Dosja ‘Sky ECC’ në Greqi, Zbardhen përgjimet/ Sandër Pemaj: Deri fund të shtatorit do jemi mbretër të Athinës

Dosja ‘Sky ECC’ në Greqi, Zbardhen përgjimet/ Sandër Pemaj: Deri fund të shtatorit do jemi mbretër të Athinës

Sandër Pemaj

Gazeta e përjavshme greke “Documento” ka publikuar sot një artikull lidhur me “Sky ECC” që çoi në pranga një oficer grek, i cili ka shërbyer më parë tek Anti-droga si dhe dy trafikantë të tjerë, grekun K. G dhe 45-vjeçarin shqiptar Sandër Pemaj, aktualisht i dënuar për trafikun e rreth 1.2 ton kokainë nga Karaibet në Greqi.

Oficeri grek Ilia T. raportohet se komunikonte me 45-vjeçarin Sandër Pemaj, i cili konsiderohet një nga personazhet kryesorë të krimit të organizuar shqiptar në Greqi dhe kontrollin nga burgu veprimtarinë kriminale jashtë.

Në artikull zbardhen detaje dhe mesazhet mbi veprimtarinë e grupit kriminal, mbi të cilët rëndojnë shumë akuza.

Në një bisedë K. G shprehet se “njeriu i tyre” në Marusi “për 5 vjet do bëhet Shef”, ndërsa në Gusht 2020, shqiptari Sandër Pemaj parashikon që me mbulimin e S. T nga Marusi (një oficer që ndiqet në gjendje të lirë për këtë çështje) dhe një personi tjetër, do bëhen “mbretër të Athinës”.

Bisedat janë zhvilluar në greqisht

Sandër Pemaj: Deri fund shtatori do jemi mbretër të Athinës.

Sandër Pemaj: Të jap fjalën.

G: Makar ore vëllai im.

Sandër Pemaj: Do duhen edhe çunat për mbulim.

G: Dhe Marusin dhe shokun.

G: Ata janë me ne vëlla në gjithçka.

Ata komunikojnë edhe për një çështje që ka shkuar në gjykatë, me të pandehur persona të njohur nga ta. Ata flasin për një polic të quajtur A. T, atëherë me shërbim tek Anti-Droga e Athinës, i cili ishte në varësi të S. T, të cilin bashkëbiseduesit e thërrasin “Marusi”.

G: Cfarë është ky?

Sandër Pemaj: Polic.

Sandër Pemaj: I T. (mbiemri i tij).

Sandër Pemaj: Thuaji S. (Oficeri S. T).

Sandër Pemaj: Është i tij.

Sandër Pemaj: Për Enin (i akuzuari).

Sandër Pemaj: 11 shtator.

Sandër Pemaj: Shkon në gjykatë.

G: Cfarë të bëjë S. (oficeri S. T).

G: Cfarë t'i thotë A. (polici A. T).

Sandër Pemaj: Mos të flasin keq në Gjykatë.

dhe biseda vijon…

Sandër Pemaj: O tiransi.

Sandër Pemaj: E mban mënd.

Sandër Pemaj: Që u kap me kumbarin.

G: Të shkurtrin nga Menidhi?

G: Po vëllacko kuptova për kë thua. E mbaj mend atë djalë, djalë i mirë. Po, do t’i them unë S. Do vijë të hënën ta dish. Të hënën kam takim./ Documento

Por, çfarë profili ka shqiptari Sandër Pemaj?

45-vjecari konsiderohet një nga “kokat” e grupeve kriminale shqiptare në Greqi. Në 2010-ën u përfshi në një përplasje të armatosur me policinë greke bashkë me shqiptarin tjetër Marian Kola, që u arratis në 2013-ën nga burgu i Trikallas e më pas u vra nga policia greke në kufirin greko-shqiptar. Gjatë shkëmbimit të zjarrit në Virona në 2010, ku u hodhën edhe 5 granata, u vra aksidentalisht 25-vjecari shqiptar Nikolla Todi dhe u plagosën 2 policë. Pemaj dhe Kola u arrestuan pas ngjarjes. E ndërsa Kola u arratis e u vra, Pemaj u lirua pas disa vitesh nga burgu.

Ai ka precedentë penalë prej vitit 2000, duke u arrestuar 5 herë për grabitje me armë, drogë e tentativë vrasje deri në 2010. Në 2015-ën u arrestua si pjesë e një grupi kriminal që tregtonte heroinë, kokainë dhe marijuanë. Edhe kësaj radhe Pemaj u lirua shpejt, duke u arrestuar sërish në 2020 për trafikun e rreth 1.2 ton kokainë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasavetia: 09/12/2024 00:45

    Aty ka per tngel edhe nja 20 v tjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë