TIRANË - Prokuroria e Përgjithshme mund t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për ndjekjen penale të një tjetër deputeti të Partisë Sociliste. Kërkesa mund të kryhet për deputetin e qarkut të Durrësit Gentian Bejko, i cili rezulton i dënuar nga gjykata e këtij rrethi me dy milionë lekë të vjetra gjobë, për akuzën e “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Ky vendim është marrë në nëntor të 2012, duke e ndarë pagesën në katër këste ekzekutimi. Mirëpo me këtë vendim nuk është pajtuar deputeti i PS Gentjan Bejko,që në atë periudhë mbante postin e Krytarit të Partisë Socialiste në Durrës, i cili ka vendosur të ankimojë vedimin në Gjykatën e Apelit Durrës.
Mirëpo përpara shqyrtimit të çështjes nga Gjykata e Apelit Durrës, në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë të 23 Qershorit 2013,i pandehuri Gentian Bejko është zgjedhur deputet i legjislaturës së VIII, për Qarkun e Durrësit. Gjykata e Apelit Durrës, në seancën gjyqësore të 26 maj 2014, pasi filloi shqyrtimin e çështjes, ka ardhur në përfundimin se nuk ishte gjykata kompetente nga pikëpamja lëndore.
Kjo gjykatë konstatoi se i pandehuri Gentian Bejko, pas gjykimit penal në shkallë të parë, është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Nisur nga kjo situatë gjykata e Apelit Durrës ka dalë në përfundimin se në cilësinë e deputetit të Kuvendit, i pandehuri Gentian Bejko duhet të gjykohet nga Gjykata e Lartë.
Deputeti sërisht në Apel
Megjithatë, në ushtrim të funksionit të saj gjyqësor si gjykatë e juridiksionit fillestar por edhe të vetëm për të pandehurin Gentian Bejko, si deputet i Kuvendit “në kohën e gjykimit”, e në kushtet kur ky Kolegj Penal i Gjykatës së Lartë nuk mundet njëkohësisht të prishë krahas vendimit të Gjykatës së Apelit edhe vendimin e shkallës së parë për ta gjykuar vetë çështjen si gjykatë e shkallës së parë, zgjidhja e drejtë e çështjes është që ajo të prishë vendimin e gjykatës së apelit dhe kthejë aktet për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit Durrës.
Për motivet e sipërtrajtuara, në rigjykim, Gjykata e Apelit Durrës, e cila ushtron funksionin juridiksional penal si gjykatë e shkallës së dytë, ka të drejtën të vlerësojë rrethanat e çështjes, të verifikojë pozitën kushtetuese e procedurale të të pandehurit dhe, eventualisht, nëse aktualisht ai është në ushtrim të funksionit kushtetues të deputetit, të disponojë për mungesën e kompetencës së saj lëndore por edhe të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës që ka dhënë vendimin, duke i dërguar aktet e çështjes në Gjykatën e Lartë, si gjykata e shkallës së parë kompetente nga pikëpamja lëndore.
Nisur nga kjo situatë, mundet që Prokuroria e Përgjithshme ti drejtohet me një kërkesë kuvendit për marjen e autorizimit,me qëllim nisjen e gjykimit fillestar ndaj deputetit të PS Gentian Bejko.
“Ura e Dajlanit”, Protesta e 19 majit 2011 ku u bllokua autostrada
Më datën 18 Maj 2011, nga ana e Gentian Bejkos, kryetarit të degës së Partisë Socialiste për rrethin e Durrësit është menduar për tu bërë një miting protestë sipas kërkesës së ardhur nga Kryetari i Partisë Socialiste si reagim të veprimeve që atyre u janë dukur të paligjshme të Komisionit të Zgjedhjeve në lidhje me zgjedhjet lokale që ishin zhvilluar disa ditë më parë.
Në datën 19 maj 2011 mbasi janë grumbulluar në orën 12:00 tek "Muzeu i Dëshmorëve", tubuesit janë nisur në këmbë kanë shkuar deri tek mbikalimi i "Urës së Dajlanit" dhe kanë filluar tubimin në të dy akset e autostradës Durrës-Tiranë, duke u bërë kështu pengesë edhe për qarkullimin e lirë të mjeteve të shumta të transportit automobilistik dhe mbasi kanë qëndruar atje për rreth një orë më pas janë shpërndarë qetësisht.
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO