Tirane- Edhe drejtuesi i komanduar i Bashkisë së Himarës, Arqile Bollano është bërë subjekt i verifikimit nga Prokuroria e Posaçme SPAK.
Bëhet fjalë për një hetim që nisi nga Prokuroria e Vlorës nisur me disa kallzime te banorëve te zonës, për tjetërsim pronash, ku kjo e fundit shpalli moskompetencën duke ia kaluar prokurorisë së posacme.
Zyrtarisht nga prokuroria e Vlorë në është bere me dije se prej më shumë se një muaj, dosja ka mbërritur në SPAK dhe kjo e fundit duhet te bëjë verifikime nese ka elemente që i takon kësaj strukture. Bëhet fjale për 14 mijë m2 tokë ose thënë ndryshe 1.4 hektar me vendndodhje në Himarë janë përfituar nga Bollano dhe toka u dha në vitin 2015 kur bashkia drejtohej nga Jorgo Goro.
Dhënia e kësaj sipërfaqe toke është bërë nga Bashkia e Himarës, për plotësimin me tokë bujqësore të familjeve që kishin marrë sipërfaqe të mangëta gjatë ndarjes së tokës në vitin 1992 sipas ligjit 7501. Kallzuesit kane pretenduar se ka pasur përfitime të pamerituara nga disa familje, mes tyre, dhe ajo e kryebashkiakut aktual, Arqile Bollano.
Këshilli Bashkiak miratonte pretendime të tilla të familjeve për plotësimin e deficiteve, por që ka dyshime të forta që Bollanos kjo tokë nuk i takonte. E për këtë ai ende nuk ka dhënë deklarime në SPAK. Pas arrestimit të Goros që iu zgjat mandati për shkak të arrestimit të Fredi Belerit që fitoi në zgjedhjet e 14 majit, Këshilli i Bashkisë komandoi Blerina Balën, e cila u dorëhoq në fillim të qershorit. Më 7 qershor të këtij viti ajo u zëvendësua nga Arqile Bollano, edhe ky si i komanduar.
S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
79%
-
Lindshmëria
17.2%
-
Vdekshmëria
3.8%
Vota total: 2224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zuri hapësirën e plazhit publik në Lungomare të Vlorës, në hetim 55-vjeçari! Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë
30 Qershor, 10:14
-
Vlorë/ Flamurtari dhe Barcelona rikthejnë ndeshjet ikonë pas 37 vitesh, legjendat spanjolle fitojnë 5-1! Atmosferë e zjarrtë në stadium, ndeshja e radhës në Spanjë
29 Qershor, 21:51
-
Makina e biznesit parkon në Parkun e Butrintit, Forumi i Trashëgimisë thirrje Gonxhes: Kafeneja e Kumbaros po përdhos Akropolin
29 Qershor, 19:25
-
Vlorë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës, në pranga 24-vjeçari
29 Qershor, 15:57
-
Vlorë, asgjësohen 320 bimë kanabis, vihen në pranga 2 shtetas, një tjetër në kërkim
29 Qershor, 14:54
-
VIDEO/ IKMT aksion në në Bypass-in e Vlorës, prish kjoskat dhe objektet pa leje
29 Qershor, 11:48
-
Vlorë/ Shuhet në mëngjes zjarri në Pilur, dogji 25 ha shkurre e pemë
29 Qershor, 10:05
-
Himarë/ Zjarr në fshatin Pilur prej orëve të pasdites, po punohet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
28 Qershor, 22:47
-
'Fredi Beleri do jetë në Parlamentin Europian', kryeministri Mitsotakis flet nga Brukseli: E sigurt që do të marrë detyrën si deputet
28 Qershor, 22:24
-
Vlorë/ Nesër rikthehet në fushë pas 38 vitesh ndeshja Flamurtari-Barcelona
28 Qershor, 21:05
-
Zjarr në një fshat të Delvinës, u rrezikuan banesat! Flakët shuhen pas ndërhyrjes së zjarrfikëses nga Saranda
28 Qershor, 17:02
-
Rama shpërndan tapitë: Himara s'mund të bëhet shesh për përshesh! Tavo, Vangjel për punë, Dule për sherr
28 Qershor, 13:28