Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) po zhvillohet seanca e radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë’ ku i penduari i drejtësisë, Erjon Alibej po jep shpjegime mbi disa vrasje ku qenë ai ka qenë i përfshirë.
Alibej ka pranuar se ka qenë financues i vrasjes së Dorjan Shkozës, pjesëmarrës në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhisë, në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe të Regis Runajt. Ndër të tjera Erjon Alibej pranon se ka marrë pjesë dhe në vrasjen e Bujar Çelës.
Alibej tregon e Dorjan Shkozën e ka vrarë pasi ai fshihej pas vrasjeve të familajrëve të tij. Këto të dhëna ia ka dhënë Nuredin Dumani.
Erjon Alibej: Jam financues në vrasjen e Dorjan Shkozës. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhia. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Dhe në vrasjen e Bujar Çelës. Kam qenë i dënuar më parë për trafik droge, në 2010-2011. Për këtë çështje jam arrestuar dhe kam dal nga burgu në 2013. Kemi qenë një grup i dënuar për këtë ccështje, mes tyre dhe vëllai im i ndjerë. Vrasjen e Dorjan Shkozës e kërkova sepse me çdo kusht doja Talo Çelën.
Nga komunikimi që unë kisha me Nuredinin, unë disa persona nuk i njihja që ishin pjesëtarë në vrasjen e familjarëve të mi. E mësova nga Nuredin Dumani që Dorjan Shkoza ka marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi. Nuredin Dumani me dukej i besuar sepse më korrespondonin të dhënat. Nuredini Dumani nuk më tregoi ndonjë dokument për Dorjan Shkozën, por thëniet e tij më bindën. Lidheshin rrethanat, sepse Nuredini më tha kane qenë dy makina.
Ndaj familjarëve të mi është qëlluar me dy automjete. Për vrasjen e Anxhelo Avdia e mora vesh përmes televizorit mos gaboj. Nuk kisha dëgjuar më parë për Anxhelo Avdinë. Nuredini më tha që ai ishte pjesë e grupit kundërshtuar, i Talo Çelës. Enchro Chatin e kam përdorur që kur është hedhur në treg. Rreth vitit 2016-2017 e kam nisur përdorimin.
Erjon Alibej tregon se për vrasjen e Dorian Shkoës, ka paguar Nuredin Dumanin 100 mijë euro. I penduari i drejtësisë thotë se armët kryesisht i merrte na një hoxhë.
Ai deklaron se automjetin e të cilën është kryer vrasja e vëllezërve Haxhia, e ka siguruar vetë ai, të cilën ia kishte dhënë Alban Qerosi, shoku i vëllait të ndjerë.

Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej
Në dëshminë e dhënë në GJKKO, Erjon Alibej tregon se e ka paguar Nuredin Dumanin pjesë pjesë për vrasjen e Dorian Shkozës. Alibej thotë se i ka dhënë fillimisht 50 mijë euro, e pas vrasjes së vëllezërve Haxhia, i ka dhënë pjesën tjetër.
Ndërkohë për vrasjen e Regis Runaj, Xhuliano Hoxha ka qenë ai që ka siguruar armët, ndërsa në përgjithësi Alibej thoë se i merrte amrët tek një hoxhë. I penduari i drejtësisë ka treguar dhe për sigurimin e armëve të tjera për ngjarje të ndryshme kriminale.
Erjon Alibej ka treguar se Alban Qerosi, shoku i vëllait të ndjerë, i ka dhënë një automjet që është përdorur për vrasjen e vëllezërve Haxhia.
Erjon Alibej: Për vrasjen e Dorian Shkozës, unë i dhashë Nuredin Dumanit 50 mijë euro. Mbas ekzekutimit te vëllezërve Haxhia i dhashë pjesën tjetër. I ofrova 100 mijë euro në total për vrasjen e Dorjan Shkozës. I kam shpjeguar Nuredinit që mos e kalo urën, hap krahun djathtas dhe është një makinë ML e zezë. Për vrasjen e Regis Runaj, është marrë Xhuljano Hoxha, nuk jam marrë unë me armët.
Për ngjarjet e tjera, armët thuajse i kam siguruar të gjitha te hoxha, për të cilën kam dhënë deklarime më parë. Në vrasjen e Bujar Çelës, Nuredini ka pasur armë vetë, nuk më kujtohet nëse me ka kërkuar mua armë. Ka pasur raste kur kam pas edhe armë gjendje. Për vrasjen e vëllezërve Haxhia, një makinë e ofrova unë. Me atë u bë ekzekutimi. Ma dha një djalë nga Shijaku, shok i hershëm i vëllait tim të ndjerë dhe ai ma ofroi. I thërrasin Alban Qerosi, emër mbiemër nuk ia di. E kam takuar disa herë këtë person, shumë herët.
Komente











Nje pjese te armeve ja kishte siguruar nje hoxhe! Cfare ishte ky hoxhe,njeri i Zotit,apo i Djallit?!
Përgjigju