TIRANË- Pas gati 8 muajsh seancë paraprake, GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, nënën e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, në kuadër të hetimit për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA.
Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli javën e kaluar shqyrtimin e dosjes. Ajo ka rrëzuar të gjitha kërkesat e të pandehurve për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave.
Në këtë proces të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi, mamaja e ish kryetares së LSI. Xhixho, babai i zv. presidentes aktuale të PL-së Erisa Xhixho, akuzohet për korrupsion, ndërsa dy të tjerat për pastrim parash.
Ish-deputetja Kryemadhi hodhi akuza për gjyq politik, ndërsa tha se gjyqtarja Irena Gjoka vendosi nën presion.
SPAK mbylli hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi më 28 korrik të vitit të kaluar dhe në fund të gushtit e dërgoi çështjen në gjykatë. Dosja përfshin tre hetime, çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror. Nga pesë të pandehurit, i vetmi që ndodhet në burg është Ilir Meta, i arrestuar në tetor të vitit 2024. Të gjitha kërkesat e tij për ndryshim të masës së sigurisë janë rrëzuar, përfshirë edhe një kërkesë të shqyrtuar së fundmi nga Gjykata e Lartë.
Akuzat: Korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie
Akuzat: Korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie
Akuza: Korrupsion
Akuza: Pastrim Parash
Akuza: Pastrim Parash
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi në përditësim....
GJKKO vendosi kalimin për gjykim të dosjes Meta-Kryemadhi dhe 3 të tjerëve të pandehur. Ish-deputetja Monika Kryemadhi hodhi akuza për sistemin e drejtësisë, duke thënë se gjithë procesi ndaj saj dhe Metës ishte një gjyq politik. Sipas saj, Gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur nën presion.
Do ta shihni mjerimin qytetar dhe ligjor të sistemit të drejtësisë që SHBA dhe BE kanë harxhuar 140 mln euro për të sjellë një inkuizicion politik. Akuzohemi se kemi bërë korrupsion unë me Shatkun, por nuk është marrë kurrë në pyetje. Nuk është çuar qoftë një letër porosi për të pyetur nëse ekziston ky njeri.
Monika Kryemadhi: Kjo është një drejtësi qesharake. Por ka një gjë të mirë ky vendim, se për në Strasburg Metës i jep shans të madh, jo vetëm për të zbardhur çështjen në lidhje me veten e tij, por edhe për të treguar që ato miliona dollarë taksapaguesit amerikanë dh evropianë kanë paguar për një sistem drejtësie, për të cilën kryepolicët e drejtësisë thonë që gjykata afërmendsh merr vendimin që thotë prokuroria. Unë s’kam asnjë lloj surprize. Ky është gjyq politik, ka qenë gjyq politik. Kam frikë se videot e Agasit kërcënojnë shumë njerëz edhe brenda GJKKO. Fatin tonë në dorë nuk e ka as GJKKO-ja, as Prokuroria, fatin tonë e kemi vet në dorë, kjo është betejë me opinionin publik, beteja me drejtësinë ka munguar. Beteja jonë është betejë me vetveten dhe me zotin.
Monika Kryemadhi: Sa i përket vendimit të sotëm, mund të them ishte një vendim nën presion.
Gazetarët: Gjyqtarja nën presion?
Monika Kryemadhi: Patjetër, sepse pranoi që në dosje 90% e akuzës së prokurorëve nuk ka asnjë provë. Prokurorët në 80% të akuzave thonë që ne i kemi perceptime, unë mund t’iu them që në dosje s’ka asgjë. Do shikoni, kam paguar për dashnorët apo jo.
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani tha se kalimi për gjykim i dosjes, ka çuar në përfundimin e procesit ligjor për Metën dhe nisjen e çështjes politike. Ckarani tha se pavarësisht se vetë gjykata kontaoi e ka mungesë të provave, i injoroi kërkesat e të pandehurve për t’i plotësuar duke thënë se çështja do të shqyrtohet në themel.
“Gjykata pasi relatoi kërkesat tona kur ne i kishim të bazuara për plotësim hetimet, gjykata i konstatoi se hetimet janë të paplota. Gjykata përsëri nuk u ngrit dot në lartësinë që kërkon detyra, nuk pranoi kërkesat dhe e kali çështjen për gjykim duke thënë që këto çështje zgjidhen vetëm në themel. Gjykata e themelit do të bëjë dhe prokurorin dhe gjykatësin. Nuk ka asnjë të re, sot ka përfunduar çështja ligjore në themel fillon çështja politike. Kjo është një procedurë koti. Kemi 7 muaj që merremi me gjykatën dhe janë tallur me avokatët.
Mangësitë e hetimeve ka qenë dëshmitë që duhet të merreshin në SHBA që gjykata i konstatoi, dëshmitë në Shqipëri me parlamentarët shqiptarë, që nga Rama dhe të gjitha ta që ideuan ligjin për minierat. Gjykata përsëri tha që duhet të merren në themel. Prova të tjera, janë prova të tjera që Kryemadhi ka bërë dhe aktet e vlerësimet financiare që dhe aty ka mangësi. Kryemadhi e Meta nuk shin familjarë. Kanë qenë dy deputetë, kanë pasur role të ndryshe ne jetën politike”, tha Kujtim Cakrani.
Ish-deputetja, Monika Kryemadhi e cila tashmë i është futur edhe botës së kinematografisë ka komentuar para GJKKO edhe filmin në të cilin luan, “Me fat”. Mes batutave, Kryemadhi i pyeti gazetarët dhe operatorët para GJKKO-së nëse e kanë parë filmin dhe a u ka pëlqyer.
Kryemadhi: Të pëlqeu filmi. Mirë ishte. Do shohim çfarë vendimi do na japë gjyqtarja. Pse nuk erdhe te filmi dje?
Isha.
Kryemadhi: Hyre fshehtas ëë.
Komente








