Mbyllet edicioni i 14-të i festivali ballkanik i filmit! Mbi 50 filma nga i gjithë Ballkani u shfaqën në Pogradec

Mbyllet edicioni i 14-të i festivali ballkanik i filmit! Mbi 50 filma nga i gjithë Ballkani u shfaqën në Pogradec

Festivali Ballkanik i filmit

Në një mbrëmje plot emocione, është mbyllur të shtunën mbrëma, 29 qershor edicioni i 14-të i “Festivali Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë” i mbajtur për 5 ditë me radhë në qytetin e Pogradecit.

Përgjatë këtyre ditëve, të gjithë artdashësit patën mundësi të shikojnë 50 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër nga i gjithë Ballkani. Por ai që arriti të triumfonte dhe të merrte çmimin kryesor që mban emrin e të ndjerit, regjisorit dhe gazetarit “Fatos Baxhaku”, ishte filmi vizatimor “Gilgamesh” me animator dhe Regjisor Fatmir Veselin.

Baxhaku, së bashku me Gerta Qurkun dhe Eno Milkanin janë ideatorët e këtij festivali, i cili u konceptua që te bashkojë njerëz, për të ndarë ide dhe perceptime.

“Me festivalin ja arritëm qëllimit. Do jemi shumë më të angazhuar. Me një lutje partnerve tanë që të na ndihmojnë se kemi nevojë në këtë nismë kaq të madhe që jemi të mrekulluar për ta bërë. Dëshira për të qenë festivali i Pogradecit ka qenë ide e Tosit. Edhe këtë radhë Tosi ja ka qëlluar pasi i shkon ky festival Pogradecit”.

Një nga themeluesit e festivalit, Eno Milkani tha se ky ishte një vit i suksesshëm pasi përsëri ja ka dalë të sjellin filma shume të mirë që mbushën ambientet ku u shfaqën plot me artdashës.

"Është një eksperiencë ndryshme. Fakti që autorët mblidhen me njëri-tjetrin duke shkëmbyer eksperienca. Këtë vit sapo nisi një bashkëpunim me festivalin e animuar të Selanikut. Do çojmë filmat e animacionit në atë festival. E mendojmë që ta bëjmë më të gjatë edicionin e 15-të dhe të bëjmë më shumë workshope”, tregoi Milkani.

Kreu i Qendrës Kombëtare të Kinomatografisë, Eol Çashku tha se ky festival edhe pse është Ballkanik, sjell Europën në Pogradec. Ai kërkoi më tepër mbështje për festivale të filmit që përhapin kulturë.

Përveç filmave konkurrentë në netët e festivalit nostalgjikët dhe jo vetëm, patën mundësinë të shijojnë edhe filma të vjetër të restauruar.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)