TIRANË- Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për aferën korruptive të dosjes së kompleksit “Partizani”.
Seanca paraprake do të mbahet më 24 Tetor në GJKKO, në orën 12:00, nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe bëhet ish-kryeministri i parë që shkon në gjykatë për këtë vepër penale. GJKKO do shqyrtojë materialet dhe do vendosë nëse do e kalojë dosjen për gjykim.
Dhëndri Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrimin e parash. Ndërkohë, të pandehur janë edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, për korrupsion aktiv korrupsion, si edhe Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, për pastrim parash.
Pas katër vitesh hetime për aferën Partizani, SPAK ka dërguar dosjen me 5 të pandehur në GJKKO, ku kërkon nisjen e gjykimit. Në Gjykatën e Posaçme u hodh më 16 Tetor edhe shorti për të caktuar gjyqtaren e seancës paraprake. Flojera Davidhi do të marrë në shqyrtim dosjen me 333 fashikuj për të vendosur nëse dosja kalon apo jo për gjykim.
Report TV mëson se dosja ‘Partizani’ është ndarë me fraksion, që do të thotë do vijojnë hetimet për çështjen tjetër, atë të pasurisë së familjes së ish-kryeministrit 'non grata' Sali Berisha dhe përfitimet që mund të kenë familjarët e tij, si me rastin e vendimeve të Berishës për marrjen e truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri i tij.
Biznesmeni Fatmir Bektashi është i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.
Dosja 'Partizani', të pandehur
Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal
Fatmir Bektashi - Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe 'pastrim parash'
Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' akuzohet për 'Pastrim Parash'
Andia Pustina - Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k - Akuzohet për 'Pastrim Parash'
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Mars, 10:37
Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?
-
E drejtë
45%
-
E gabuar
50.8%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 6692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nxënësit bojkot Sali Berishës, nuk lënë mësimin pas apelit qesharak për të mbrojtur mbylljen e TikTok
11 Mars, 11:38
-
Berisha fut besnikët në listën e mbyllur të Tiranës, ‘zhduken’ kandidatët më të votuar të Primareve! Garo në listën e sigurt në Durrës, mori vetëm 32 vota (EMRAT)
11 Mars, 11:09
-
Zgjedhjet/ Petro Koçi tërhiqet: S’do jem në listën për deputet, s’kam në ngarkim asnjë zonë, por do punoj për PS! Kush ka probleme me SPAK të mos kandidojë
11 Mars, 09:05
-
Erion Veliaj në Apelin e GJKKO, mbahet seanca për ankimin e masës së sigurisë arrest me burg! Vendos gjyqtari që dënoi Tahirin (VIDEO)
11 Mars, 07:16
-
Apeli i GJKKO-së vendos për Veliajn, Gazetari Muça: Mund të ketë masë më të butë sigurie! Shabani: SPAK të avancojë hetimet ndaj Sali Berishës
10 Mars, 23:13
-
Skënder Minxhozi: Madhështorë dhe…në SPAK!
10 Mars, 22:17
-
Belind Këlliçi i zgjat dorën, Berisha 'ia lë thatë', VIDEOJA që po bën xhiron e rrjetit
10 Mars, 20:07
-
Meta nga burgu refuzon ofertën e Berishës: Do kandidoj si deputet në listën e hapur të Tiranës
10 Mars, 19:45
-
Ngjela për Report Tv: PS fitore të sigurt, Berisha non grata nuk vjen dot në pushtet! Është në hall të madh, në akuzë nga SPAK
10 Mars, 19:02
-
Kërkesa e Veliajt për lirimin nga burgu, Doçi: Gjyqtari Engert Pëllumbi konfirmoi lirinë e Berishës kur kundërshtarët prisnin ta kthenin në 'arrest shtëpie'
10 Mars, 18:57
-
Masakra e 1997 në Kuçovë ku u vranë 4 policë,GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Fran Marashin
10 Mars, 17:57
-
'Ka marrë miliona euro', si po shantazhohet publikisht gjyqtari Engert Pëllumbi, që do shqyrtojë kërkesën e Veliajt për lirimin nga burgu
10 Mars, 17:54
Futini nē burg krē familje flliqsir, kriminel hajdut malok plera.
PërgjigjuSali Berisha ish kryeminister(komunist i rrezikshëm) nuk ja ben syri terr,se drejtësin e ka blere qe nga kursi plepave.
Saliu mori 300 miljon amerikan perpara e jo keta te spakut I ze me shqelma..nuk ja ben syri terr sales o jooo.
Po nuk u gjykuan atehere ne d'alluminio vafshin te gjithe te drejtesise .