Dosja 'Partizani'/ Arlind Qori: SPAK të shkojë më thellë edhe për politikanë të tjerë! Xhunga: Familja Berisha të dënohet si familje mafioze

Detaje të reja vijojnë të dalin nga dosja e SPAK për Berishën lidhur me aferën e kullave tek ish-klubi Partizani. Më shumë u diskutua në ‘Studio Live’ me kryetarin e Lëvizja Bashkë, Arlind Qori dhe gazetarin Albi Xhunga.

Për Arbër Hitajn, Qori u shpreh se kemi të bëjmë me një familje që ka përdorur pushtetin për tu pasuruar. Por, shprehet ai, SPAK duhet të shkojë më tutje edhe për politikanë të tjerë.

'Do doja që SPAK jo vetrëm ti thellonte hetimet por ti shtonte hetimet edhe për politikan të tjerë. Më vjen keq që këtë fat nuk e kanë ende zoti Rama, Veliaj, Basha apo Meta. Nuk jam nga ata që mendojnë se është burgosur Nelson Mandela. Ka përdorur pushtetin për të pasuruar veten dhe familjarët. Këtë bëjnë politikisht në Shqipëri. Janë goxha të pasur që përfitojnë. Korrupsioni është i thellë, tërësisht i shtrirë në spektrin partiak. Por hetimet duhet të ishin shtrirë dhe më thellë.'

Sipas Xhungës, dosja është shokuese dhe dëshiron që familja Berisha të dënohet si një familje mafioze.

'Dosje shokuese. Ka disa momente pikante për të qeshur. Vihet re që njëri nga bashkpëunëtorët Xhimi Begeja, e quan Argita Malltezin, goca e familjes. Nëse do shikojmë dosjen, nënkuptohet se ku fillon e mbaron shteti. E ku fillon e mbaron familja. Çdo gjë funksiononte nën drejtimin me dorë të hekurt të zotit Berisha. Bektashi zërin e shpenzimeve e quante kontribut patriotik.

Shikojmë se si bija e Berishës kanë përfunduar me qindra mijëra euro konsulence. Nëse ky çift do ishin konsulent kaq të aftë pse nuk i kanë paguar kaq mijëra euro para se Berisha të ishte në pushtet, apo pasi la pushtetin. Malltezi ble 1 euro metrin tokë në Porto Romano dhe ia shet Damir Fazllic, sa frëngu pulën. Me nuhatjen e tij të biznesit e dinte se aty do kishte zhvillim biznesi? Do doja që në finale, familja Berisha të dënohet si familje mafioze. Ka drejtuar shtetin shqiptar si familje mafioze. Kupola e vërtetë e shtetit ishte familja, jo qeveria.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
'Qori indoktrinon studentët e tij', debate mes gazetarit dhe kreu të 'Lëvizja Bashkë': Gënjen! I ke dhënë shëndenë arsyes

 

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori dhe gazetari Albi Xhunga debatuan në Studio Live. Xhunga u kap me Qorin, lidhur me deklaratën e këtij të fundit, se është i censuruar në televizione. Xhunga më tej hodhi dyshime sa i përket aktivistëve të Lëvizjes Bashkë, që sipas tij janë studentë të Qorit në Universitetin e Tiranës. Por Qori hodhi tej aludimet se ka studentë të tij në Lëvizje, apo se ndikon tek studentët që të jenë pjesë e Lëvizjes së tij.

Xhunga: Këto teori konspirative nuk më ngjisin se zoti Qori censurohet. Zoti Qori nuk është interesant në pikëpamje mediatike. Para pak ditësh ka qenë i ftuar në një Tv. Ai emision, dje u klikua 1.7 k kaq është interesi. Rivalët e tij kanë marrë 44 mijë klikime. Më duket e logjikshme të ftohet më pak. Në pikëpamje mediatike është më pak interesant. Më rezulton se partia politike përbëhet nga studentë të zotit Qori të kolegëve të tij. Studentë të UT. Duke pasur parasysh marrëdhënien pedagog-student, ku studenti e pranon koshiencën e pedagogut si koshiencë superiore. Ka dhe marrëdhënie hierarkike, ka dhe marrëdhënie varësie. Kjo ndodh në realitetin shqiptar. Duke konstatuar këto, a mos kemi të bëjmë me një shpërdorim detyre të zotit Qori, duke indoktrinuar studentët e tij. Dhe ndoshta nga këto marrëdhëniet e varësisë studentët ndjehen të kërcënuar për të qenë pjesë e lëvizjes.

Qori: Zotëria i ka dhënë shëndenë arsyes. Shpif për gjëra, bën aluzione që nuk kanë minimumin e logjikës. I uroj të jetë lajthitje dhe jo servilizëm. Rendis televizionet kryesore. TV Klan 1 vit e gjysëm pa ftuar, Top Channel 1 vit e gjysëm pa shkuar. Nëse shikon videot nga më populloret dhe më pak populloret do gjesh video nga 60 mijë views. Matja e zotërisë është dashakeqe. Sot në lëvizjen Bashkë, aktivistët nuk është një student që u në i jap aktualisht mësim. Ka në lëvizjen Bashkë, mes qindrave aktivistëve, mund të ketë jo më shumë 5 apo 6 ish studentë të mi. Në të gjitha partitë mund të gjesh  një numër të studentëve të mi. Janë dy ish studentë të mi, kanë nja 7 apo 8 vite në Gjermani, thanë jemi aktivistë të Lëvizjes Bashkë. Që keqqeverisja në Shqipëri janë përzënë dhe janë bërë aktivistë të Lëvizjes Bashkë. A ka ndikuar respekti i tyre për mua për tu bërë aktivistë? Paskamn kushtëzuar unë notën para 10 vjetësh? Ku e gjen guximin?

Albi Xhunga: Më rezulton se studentë e lëvizjes tuaj janë në universitetin e Tiranës

Qori: Gënjen. Askush nuk më ka vënë në dyshim korrektesën profesionale. Shpif.

Xhunga: Kujdes me gjuhën. Meqë doni emra, keni në dorë të më faktoni. Bëni publike listën me 5 mijë anëtarë të Lëvizjes tuaj.

Qori: Të faktoj unë pafajësinë time, dhe ti jo shpifjen tuaj.

Ora 17:54
Zgjedhjet e 2025/ Arlind Qori zbulon në 'Studio Live': Nuk do jem i pari tek listat e Lëvizjes Bashkë! Kemi figura që gjejnë pak hapësirë televizive

 

Arlind Qori në Studio Live pasditen e sotme deklaroi se në zgjedhjet e përgjithshme të 2025 nuk do të renditet i pari në listat e kandidatëve për deputetë të Lëvizja Bashkë.

Më tej ai shprehet se Lëvizja e tij nuk është e preferuara e televizioneve dhe ai të tjerët e kësaj lëvizjeve ftohen shumë rrallë.

'Nuk do jem i pari në listë në cilindo qark që të kandidojë. Ai që do jetë i pari do jetë  figurë e rëndësishme politike dhe intelektuale. Kemi figura të rëndësishme që gjejnë pak hapësirë televizive. Do përmend disa figura që kanë pasur edhe kontribute. Le ta nisim me Jani Markën, profesorin e biologjisë. Ka kontribuar jo vetëm për arsimin. Shkojmë tek Redi Muçi. Mirela Ruko e cila është përditë përballet me shumicën keqqeverisëse në bashkinë e Tiranës. Mund të flas për një urbanist, Artan Kasani. Flas dhe për të tjerë ekspertë, shumica pedagogë. Oferta jonë do ketë përfaqësues edhe të grupimeve shoqërore. Duam të kandidojmë edhe përfaqësues të pensionistëve. Do të japim popullit shqiptar një ofertë elektorale edhe në terma të personaliteteve. Problemi se kemi shumë pak ftesa. Kur ftohem një herë në 5 muaj, me siguri gazetarët i bien për shkurt. Po të ftoheshim aq sa kolegët tanë do kishit mundësi ti njihnit më shumë.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'E kreva dënimin si zonjë', Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra

'E kreva dënimin si zonjë', Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra