Dosja/ U shkarkua për pasuri marramendëse, ish-gjyqtarja Entela Prifti hap studio avokatie, fshehu lokal, restorant, apartamente dhe 200 mijë USD, gënjeshtrat dhe dhuratat  

Dosja/ U shkarkua për pasuri marramendëse, ish-gjyqtarja Entela Prifti hap studio avokatie, fshehu lokal, restorant, apartamente dhe 200 mijë USD, gënjeshtrat dhe dhuratat  

Organet e Vettingut e larguan nga dera e drejtësisë për pasuri marramendëse të pajustifikuar, por ish-kryetarja e Gjykatës së Apelit në Korçë, po rikthehet nga ‘dritarja’, tashmë si avokate. Me 2 dhjetor 2019, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra me vendim të formës së prerë kryetaren e Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti, me arsyetimin se nuk justifikon me burime të ligjshme të ardhurash një pjesë të pasurisë së deklaruar, me vlerë qindra mijëra euro. Dy muaj më pas, Entela Prifti, ka regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompaninë “DICTUM CONSULTING”, me objekt shërbime avokatie, konsulenca etj.

Po pse u shkarkua Entela Prifti? Sipas organeve të Vettingut Entela Prifti nuk justifikon me burime të ligjshme të ardhurash një apartament me sipërfaqe 55 m² në Korçë, apartament 70 m² në Korçë, apartament banimit dupleks me sipërfaqe 235 m² në Korçë, banesë me sipërfaqe 198 m2 në Korçë si dhe një njësi shërbimi me sipërfaqe 519 m² në Korçë.

Entela Prifti, për të justifikuar blerjen e apartamentit 55 m², ka deklaruar edhe 1.6 milionë lekë dhuratë nga vjehrri, por nuk ka mundur të paraqesë dokumentacion se nga i ka siguruar këto para vjehrri. Apartamentin dupleks 235 m² në Korçë nuk e ka deklaruar në deklaratat periodike. Jo vetëm kaq, por këtë apartament e ka paraqitur karabina me vlerë 2 milionë lekë, ndërkohë që sipas Komisionit të Vetingut i pa përfunduar kushton të paktën 5.9 milionë lekë ose rreth 59 mijë USD.

Sipas Komisionit të Vetingut, ish-kryegjyqtarja Entela Prifti ka bërë deklarim të rremë të pasurisë, ndërsa bashkëshorti i saj Petrit Tare, ka fshehur pasurinë.

Sipas dosjes, Entela Prifti ka gënjyer për banesën 198 m2 në Korçë. Në realitet kjo është një godinë me arredim luksoz, ku kati përdhes shërben si piceri, kati i parë shërben si lokal, kati i dytë shërben si restorant, ndërsa kati i tretë përdoret si verandë. Vetëm dysheme janë shtuar 390 m2. Vlera dhe sipërfaqja e kësaj pasurie është fshehur nga Entela Prifti.

Njësinë e shërbimit me sipërfaqe 519 m² në Korçë e ka deklaruar në emrin e bashkëshortit Petrit Tare, me burim shkëmbimin e 8 % të aksioneve në një kompani. Nga hetimi ka rezultuar se aksionet kanë një vlerë 14.274.700 lekë, që i bie 27.360 lekë/m2. Kjo njësi ndërtimore nuk ishte një pasuri e zakonshme, por pjesë e një qendre tregtare, ku sipas organeve të Vetingut, një m2 është mbi 1.100 euro. Sipas KPK-së dhe Kolegjit, ish-kryegjyqtarja nuk e justifikon këtë pasuri në emër të bashkëshortit.

Çudirat me Entela Priftin nuk mbarojnë këtu. Shkalla e parë e Vetingut ka konstatuar se bashkëshortit të ish-kryegjyqtares i kishin kaluar 70 mijë USD në llogari, shumë e cila nuk është deklaruar. Ajo ka pohuar se kjo shumë i përket një mikeshe të familjes së tyre që ushtron profesionin e avokates në Selanik, Greqi. Në vijim, bashkëshorti i tij ka depozituar në shumë 3.600.000 lekë, duke ka konvertuar atë në monedhën euro 29.629 dhe e ka tërhequr cash.

Kryegjyqtarja ka pretenduar se edhe kjo shumë i përkiste një miku të bashkëshortit, por nuk kuptohet se pse miq e familjes së tyre i kalonin paratë nga llogaria e bashkëshortit të ish-kryegjyqtares.

Gjithashtu, Entela Prifti ka fshehur edhe një shumë prej 2.000.000 lekësh ose rreth 20 mijë USD, para të cilat i ka depozituar në llogarinë e bashkëshortit në vitin 2008. Prifti, sipas dosjes, ka fshehur edhe një depozitë me vlerë 10 mijë euro në deklarimin e parë të pasurisë, në vitin 2003.

Sipas, dosjes së KPK-së, ish kryegjyqtarja e Apelit në Korçë nuk ka deklaruar as likuiditetet bankare të bashkëshortit me vlerë rreth 40 mijë USD në vitin 2004, nuk ka deklaruar një depozitë në emrin e djalit me vlerë rreth 20 mijë USD si dhe nuk ka deklaruar destiancionin e përdorimit të një shume me vlerë rreth 22 mijë USD në vitin 2006.

Entela Prifti nuk ka deklaruar as një depozitë në emrin e vajzës. Jo vetëm kaq, por sipas Komisionit të Vettingut, bashkëshorti i Entela Priftit, Petrit Tare, ka kryer deklarim të rremë të të ardhura nga qira në vlerën e 13 mijë eurove, ka kryer deklarim të rremë për investim në një lokal në Korçë, ka kryer deklarim të rremë të të ardhura me vlerë rreth 20 mijë USD nga qira në vitin 2014. Gjithashtu, në vendimin e shkarkimit të gjyqtares thuhet se bashkëshorti i saj nuk është bindës sa i takon deklarimit të shumës 5 milionë lekë ose rreth 50 mijë USD si të ardhura nga qiraja në vitet 2015 dhe 2016.

Sipas dosjes, Petrit Tare ka kryer deklarim të rremë të shumës 4 milionë lekë ose rreth 40 mijë USD dhuratë nga prindërit. Komisioni i Vettingut ka ngritur dyshime të forta se ish gjyqtarja Entela Prifti ka fshehur pasuri të tjera të paluajtshme nga Korça në Tiranë, në emër të të afërmve të saj, por nuk ka arritur dot që të dokumentojë që këto pasuri janë të ish gjyqtares.

Bëhet fjalë për apartament në Tiranë, tek ish-ekspozita, në emër të motrës Ç. P., apartament në Tiranë mbrapa 15-katëshit, në emër të burrit të motrës, apartament në Tiranë përballë Fakultetit të Drejtësisë, në emër të babait dhe një tjetër apartament në Tiranë, ku nuk dihet në emër të kujt e kaluar.

“Komisioni pasi shqyrtoi dhe analizoi shpjegimet e subjektit të rivlerësimit dhe konstatimet e dala nga hetimi në lidhje me të gjitha rrethanat e faktit, arrin në konkluzionin se ka dyshime të arsyeshme se këto pasuri që janë regjistruar në emër të motrës së subjektit, znj. Ç P., bashkëshortit të motrës së subjektit të rivlerësimit, znj. P. K. dhe babait të subjektit, z. V. P., të jenë pasuri të krijuara nga ana e subjektit të rivlerësimit për shkak se: Të dhënat mbi adresat dhe pronarët e këtyre pronave (motrës, bashkëshortit të motrës dhe babait të subjektit) sipas ZRPP-së Tiranë përputhen me të dhënat e denoncimit anonim të depozituar pranë Komisionit. Nga analizimi i të ardhurave të ligjshme të motrës, bashkëshortit të motrës dhe babait të subjektit të rivlerësimit, rezulton se ato nuk kanë mjaftueshëm të ardhura nga burime të ligjshme për të krijuar këto pasuri”, thuhet në vendim.

Megjithatë do të mjaftonin pasuritë dhe paratë e fshehura, të dokumentuara, që Prokuroria dhe SPAK të nisin një hetim dhe të vendosnin ish gjyqtaren Entela Priftit para përgjegjësisë penale. Entela Prifti, jo vetëm vijon të gazojë një pasuri të marramendëse, sipas Vettingut e paligjshme, por tashmë mund të dërgojë edhe përfaqësues të studios së saj në gjykatë, si avokatë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 18/12/2021 10:36

    A po e keyejne detyren e caktuar ieganet e vetingut qe marrin miliona euro rroga nga taksat tona ?

    Përgjigju
  • Raqka: 18/12/2021 09:21

    Vetem me paret e rrjepura si e deleguar ne Apelin e Vlores i justifikon kjo keto, per paret e rrjepura ne Korçe kerkojini ne Tirane e Selanik pasurite...

    Përgjigju
  • xhorxh: 17/12/2021 20:53

    Keto qelbesira qe kan xhvartu popullin dhe kan fituan miljona lihen te lire qe te vjedhin perseri nderkohe ka plot fukarenj neper burgje qe jane denuar per buken e gojes....

    Përgjigju
  • Lleshi: 17/12/2021 20:26

    Shkarkimi duhet te pasohet me burgim...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!