‘Dosjet e Ballukut ishin palë-palë, vodhi 90% të rrugëve’! Berisha u tregon militantëve çfarë pa në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte ditën e sotme në SPAK, pasi u mor zyrtarisht i pandehur për aferën Partizani.

Teksa foli për militantët, pasi doli nga SPAK, ai u shpreh se atje ndër të tjera pa që Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku i kishte dosjet palë- palë.

 “Qytetarët e qytetarët e Shqipërisë duhet ta dinë se sot ata janë vendimmarrësit e këtij vendi. Se sot ata janë vlera morale e kombit shqiptar. Se sot ata janë e drejta dhe shpresa e një kombi. Miqtë e mi, ua thashë edhe medieve. Çfarë gjeta unë këtu? Këtu gjeta Edi Ramën, i cili pozonte me orën 500 mijë euro të dhënë nga trafikantët tek udhëtonte për në Aruba. Gjeta Linda Ramën të regjistruar tek ndërhynte për tenderat e kunatit të vet. Gjeta Olsi Ramën si kryesori i grupit të Xibrakës, por edhe udhëheqës i Amant Josifit. Gjeta kanionin e Gjipesë, të grabitur nga Edi Rama.

Gjeta Taulant Ballën tek shpërblehej nga Sokol Çela, tek merrte nga Sokol Çela 1 milion euro për shpërblimin e dy vrasësve në Shkodër, që i vunë dinamitin Lulzim Kullës. Gjeta edhe ata që kishin planifikuar të vrisnin politikanin afër Edi Ramës, vetëm e vetëm për të hapur hapësirën për ta, por nuk i pyet kush se janë banditë dhe superpolitikanë. Çfarë gjeta këtu? Gjeta Lubi Ballukun, e cila i kishte dosjet palë-palë të ndryra, që u vjedh shqiptarëve 90 përqind të fondeve të rrugëve. Gjeta të shpërfytyruarin Erion Veliaj, i cili si mi kujdesej se mos i hapeshin dosjet”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Afera 'Partizani'/ SPAK merr të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin! Akuzohen me 500 faqe për korrupsion në bashkëpunim! Ish-kryeministri i sulmon: Shpella e krimit të organizuar


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen