Dosja ‘Partizani’/ Dëshmia e Fatmir Bektashit në 2023 në SPAK: Malltezi dhe Begeja pronarë me 60% të aksioneve te ‘Homeplan’ pavarësisht se prej tyre nuk u dha asnjë lekë

Dosja ‘Partizani’/ Dëshmia e Fatmir Bektashit në 2023 në SPAK: Malltezi dhe Begeja pronarë me 60% të aksioneve te ‘Homeplan’ pavarësisht se prej tyre nuk u dha asnjë lekë

Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, sot në SPAK

1726137759_page.jpg

Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, sot në SPAK

Xhimi Begeja, aktualisht me statusin e biznesmenit si ortak dhe trashëgimtar me Jamarbër Malltezin në dosjen “Partizani” që po heton SPAK, nuk është emër i panjohur.

Ai dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, të dy të pandehur, rezultojnë të kenë qenë pronarët në hije me 60 për qind të aksioneve në kompaninë e ndërtimit “Homeplan”, që ngriti 17 kulla banimi tek fusha e ish-kompleksit “Partizani”.

Prokuroria nga verifikimet e dokumentacioneve, të nisura që prej vitit të kaluar, ka zbuluar se dy personat kishin lidhur një marrëveshje verbale me biznesmenin Fatmir Bektashi dhe se përfitimet financiare nga “Homeplan” i merrnin përmes llogaritjes së dividentit. Eurot ose lekët merreshin cash dhe përmes transaksioneve bankare.

Kjo e mbështetur nga dëshmia që i hetuari dhe akuzuari tjetër Fatmir Bektashi, ka dhënë në SPAK gjatë seancave të marrjes në pyetje, tetorin e kaluar, kur shpërtheu edhe çështja.

“I qëndroj deklarimeve të mia se shoqëria “Homeplan” është krijuar që në fillim me një marrëveshje verbale me shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, ku këta persona do ishin investitorë në formën e ndikimit tek pronarët e tjerë që të lidhnin kontratat e investimit me “Homeplan”. Por vetëm në vitin 2014 mesa shoh nga dokumenti është formalizuar juridikisht”, ka thënë ai ndër të tjera, e raportuar kjo edhe në media më pas.

Në dëshminë që ai ka dhënë në SPAK, tregohet se roli i tij në përpilimin e dokumenteve të kompanisë ka qenë thuajse në hije, pasi sipas tij të gjitha dokumentet i bënte e Andia Pustina, e besuara e Jamarbër Malltezit.

Më tej ka përforcuar lidhjen e Begejas me Malltezin:

“…kur u arrit privatizimi dhe u kthyen tokat, a krijua shoqëria “Homeplan” si shoqëri investitore me qëllim që të ndahej investitori nga ndërtuesi. Ku ndërtues do të ishte shoqëria “Kontakt”. Tek shoqëria “Homeplan” unë kam qenë në pakicë pasi unë kam pasur vetëm 40 për qind të kuotave kurse Jamarbër Malltezin me Xhind Begenë kanë pjesë tjetër prej 60 për qind të kuotave. Në dijeninë time veprimet për regjistrimin e shoqërisë “Homeplane” i ka kryer notere Laura Pustina. Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja morën përsipër që të bindnin pronarët e tokës për të nënshkruar marrëveshjen me pronarët e kompanisë për ndërtim. Këtë gjë ata të dy e kanë bërë që në fillim, kur unë mora përsipër që të paguaja shumën që duhej për privatizimin e objekteve të klubit të futbollit “Partizani”. Nuk më kujtohet kur është nënshkruar marrëveshja me familjet pronare, që vinin në dispozicion truallin për ndërtim. Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kanë futur lekë në shoqërinë “Homeplan”, por kontributi i tyre i vetëm ishte bindja e bashkëpronarëve të tjerë për të bërë marrëveshje për të vënë tokën në dispozicion të ndërtimit. Gjithashtu Jamarbëri dhe Xhimi pranuan që të shisnim me çmim të ulët objektet që do ndërtonim…”.

Fatmir Bektashi në dëshminë e tij të dhënë në SPAK, ka treguar në lidhje me nënshkrimin si ortak i vetëm në shoqërinë “Homeplan”:

“Me çdo letër të shoqërisë “Homeplan” është marrë Andia Pustina e cila është motra e noteres Laura Pustina dhe unë deklarim të hollësishëm mund të jap vetëm pasi të konsultohem me Andian dhe dokumentacionin e mbajtur prej saj. Unë di të them që “Homeplan” është krijuar që në fillim bashkë me dakordësinë e Jamarbër Malltezit dhe Xhimi Begesë, ku ata do të quheshin investitorë pavarësisht se prej tyre nuk u dha asnjë lekë, por kishin marrë përsipër të bindnin pronarët e tokës për të lidhur marrëveshje për realizim ndërtimi. Çdo dokument është përgatitur tek notere Laura Pustina, në lidhje me shoqërinë “Homeplan”. Tek kjo notere është përgatitur dhe marrëveshja e investimit që kam lidhur me Jamarbër Malltezin dhe Xhimi Begeja. Unë aktualisht nuk mbaj asnjë dokument të shoqërisë “Hameplan”, pasi i mban Andia Pustina”.


Lajmi kryesor:

Afera 'Partizani'/ Pas Berishës e dhëndrit të tij, SPAK merr të pandehur për pastrim parash 2 ortakët e Malltezit, Xhimi Begeja, e Bektashi! Ndërtuesi akuzohet dhe për korrupsion


A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rrugët e mbushura me ujë nga reshjet, pas disa orësh rikthehet normaliteti

Shkodër/ Rrugët e mbushura me ujë nga reshjet, pas disa orësh rikthehet normaliteti