Trupa e re gjyqësore në Gjykatën e Posaçme ka caktuar datën se ku do të mbahet seanca gjyqësore për dosjesn "Veliaj".

Njoftohet se në datën 26 maj ora 10:00 për të zhvilluar seancën e parë ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe të bashkëpandehurve të tjerë. Trupa kryesohet nga Elsa Ulliri dhe antare Flora Hajredini e Besmir Stroka.

Dosja u nda në 2 fraksione në seancën e 27 prillit ku gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 11 të pandehurve, mes tyre biznesmeni Elman Abule e ish deputetja e PS Klotilda Bushka, që kërkuan gjykim të shkurtuar.

Tashmë të njëjtat kërkesa të bëra nga mbrojtja e Veliajt që i janë rrëzuar nga trupa gjykuese Ëngjëllushe Tahiri, Rudina Palloj dhe Alma Kodraliu, nisur që nga zëvendësimi i masës së sigurisë ‘arrest me burg’, zhvillimi i seanca live e deri te hapja e të gjitha provave të përfshira në dosjen e Erion Veliajt, do t’i ribëhen 3shes së re të gjyqtarëve.

Këtë të fundit e ka denoncuar avokati mbrojtës Plarent Ndreca, i cili thotë se janë 35 fashikuj me prova digjitale (CD/USB), të cilat nuk janë hapur dhe nuk janë vlerësuar as nga gjykata e seancës paraprake.

Të pandehurit që vijojnë gjyqin pa gjykim të shkurtuar
Ajola Xoxa
Gentian Sula
Meriman Palushi
Shkëlqim Fusha
Sokol Kryeziu
Linda Kazani
Erald Simixhiu
Ina Goxhaj
Valmir Xoxa
Flutura Xhani
Të pandehurit që do të gjykohen me gjykim të shkurtuar
Elman Abule- “Rametal” shpk;
Fatmir Bektashi- Kontakt shpk
Mirton Lika- Lani shpk
Frosina Bollo- OJF “Frobolous”
Adela Kondakçiu
Fatjon Baci
Klotilda Bushka
Lajmi në përditësim...

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.