Dosja për Tragjedinë e Gërdecit, shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun, gjyqi i radhës më 18 korrik

TIRANË- Gjykata e Posaçme shtyu seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Shkak u bënë 109 prokurat e familjarëve të dëmtuar. Avokati Dorian Matlija, tha pas shtyrjes së gjyqit, se kishte paraqitur vetëm 6 prokura të reja, dhe të tjerat do të ribëhen pasi paraqitja e 109 personave në sallë mund të vështirësojë procesin.

'Gjykata vlerësoi se prokurat mund të jenë të vjetra, por të paktën janë dhënë para një noteri dhe këta njerëz kanë patur vullnetin për të marrë pjesë. Kjo ka qenë arsyeja se pse gjykata sot shtyu edhe një herë procesin, që të njoftohen edhe një herë këta 109 njerëz, a i qëndrojnë kësaj prokure. Ata që do të duna ti përditësojnë janë të lirë ti bëjnë, unë do ti njoftoj të gjithë personalisht. Kërkesën e paraqita unë si avokat. Ose gjykata për përfaqëson si përfaqësues e unë heq dorë, ose gjykata nuk më pranon fare si përfaqësues.

Boll ky gjykim është vonuar 15 vite, tani të shtojmë edhe disa muaj të tjerë kot. Tani thashë ok e tërheq atë kërkesë për 109 persona sepse mjafton duke përfaqësuar 6 veta, përfaqëson interesat e të gjithë të dëmtuarve të tjerë të Gërdecit. Mbrojtja do të jetë e njëjta, nuk ndryshon nga njëri individ tek tjetri, Gjithmonë diskutohet për veprimet e shtetasit Fatmir Mediu nëse ka qenë në rregull apo jo, nëse ka qenë në përputhje me ligjin. Kjo gjë nuk ndryshon nëse janë 3, 300 apo 3000 njerëz që përfaqësohen nga i njëjti avokat. Për mua është diskutim i panevojshëm dhe çfarë bëri shtyu edhe një seancë tjetër. Seancën tjetër do të vijmë me prokura të rregullta dhe ky diskutim do të mbarojë këtu.’- tha Matlija.

Seanca e radhës u caktua për datën 18 korrik ndërsa avokati shtoi se gjyqi është i vonuar.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Vetë Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, që në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodh deputet si pjesë e listave të Partisë Demokratike, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirjen e tij në çështjen “Gërdeci”.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)