'Dosjen ma solli burri yt', degradon debati mes Felajt dhe Bardhit në Kuvend: Mos u fut në histori të tjera se do dalësh keq

Seanca plenare e kësaj të enjte është shoqëruar me debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, sa i takon raportit të BSH për vitin 2023. Ishte pyetja e drejtuar nga kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi për skandalin e mikrokredive, ajo që nxiti debate mes  deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Teksa Bardhi mori fjalën, Felaj i tha se nuk po flet për procedurë dhe se duhej të ulte. Por pas kësaj Bardhi ka nisur me sulme ndaj saj.

Pjesë nga debati

Felaj: Nëse nuk keni konflikt interesi uluni dhe mos e vijoni këtë gjë. Ju kanë akuzuar njerëz të partisë suaj se i keni shërbyer interesave të përmbaruesve privat

Bardhi: Moj zonjë, ty të kanë akuzuar se të kanë marrë peng bandat dhe të kanë gjetur me të pandehurit, e ne s’po themi gjë.

Felaj: Mos e zgjasni këtë debat, mos u fusni në historira se më keq do të dilni.

Bardhi: Jo unë nuk dal keq kurrë zonjë, se unë mbaj përgjegjësi për  firmat që hedh, ndryshe nga ty që të marrin peng. Në këtë relacion që unë lexova, ka dy banda, banda e përmbaruesve dhe banda e Bankës së Shqipërisë. Ju keni marrë përsipër ti mbroni të dyja bandat.

Felaj: Zoti Bardhi nuk po flini për procedurë, respektoni kolegët dhe institucionit që përfaqëson guvernatori. Mund të mos ju pëlqej farë guvernatori, por ai përfaqëson një institucion kushtetues.

Bardhi: Nuk kam lidhje fare me guvernatorin.

Felaj: Kush është pra shqetësimi juaj në këtë pikë.

Bardhi: Ekzaktesit, në respekt të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë, nuk bëra asnjë koment personal, por iu referova një institucioni tjetër të pavarur, që është Prokuroria e Shtetit. Që të mos jenë akuza politike, por një dokument që e thotë një institucion.

Felaj: Jua thash vlefshmërinë e atij dokumentin, nuk është provë që ju ta tirrni kaq gjatë. Këtu të ngrihet një alert që dokumentet e dosjeve bien në dorën tuaj.

Bardhi: Po moj bien dhe në dorën time e tënden, e të burrit tënd, na lër të mbarojmë. Do biën edhe në dorën tonë.

Felaj: Të mbeti dhe emri kush ta ka dhënë pa thënë.

Bardhi: Pse do të ta them ty? Burri jot ma dha, prokuror! A punon në Prokurorinë e Tiranës, më solli dosjen e guvernatorit të bankës.

Felaj: Mbarojeni, po kaloni çdo nivel etike


Lajmi kryesor:

Kuvend/ 'Mikrokreditë', debate pas raportimit të Sejkos! Braçe: Kush ka konflikt interesi me bandën e përmbaruesve të dalë nga salla! Bardhi: Po bëni avokatin e BSH-së


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DASH s'i ndahet Berishës, përmendet në raportin për klimën e investimeve: Politikani i shpallur non-grata, tentoi të hynte me forcë në selinë e PD-së

DASH s'i ndahet Berishës, përmendet në raportin për klimën e investimeve: Politikani i shpallur non-grata, tentoi të hynte me forcë në selinë e PD-së