Dosja Metamorfoza/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish-shefin e Krimeve e 5 të tjerë! Shpall moskompetencë për Erzen Breçanin e ish-policen e Interpol

Dosja Metamorfoza/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish-shefin e Krimeve e 5 të tjerë! Shpall moskompetencë për Erzen Breçanin e ish-policen e Interpol

1738583193_dedangjoni.JPG

Foto: Dedan Gjoni

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, për disa nga të akuzuarit e grupit të trafikut të drogës, i cili u godit në muajin nëntor të vitit 2023 nga SPAK. 

Trupa e gjykimit e përbërë nga Erjon Çela kryesues, Bib Ndreca dhe Ardit Mustafaj anëtarë, pranuan kërkesën e 6 të akuzuarve për tu gjykuar me formën e procedurës së shkurtuar, nga e cila mund të përfitojnë ulje të dënimit në rast se shpallen fajtor për akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme. 

Konkretisht u pranua kërkesa e ish-shefit të krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjoni, Adrian Cenaj, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Ismail Zeneli dhe Albert Prenga, ndërsa Jonida Babameto ish-specialiste në zyrën e Interpol Tirana dhe Erzen Breçani ish-zevëndës drejtuesi i policisë Tiranë kërkuan gjykim të zakonshëm. GJKKO shpalli moskompetencë për Breçanin dhe Babameton dhe gjykimi i tyre i kalon Gjykatës së Tiranës. 


Lajmi kryesor:

‘Metamorfoza’/ GJKKO shpall moskompetencë për Breçanin, ia kalon Gjykatës së Tiranës! SPAK: Përdori pinin e Nuredin Dumanit në SkyECC! Ish-zyrtari: HEC-in e ndërtova me lekët e vëllasë


Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Zgjedhjet e 11 majit, mendoni se Parlamenti i ri do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

“PS, mjet për transformimin e PS”, Spiropali-deputetëve: Në listën e hapur apo të mbyllur, kontributi juaj do të vlerësohet

“PS, mjet për transformimin e PS”, Spiropali-deputetëve: Në listën e hapur apo të mbyllur, kontributi juaj do të vlerësohet