Dosja sekrete e terroristit rus të kapur në Kakavijë që heshti 2 vite, u hoq si sirian: Jam Diego, në Itali më pret gruaja

"Jam Diego dhe do të shkoj në Itali ku kam bashkëshorten time me fëmijën e vogël". Ishte kjo e vetmja fjali që 34-vjeçari me origjinë ruse dha për policinë shqiptare në korrik 2018, në pikën kufitare të Kakavijës.

E teksa  oficerët shqiptarë ju përgjigjën në gjuhën arabe, ai heshti për të folur vetëm pas dy vitesh në gjykatë. Asokohe krimet e rënda, shërbimi informativ dhe policia e shtetit nisën hetimet dhe zbuluan se ai nuk ishte Diego por një terrorist i kërkuar dhe quhej Rasul Mislaev, Abd Alsalam Ahmed Al Mousa.

ReportTv zbardh ekskluzivisht hetimet për rastin e shtetasit i cili trokiti në korrik 2018 në territorin shqiptar si emigrant sirian por fshihte një karrierë terroristi. Është ky raporti sekret siguruar nga ReportTv për arrestimin e rusit tashmë të ekstraduar në Rusi.

1592410067_1592408054RasulMislaevAbdAlsalamAhmedAlMOUSA.jpg

Rasul Visanievitch Mislaev

Agjencitë shqiptare shkruajnë në raport “Ai u ndalua së pari nga autoritetet policore kufitare në korrik 2018 dhe u intervistua prej tyre. Gjatë intervistës, deklaroi se e quanin Diego dhe tha se donte të udhëtonte për në Itali, ku kishte edhe bashkëshorten.

Komunikoi deri në momentin kur, gjatë intervistës, është pyetur në gjuhën arabe. Pas kësaj ndërpreu çdo lloj komunikimi. Për shkak të plagëve të konstatuara gjatë kontrollit në trup, ai u veçua si person me risk mes emigrantëve të paligjshëm nga vendet MENA’’

Por si u soll 34-vjeçari pasi u zbulua e shkuara e tij e dyshimtë nga autoritetet shqiptare. Në raportin sekret thuhet se “Gjatë periudhës së qëndrimit në ambientet e mbyllura, u përpoq të krijonte shoqëri me shtetas të huaj kryesisht nga vende si Siria, Iraku, Irani, Pakistani, Maroku Algjeria, etj. Lidhur me shenjat në trup, shprehej se i kishte bërë vetë gjatë qëndrimit në kampet në Turqi, në shenjë revolte ndaj mosplotësimit të kushteve.

Thoshte se nuk kishte motra e vëllezër dhe prindërit i kishin vdekur. Gjatë qëndrimit në qendrën e izolimit kryente rregullisht ritet fetare islamike, si dhe kujdesej për gjendjen fizike duke kryer vazhdimisht ushtrime. Nga verifikimet intensive të kryera, rezultoi se i ashtuquajturi Diego është terroristi Rasul Visanievitch Mislaev, lindur në Norilsk (Federata Ruse).

Nga raporti sekret që ReporTv disponon thuhet se ky ishte rasti i parë i një terroristi të infiltruar në karvanin e emigrantëve nga lindja e mesme ndërsa prej korrik 2018 nuk ka rezultuar një rast i dytë.

Terroristët e infiltruar sipas këtij raporti mund të kamuflohen mes emigrantëve duke përdorur dokumente false identifikimi, duke ndryshuar pamjen e jashtme, manipulim lëvizjesh e shprehje pakënaqësie në kampet e refugjatëve teksa qëndron në pritje të vazhdimit të udhëtimit.

 

Pjesë nga raporti sekret

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahahahaha: 17/06/2020 21:19

    Sa emra paska ky. haxhi nazmi kadri rushdi hahahahaha ky paska mledhur gjithl emrat e cunavet te katunit cojani vladdo putit we ai merret me ketoj lloj hajvonash

    Përgjigju
  • taljoni: 17/06/2020 18:32

    ja rregullon putini tani atij per cdo krim qe ka bere.jepjani atij se e rregullon ai

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja