Dosja në SPAK/ ‘Elona Guri postiere e parave të pista të Ilir Metës drejt Anglisë, udhëtime të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës’ 

Në një nga kallëzimet penale të referuara në SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, kërkohet që të verifikohen udhëtimet e shpeshta drejt Anglisë të Elona Gurit, ish-kandidate për deputete e LSI-së. Në kallëzim, për të cilin SPAK ka regjistruar një procedim penal, Elona Guri përshkruhet si pjesë e njerëzve të besuar të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të përfshirë në skemat e pastrimit të parave të korrupsionit, si dhe të lëvizjes së parave drejt Anglisë dhe shoqërive offshore.

Sipas materialit, Elona Guri nuk i justifikon me burime të ardhurash udhëtimet e shpeshta në Angli, ku pretendohet në kallëzim se ka dërguar para për të mbuluar shpenzimet për shkollim të fëmijëve të Metës. SPAK ka nisur hetime për këtë pretendim dhe shuma akuza të tjera ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi, shoqëruar edhe me dokumente. 

“Nga ana tjetër, rezulton se sipas informacioneve të marra disa individë të caktuar pranë Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët edhe gjatë karrierës së tyre kanë pozicione kontradiktore, kanë pastruar paratë të cilat i janë dhënë cash nga çifti Meta- Kryemadhi dhe janë futur në llogaritë e tyre bankare për të kryer transferta drejt shoqërive offshore ose shoqërive të tjera në interes të LSI... Elona Guri është po aq e rëndësishme në skemat e pastrimit të parave të familjes Meta  -Kryemadhi. Ajo rezulton të jetë pjesë e skemave të financimit të kompanive lobuese në SHBA dhe offshore. Elona Guri ka mbuluar shpenzimet e fëmijëve të Ilir Metës gjatë shkollimit në Mbretërinë e Bashkuar, duke udhëtuar çdo javë drejt Anglisë pa pasur burime të justifikuara mbi shpenzimet e bëra. Mjafton të verifikohen udhëtimet e Elona Gurit jashtë Shqipërisë dhe qartazi del në pah fakti se ka pamundësi për t’i mbuluar ato shpenzime. Gjithashtu mister mbetet fakti përse ky person e ka nisur karrierën si babysitter e fëmijëve të familjes Meta, më pas asistente e Ilir Metës, donatore e LSI, financuese e skemave të Ilir Metës, postiere e parave të Ilir Metes drejt Anglisë dhe së fundmi kandidate për deputete në qarkun Durrës”, thuhet në materialin kallëzues. 

Thelbi i çështjes penale të Metës është se janë konfirmuar me dokumente shpenzime me vlerë rreth 1.2 milionë USD për lobim në SHBA, para këto të padeklaruara dhe të pajustifikuara. Kjo është një provë që vështirë që të dalë një prokuror që ta anashkalojë apo që të gjejë një alibi për të mos e çuar dosjen në Gjykatën Speciale. 

Deri më tani, mësohet se SPAK ka regjistruar të pakën tre procedime penale pas disa kallëzimeve ndaj Ilir Metës, dy nga të cilët janë bërë nga ish deputeti Halit Valteri. Ndoshta kjo mund të jetë një nga arsyet që Ilir Meta ka humbur qetësinë dhe po përdor një gjuhë të paprecedentë nëpër konferenca shtypi. 

“Jam krenar që kam lindur 1 mijë metra mbi nivelin e detit, kam ardhur 1 vjeç në Tiranë, te çerdhja te Pazari i ri, por përveçse që jam shumë i lumtur që kam lindur në Skrapar, jam i lumtur që jam dhe çun i Pazarit të ri, ku mësohej si të mos rrihesh me të gjithë çunat e lagjes. Unë i bie më të fortit e i këpus në mes, e Eroni Kolonjës t’i duket gjigant. Unë i bijë vetë, nuk e bëjë me porosi, me kënaqësinë më të madhe dhe në emër të popullit të Shqipërisë, sakrificave. Bastard, që kujton se mund ta kthejë Shqipërinë në laboratorë kavjesh”, tha Meta ditën e djeshme. 

Grupi i Metës, në skenë Vasili për kontratat e lobimit 

Në dosjen e dytë penale që ish deputeti Halit Valteri ka referuar në SPAK, flitet për krijimin e një grupi me politikanë dhe biznesmenë nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në funksion të zbatimit të një skeme korrupsioni, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Sipas kallëzimit penal, grupi kryesohet nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ndërsa pjesë e tij janë Petrit Vasili, Edmond Panariti, Elona Guri, Muharrem Berisha, Iris Zajmi, Elena Gace, Jori Prifti dhe Agron Xhafa.

Në kallëzimin penal thuhet se deputeti Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 3 shkurt 2016, ku janë paguar 123 mijë USD, për t’i mundësuar takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit.

Ky shpenzim nuk është deklaruar as nga LSI-ja në KQZ dhe as nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili në ILDKPKI. Sipas kallëzuesit jemi para veprave penale të pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë, korrupsionit dhe falsifikimit.

Bashkangjitur kallëzimit penal janë kontrata e lobimit, raporti financiar i LSI në vitin 2016 si dhe deklaratat e pasurisë së Metës, Kryemadhit dhe Vasilit për vitin 2016. Ballafaqimi i këtyre dokumenteve komprometon rëndë pikësëpari Petrit Vasilin, i cili rrezikon që të merret i pandehur nga SPAK.

Godina e LSI-së 

Në dosje ngrihen dyshime të forta sa i takon pronësisë së godinës së LSI-së në ish-Bllok, pasuri për të cilën në kallëzim thuhet se Ilir Meta e ka fshehur në emrin e një biznesmeni të besuar, si Muharrem Berisha. Muharrem Berisha konsiderohet në kallëzim si pronar fiktiv i godinës së LSI-në si dhe aksioner në një kompani që prodhon mermer në Berat, për të cilën flitet se pronar i vërtet është Ilir Meta. Në kallëzim referohet si fakt që, Muharrem Berisha, i cili paraqitet në letra si biznesmen i fuqishëm, është punësuar pranë Ministrisë së Mjedisit si Inspektor Pyjesh, duke ngritur dyshime se Muharrem Berisha mund të jetë një nga maskat e Metës për të mbuluar pasuritë.

Drini Kryemadhi 

Report Tv sjell publikoi disa ditë më parë fakte që ngrenë dyshime serioze për një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke përfshirë vëllanë e Monikës, Drini Kryemadhi, mamanë e tij Fatime Kryemadhi, vjehrrin e Drinit (Nuri Peti), kompaninë e ndërtimit Tirana DKK me nipt: J61902088N si dhe kompaninë e kolaudimit të makinave SGS, e favorizuar nga Meta kur ishte në pushtet.

Drini Kryemadhi dhe nëna e tij Fatime Kryemadhi për të cilën thuhet se ka shitur qepë në Qytetin Studenti, kanë financuar LSI-në dhe Monika Kryemadhin. Të shesësh qepë është një punë e nderuar, por nuk bën dot miliona! Nga ana tjetër, Drini Kryemadhi është paguar nga kompania koncesionare e kolaudimit të automjeteve SGS, një koncesion abuziv i monitoruar nga Ilir Meta përmes Edmond Haxhinastos, duke mos marrë masa për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore nga kompania.

Shuma të mëdha parash të dyshimta kanë qarkulluar mes anëtarëve të familjes Kryemadhi, duke përfshirë SGS që paguhej me paratë e shqiptarëve. Në skenë shfaqet edhe kompania ndërtimit Tirana DKK, e cila kalon herë në emrin e Drini Kryemadhit, herë në emrin e vjehrrit të tij Nuri Peti, i cili dyshohet për një raport interesash financiare me SGS.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushka: 12/08/2022 09:47

    Po clidhje ka sa leke ka cuar nese eshte konsumuar veper penale arrestojeni edhe te marre denimin e merituar edhe spak Po del nje organ shtese jasht loje! Vetem telenovela degjon merren me cingla minga lojra fjalesh edhe biseda femijenore asgje konkrete!

    Përgjigju
  • Alb control: 11/08/2022 22:02

    Po si nuk ju ha nje mortje ore spak ore muter qe skeni arrestuar nje ish minister te vetem or qyqae qe keni ngrehur shpaten vetem majtas a thua sikur keta tjeret asgje skan bere, po si more dalin keta dhe na bejne dhe opozitarin sikur asgje ka ndodhur nderkohe ata kane bere monstruozitete me popullin kane vjedhur e kane vrare sa as ne lufte skane ndodhur ato qe kane ndodhur nen qeverisjen e sali berishes e ilir metes. Po mir more pak turp nga vetja nuk ju vjen fare? Po mga populli pak turp nuk ju vjen nga ky popull i keputur ne mes nga korrupsioni nga krimi? Po tani cfar ju pengon qe mos qofshi e mos u befshi keni turp ti arrestoni mor mjeraner? Po une edhe 24 ore pasi la presidencen e kisha shqyer po te isha prokuror me cdo kusht e cmim!jeni muter me fal per mllefin po smban me

    Përgjigju
  • Leshko lsi: 11/08/2022 21:54

    Po si ka mundesi ore te nderuar gjyqtare e prokurore qe skeni futur nje te vetem nga montrat e krimit dhe korrupsionit ne 30 vjet po merreni akoma me grupin e habilajve e me shoke. Po mir more po pak cip e seder per opinioni publik nuk ore te mjere? Po si more jane me mbi 10 vrasje ish president e ish kryeministra e ish ministra dhe skeni b*the te thoni nje fjale? Ore po cfar behet ketu ore njerez a po kuptoni gje ju? Ilir meta tall bythen sali berisha tall bythen fatmir mediu shkelzen berisha ridvan bode edmond haxhinasto edmond panariti lulzim basha ylli manjani luan rama monika kryemadhi petrit vasili e shuuuum e shuuum monstra te tjera!Po cbeni ore te marre o te tromaksur qe keni frik nga hija juaj. Keta po tallin b*then me ju e me ne o pafidhet e drejtesise

    Përgjigju
  • qefliu: 11/08/2022 21:27

    pyetje, si I çonte elena guri paret ne londer?, si I kalonte neper pika kufitare ne aeroporte ? api me e ndihmon e iliria muzikes? apo te policise

    Përgjigju
  • dardan: 11/08/2022 21:04

    Krimet e Like floririt ketj spiuni te ndyre skane te sozur por drejtesia duhet te mos flere gjume, ky kriminel ka pasuri ne cdo vend... Rezortet ne Durres, nje koder dhe rezorti ne qeparo, ne Voskopoje etj, etj...

    Përgjigju
  • Anglezi: 11/08/2022 20:20

    Sa pasuri ka ne Angli,ky kriminel e hajdut,ka shtepi e lokal qe ja administron tjetërkush,derisa te jete Kraja ne spak,as Sali qeni,e as Ilir hajduti nuk futen ne burg

    Përgjigju
  • Tata: 11/08/2022 19:48

    Sa me shume denoncime,fakte ne gjykate duhen,ndryshe del pa u lag hajduti

    Përgjigju
  • Alba: 11/08/2022 19:21

    Ik megjith ata se burr e grua kriminela jane

    Përgjigju
  • Gjoni: 11/08/2022 19:21

    Iliri tiki ne burg ate tbeje

    Përgjigju
  • Labonot: 11/08/2022 19:14

    Ilir Meta dhe LSI jane njesoj fajtore si organizate kriminale te cilen SPAK duhet ta fuse prapa hekurave. Per rrjedhoje, dhe pamvaresisht pasionit te servileve neokomuniste, SPAK me dore te hekurt duhet te cmontoje dhe neutralizoje organizatat e tjera mafioze te lidhura me Meten. Se pari ate te kryesuar nga Berisha, te ciles i dhe kater vite jete, dhe se dyti, organizaten famkeqe rilindja komuniste te kryesuar nga satrapi Rama. Me kete rast kryhet dhe misioni anti korrupsion per keto kapes monstruoz te shtetit. Shpresojme qe keta gazetare elitare investigative te ndihmojne drejtesine ne kete drejtim. Kuptohet, duke u marre me te tere "derrat" e qelbur dhe jo vetem me "gicat" e LSI!

    Përgjigju
  • A ke ken nej here ne zall te kirit: 11/08/2022 18:28

    Ilirit e Monikes asht gjynahi zotit me ju vu te tane kundra,po sikur njato lek qe e akuzojne per hajni tja kene dhuru prindit nga kursimet e pensioneve!e ca na meti ne kjoftse spaku e nxjerr te pafajshem vec me ju kerku falje manej.

    Përgjigju
  • Arber: 11/08/2022 17:19

    Ilir hajduti ka dhe mushka qe i pastrojne parate pupu si ska hyre ne burg akoma

    Përgjigju
    • Zhaku i Pazarit te Ri: 11/08/2022 18:19

      Ai qe ka shume pare nuk hyn ne burg kurre

  • Blerim: 11/08/2022 17:18

    Ska vend per surpriza ketu e dim te gjith se cfare qenie eshte ilir meta dhe si ka vjedhur popullin ai

    Përgjigju
  • Jimmy: 11/08/2022 16:52

    Prova ka me bollek dhe te dokumentuara!por kur do kete drejtesi ate thuaj!vetem kercenimet qe ka bere live mjaftojne ta rrasin brenda bastardin!

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/08/2022 16:19

    Iliri ua ka futur frikën në palcën e kurrizit, prandaj Pushteti kriminel mundohet ta kthej vemendjen nga mega vjedhjet tek Iliri dhe Durrsi . Kot e kan se u erdhi fundi tradhtarve dhe hajnavet

    Përgjigju
    • Real: 12/08/2022 04:54

      Po qe se paguheni per komentet nuk ju ve faj por po qe se jo juve jini vec injorante te pa ndreqshem qe beni ver-ver e nuk shikoni ujkun qe po ju can por perpiqeni te gjeni gjurmet (10vjet te shkuara)

    • Satêr: 11/08/2022 17:58

      Ilir meta edhe nga burgu ka për të kontrolluar bandën mafioze me anë të dhjetra e qindra SKRAPARLLNJVE të besuar me të cilët kontrollon dhe vjedh pasuritë kombëtare! Kjo elonka është një prej tyre që më së shumti ka shkërdhyer më fortë adm.publike me punësime partiake dhe diplomime fallso!.

    • Ben: 11/08/2022 17:40

      O dule mos u merr me politiken se se kupton ,iliri si fut dot friken njeriu ne shqiperi i esht futur frika atij vet.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë