Gjatë vitit 2025, SPAK vijoi hetimet ndaj dosjeve më të nxehta të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Për ish- prokurorin Ervin Karanxha, gjatë 2025 janë goditur një numër i lartë zyrtarësh të lartë. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ai tha korrupsionin në Shqipëri, i ka sjell një dëm të madh shtetit, ndërsa theksoi se duhet të ndryshojë praktika e masave me burg.

‘Në 2025 SPAK ka goditur një numër të lartë zyrtarësh të lartë, janë 33 persona të proceduar. Ka pasur mendime të ndryshme në lidhje me masat e arrestit në burg. Por kemi shumë masa ekstreme, duhet që të ndryshojë praktika, kur ka vepra që kanë ndodhur para disa vitesh mund të procedohen në gjendje të lirë. Unë them se kur mbaron hetimi duhet që të hetosh edhe me masë tjetër.

Po kjo është një praktikë që ndiqet, por duhet që të ndryshojë se për një gramë hashash njerëzit sot janë në burgje. Në burgje është masakër, ke shumë të paraburgosur se të burgosur. Duhet ndryshuar praktika për masat e sigurimit. Korrupsioni në një shtet i bënë dëm shtetit, në Kinë dënohen me vdekje. Po për vlerë mbi 2 mln euro të vjedhura pse jo të mos ketë edhe mbi 15 vite burg, sepse ti bënë 1 ose 2 vite dhe del shijon jetën’, tha ai.

Avokati Idajet Beqiri ka thënë se misioni i SPAK është lufta kundër krimit të organizuar dhe krimit të lartë shtetëror, por sipas tij, në vitin 2025 SPAK ka vepruar vetëm në mënyrë sipërfaqësore.

Beqiri u shpreh se më shumë është vënë theksi te personat që janë goditur, sesa te veprat penale që ata dyshohet se kanë kryer.

Ai solli si shembull hetimin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke theksuar se nuk janë kryer kontrolle në banesat e tyre dhe nuk janë sekuestruar pasuritë.

‘Misioni i SPAK është lufta kundër krimit të organizuar dhe krimit të lartë shtetëror. SPAK për 2025 ka gërvishtur. Më shumë janë parë personat që ka goditur sesa çfarë vepre kanë bërë ata. SPAK e mori Ilir Metën në hetim dhe Kryemadhin dhe s’ka bërë kontroll në banesat e tyre, sepse po të bëhen kontrolle do dalin thasët me para që kanë, nuk i kanë në banka, kur ti nuk bënë kontroll banese dhe nuk sekuestron pasurojnë si do ta garantosh që do kthesh atë që humbën shqiptarët. Duhet vendosja në vend e asaj që u vodh dhe konfiskimi i tyre që ti i kthen të ardhurat buxhetit të shtetit dhe kur të dalin nga burgu mos të kenë as lekë për kafe. Kurse kjo është lojë që SPAK po pastron politikën. SPAK nuk po heton pasurinë dhe krimet e Sali Berishës’, tha ai.

Gazetari Ermal Peçi, tha se SPAK është krijuar me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian, të cilat kanë qenë promotorë të reformës në drejtësi.

Ai shtoi se SPAK është ngritur për të pastruar korrupsionin, pa dallime politike, pasi kushdo që ka shkelur ligjin, sipas tij, duhet të përballet me drejtësinë.

‘Në 35 vite ata që kanë drejtuar vendin kanë shkatërruar vendin për pushtetin e tyre. SPAK ka goditur grupet kriminale, dhe më pas ka goditur aktorët politikë, SPAK që kur është bërë, është bërë nga SHBA, Britani dhe be, ata kanë qenë promotor të asaj reforme. Ata e kanë pasur të qartë se korrupsioni shkatërrohet vetëm nga një strukturë që krijohet nga jashtë. SPAK është ngritur për të pastruar korrupsionin dhe s’ka as majtas dhe as djathtas. Kush ka shkelur ligjin do të përballet me drejtësinë’, tha ai.

Për gazetarin Redi Varaku, 2026 do të jetë viti më i suksesshëm i SPAK. Varaku deklaroi se korrupsioni duhet të dënohet me të njëjtën ashpërsi si vrasja, me dënime nga 20 deri në 25 vite burg.

‘SPAK po bënë goditjen e establishmentit të korruptuar në Shqipëri. Mendoj se ajo që pritet të vij në vazhdim do të jetë më e mirë, 2026 do të jetë viti i SPAK. Korrupsioni duhet të dënohet si vrasje 20 deri në 25 vite, për mua asnjë mëshirë për të korruptuarit, pastaj masat e sigurisë mund të jenë edhe më të lehta. Ka nevojë në Shqipëri që të jetë kaq respresive’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Idajet Beqiri: Hetimet ndaj Metës dhe Berishës, maja e ajsbergut! SPAK nuk çon në gjyq krimin shtetëror të 21 janarit

Avokati Idajet Beqiri tha se qëllimi i SPAK duket se nuk është ndëshkimi real i korrupsionit, por largimi i disa figurave nga politika, duke i goditur për çështje të vogla që të shkojnë në burg dhe më pas të dalin nga politika.

Sipas Beqirit, ky nuk është misioni i vërtetë i SPAK. Ai theksoi se në rastin e Ilir Metës, hetimet nuk duhet të kufizohen vetëm te dosja CEZ-DIA, por duhet të përfshijnë edhe çështjen të tjera

Ndërsa për rastin e Sali Berishës, tha se çështja e kompleksit “Partizani” është vetëm një element i vogël krahasuar me akuzat e tjera që, sipas tij, rëndojnë mbi Berishën dhe familjen e tij.

‘Ka një lloj marrëveshje dhe disa prokurorëve në SPAK të ndikuar nga ndonjë segment i caktuar i faktorit ndërkombëtar thotë që do ti godasim që të ikin nga politika, pra do ti bëjmë shembull, kapni ndonjë gjë të vogël që të bëjnë pak burg dhe të dalin pra të hiqen qafe nga politika. Ndërkohë s’është ky misioni i SPAK. Nëse nis një hetim për Metën nuk duhet vetëm për CEZ DIA po edhe për atë çekun 700 mijë euro, duhet rishikim i vendimit dhe për të gjitha akuzat që i dihen atij. Ai vodhi floririn e Krrabës, ka vjedhur gjithë mermerin në malet e Shqipërisë. Numri çështjeve është i madh dhe ti e merr për dy gjëra që janë të vogla.

E njëjta gjë edhe për Berishën sepse u mor për kompleksin ‘Partizani’ i cili është vetëm një gjethe. Po Saliu dhe familja e tij është në hetim për vjedhjen e Bankës së Shkodrës dhe SPAK se ka çuar në gjyq as për vrasjet e Tropojës, për 21 janarin, dihet se kush e bëri atë krim. Strasburgu i tha të gjitha dhe tha është krim shtetëror dhe e ka thënë edhe Berisha vet që unë edhe 300 vetë do të vrisja. Një snajper e çova këtu një atje. Pse SPAK nuk e çon në gjyq’, tha ai.