DOKUMENTI/ Dumani tha se Ervis Martinaj do paguante 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles, GJKKO: SPAK hetoi dhe ka dyshime të arsyeshme

DOKUMENTI/ Dumani tha se Ervis Martinaj do paguante 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles, GJKKO: SPAK hetoi dhe ka dyshime të arsyeshme

Indrit Dokle dhe Ervis Martinaj

Hetimet në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’ kanë çuar në sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinaj, kazino, kompani, llogari bankare të fëmijëve, automjete e mijëra sipërfaqe toke në Patok të Lezhës. Por, si u përfshi Martinaj në dosjen 'Plumbi i Artë'? Ka qenë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani i cili ka dëshmuar se Martinaj ka qenë gati ta paguante me 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen. Dumani ka deklaruar se kishte rënë dakord me Martianj të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.

Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com, në vendimin e Gjykatës për sekuestrimin e pasurive të Martinajt thuhet se SPAK ka hetuar dhe nga hetimet e kryera krijohet dyshimi se shtetasit Nuredin Dumani, Ervis Martinaj, Elvin Merlika, Alket Xhixha dhe Henrik Hoxhaj, kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen.

Ata konsumuar elementë të veprave penale të "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizatakriminale", parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal”, thuhet në vendimin e gjyqtarit Erjon Bani.

Pjesë nga vendimi i gjykatës

Kujtojmë se Dumani ka dëshmuar se  në emër të Martinajt kanë vajtur dhe e kanë takuar në Kosovë dy persona një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë vajtur me një automjet tip Hummer. Gjatë takimit Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar me Elvisin i cili i ka propozuar vrasjen e Indrit Dokle.

SPAK ka arritur të vërtetojë se Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse shtetasi që Nuredini e prezanton si vëllai i Besianit është pikërisht shtetasi Alket Xhixha. Alket Xhixha dhe Elvin Merlika kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Në vijim të komunikimeve Nuredini ka marrë një shumë prej 100 000 Euro nga Martinaj.

Këtë variant e ka konfirmuar edhe Henrik Hoxhaj. Sipas këtij të fundit “çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi”. Pas deklaratës së Dumanit fillimisht hetimet u  fokusuan në drejtim të identifikimit të vëllait të shtetasit Besian Xhixha, person i cili më parë kishte bashkëpunuar me Nuredinin në vrasjen e shtetasit Bujar Çela etj.

Në dosje thuhet se Nuredini dhe Hoxhaj pasi e kanë ndjekur për pak kohë Doklen kanë arritur në përfundimin se ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk u krye asnjë veprim./Shqiptarja.com


Lajmi kryesor:

LISTA/ Sekuestro 34 pasurive me vlerë miliona euro të ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, dyshohet se i vuri nga krimi! I zhdukur prej gushtit 2022


SI.E./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën