi e Meta nuk shin familjarë. Kanë qenë dy deputetë, kanë pasur role të ndryshe ne jetën politike”, tha Kujtim Cakrani.
Ish-deputetja, Monika Kryemadhi e cila tashmë i është futur edhe botës së kinematografisë ka komentuar para GJKKO edhe filmin në të cilin luan, “Me fat”. Mes batutave, Kryemadhi i pyeti gazetarët dhe operatorët para GJKKO-së nëse e kanë parë filmin dhe a u ka pëlqyer.
Kryemadhi: Të pëlqeu filmi. Mirë ishte. Do shohim çfarë vendimi do na japë gjyqtarja. Pse nuk erdhe te filmi dje?
Isha.
Kryemadhi: Hyre fshehtas ëë.
Komente









EDHE PAK MONIKA EDHE DO LUASH FILM NE BURG ME TITULL...NATEN NE ORET E VONA NE BURG....
Përgjigju