Dosja SGS në SPAK/ Gazetari Adriatik Doçi sfidon Monika Kryemadhin: Njëri nga ne të dy duhet të shkojë në burg

Dosja SGS në SPAK/ Gazetari Adriatik Doçi sfidon Monika Kryemadhin: Njëri nga ne të dy duhet të shkojë në burg

Adriatik Doçi dhe Monika Kryemadhi

Gazetari Adriatik Doçi i është përgjigjur deputetes Monika Kryemadhi, e cila sulmoi mbrëmë nga një emision televiziv Report Tv dhe gazetarin. Reagimi i Kryemadhit erdhi për shkak se Doçi ka referuar në SPAK një kallëzim penal ndaj Ilir Metës dhe Kryemadhit për korrupsion dhe pastrim parash në bashkëpunim me vëllanë e Kryemadhit, Drini Kryemadhi dhe kompaninë e koncesionare të kolaudimit të makinave.

Gazetari i Report Tv ftoi zonjën Kryemadhi t'i drejtohet gjykatës nëse kallëzimi përmban të pavërteta, ndërsa shton se SPAK duhet të fusë në burg ose të akuzuarin ose akuzuesin. 

Reagimi i plotë i Adriatik Doçit

Monika Kryemadhit do t'i përgjigjem vetëm me fakte. Report Tv është media më serioze dhe e besueshme në vend. Parimi kryesor është: Kurrë mos raporto diçka që nuk është e vërtetë. Kjo është arsyeja se pse e ndjekin mbi 1 milionë shqiptarë. Në dijeni time nuk ka humbur asnjë përballje gjyqësore. Unë punoj prej 6 vitesh në Report Tv dhe Shqiptarja.com. Nuk e përfaqësoj unë grupin mediatik, por jam thjeshtë një nga gazetarët.

Krahas akuzave vulgare në panik, paranojave dhe përpjekjeve qesharake për presion, Monika Kryemadhi tha edhe diçka me vend mbrëmë: I akuzuari ose akuzuesi duhet të shkojë në burg. Dhe kjo duhet të ndodhë. Unë kam kallëzuar Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Në 25 korrik 2022, SPAK ka regjistruar procedimin penal nr. 137, pikërisht për shpërodrim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. 

Vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, ka marrë 350 mijë USD tek SGS-ja në formë pagash. Edhe pse është punësuar si inxhinier mekanik, ka marrë pagë më të lartë se sa CEO i SGS, si dhe 30 mijë USD shpërblim në fund. (Shih dokumentin). 

Një pjesë të parave ia ka dhënë Monika Kryemadhit dhe LSI-së në formë donacioni. (Shih dokumentin). 

Ministria e Transporteve që kontrollohej nga Meta përmes Haxhinastos, ka favorizuar SGS duke mos i kërkuar llogari për zbatimin e kontratës për investimet. Ky është korrupsioni. Nëse këto nuk janë të vërteta, pra janë shpifje, jam gati të shkoj në burg. Ftoj zonjën Mona të bëjë padi për shpifje. Këtu padia kushton lirë, jo si ndaj gazetës austriake! Por, halli i Monikës dhe Metës është të parandalohet zbulimi i disa aferave të tjera të llahtarshme, për të cilat shqiptarët nuk dinë asgjë. Kanë vjedhur paratë dhe pasuritë publike në mënyrë të paskrupullt dhe sikur në Shqipëri do të mbretëronte gjithmonë drejtësia e Adriatik Llallës dhe Gjin Gjonit. 

U kap me zë dhe figurë duke bërë pazare në zyrën e Dritan Priftit, tha nuk jam unë. U kap duke i kërkuar Kastriot Ismailajt 200 mijë euro, tha nuk jamë unë. I doli letra që kërkonte dëbimin e ish ambasadorit amerikan Xhon Uidhes, tha nuk jam unë. I doli dosja si spiun i ish Sigurimit të Shtetit, tha nuk jam unë. 

Operoi për 30 vite me dy mbiemra, duke firmosur me emër të rremë qindra dokumente, tha se fajin e kishte media. I dolën kontratat 1.2 milionë USD për lobim në SHBA me para të pista, thotë nuk jam unë. U doli klinika ku kanë hedhur qindra mijëra euro për dobësim dhe restaurim fytyre, thonë nuk jemi ne.

Po vjen momenti që përgjigjen ta japë drejtësia. Ose i akuzuari ose akuzuesi duhet të mbajë përgjegjësi, ndryshe reforma në drejtësi do të jetë thjeshtë një shaka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Merakliu: 17/09/2022 18:35

    Ore ato tangat qe kish kene ke zyra e Tosit i mori kjo lavire Monik?

    Përgjigju
  • asolingo: 16/09/2022 13:34

    Pergezime Tiku,ndoshta gazetari i vetem ne shqiperi qe sulmon krimin nga pasioni per punen.

    Përgjigju
  • kardinal: 16/09/2022 13:03

    kokarja e likes se shpejti drejt recit bashk me ish peshngritsin e mirnjohur xhuxhin e cepanit metaj apo meta si e ka mer su mor vesh akoma

    Përgjigju
  • Gripi: 16/09/2022 12:35

    Ke sfidon, ku dhe si e sfidon o zoti gazetar? E vetmja sfide ketu duhej te ishte ligji qe askush nga pasunaret nuk e zbaton dhe nuk ndeshkohet. Ndeshkohen vetem viktimat. SPAKU i Arben Krajes, mikut te Tan Lepurit, mori nje fshat te tere qe te deshmontw nese Zetori i nje fermeri punonte dhe sesi zetoristi nxirte te ardhurat. Ndersa per Muniken dhe Liken " duhen" prova " te forta". Ai Doci i Monikes qe blinte Vota tek Treshi u denua vetem 1 vit burg. Ti e kupton shume mire qe ketu ligji nuk vepron per boset e krimit si Muna dhe Likja. Nuk kemi shprese!

    Përgjigju
    • ksenofon ketsa: 16/09/2022 22:50

      te lumt fjala por kush te degjon

  • KRYEMADHJA: 16/09/2022 12:19

    Te lumt ajo dore !!! SURRATI MONES, VENDI I KRIMIT !!!

    Përgjigju
  • Emigranti: 16/09/2022 11:43

    Po cfare don ma tepër drejtësia,duke pare drejtësinë qe nuk po godet kokat e krimit e te korrupsionit ,arrihet ne konkluzion se eshte e njëjta drejtësi si tash 30 vjet vetem ka marr emrin SPK,dhe paguhen me rroga te larta,po pse po ikin njerëzit, se nuk ka drejtësi,kush e ben njevend ,vetem drejtësi ,ligjet

    Përgjigju
    • ksenofon katsa: 16/09/2022 22:52

      per kete pun jan vrasjt po te qe drejtesi cdo gje do vente sipas ligjit

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente