Dosjet 'e nxehta'/ Adriatik Doçi: Meta është vizatuar si koka e korrupsionit, Kryemadhi merimanga! Përdorën biznesmenë si bankomat

Gazetari Adriatik Doçi ishte sot në Studio Live ku tregoi për Arbër Hitajn ecurinë e hetimeve dhe gjyqit nga Metës dhe Berishës. Doçi thekson se në dosja Meta dhe Kryemadhi janë vizatuar ashtu siç janë denoncuar prej tij dhe të tjerëve më parë në media. 

Për shkak të sfidimit të gjykatës u mor vendimi për arrest shtëpiak. Për Metën ka patur një skenar për ta zhvendosur tek mënyra demonstrative e arrestimit, duke lënë në hije faktet penale. Të cilët përligjin arrestimin e Ilir Metës pavarësisht mënyrës së arrestimit. 
Është vizatuar Meta me Kryemadhin ashtu siç ne e kemi përshkruar në disa dalje mediatike. Në disa investigime të thelluara për aferat korruptive. E qartë dhe tentativa pasi mësuan se SPAK ra në gjurmë të aferave demonstruan një skenar për t’ia veshur përgjegjësinë penale Monika Kryemadhit. Sipas dosjes Meta është koka e operacione korruptive të finalizuara prej tij. 

Ai shton se Meta është koka e korrupsioni, ndërsa Kryemadhit merimanga. Të dy kanë përfituar nga shtojcat e pushtetit që morën prej Berishës dhe Ramës. 

Kryemadhi merimanga e akteve korruptive që ekzekuton në praktikë, kur kanë qenë shtojcë e pushtetit të Berishës dhe Ramës. Kanë përdorur pushtetin për tu pasuruar. Kanë përdorur pjesë nga pushteti i marrë nga Rama dhe Berisha, AKEP, ministrinë e Transporteve. Si formë e skemave korruptive u përdorën biznesmenë, si Kastriot Ismailaj që i shpërndante tek Ilir Meta. Në një segment tjetër përdoret biznesmeni Adrian Shatku, që merr koncesione linja për shtrimin e kabujve të internetit. Shërben si bankomat ku mblidhen paratë publike që shpërndahen tek Meta dhe Kryemadhi, për lobime, shërbime estetike. Dosja e tretë serioze që kulmon veprimtarinë e SPAK për të shembur murin e korrupsionit në Shqipërisë, dosja Ahmetaj, dosja e familjes Berisha dhe dosja e Metës. Ka dhe të tjerë të implikuar, miq të Metës, oligarkë, deputetë. 

Doçi vuri në dukje se si Meta dhe Kryemadhi përdorën biznesmenë dhe nënën e Monika Kryemadhit si bankomat. 

Janë 200 mijë euro për shërbime estetike që i ka marrë Meta dhe Kryemadhi. Nuk janë deklaruar në ILDKPI. Një pjesë ka ardhur nga nëna e Kryemadhit. Që përpos financimit të shërbimeve estetike ka financuar blerjen e pasurive të patundshme për Metën dhe Kryemadhin. Nuk ka të ardhura nga biznesi. Ka bërë punë të zakonshme. Ka shitur qepë dhe perime tek Qyteti Studenti. Punë e nderuar, por e pamjaftueshme për të blerë apartamente në bllok. Janë qindra mijëra euro. Këto para nuk justifikohen me burime të ligjshme. Nga burojnë para, ku i ka marrë Fatime Kryemadhi? Burojnë nga shfrytëzimi i pushtetit të Metës me biznesmenë të caktuar. Këto biznesmenë të kthen reston duke të kthyer një pjesë të parave, një pjesë  i ka kaluar Fatime Kryemadhit dhe më pas tek Meta dhe Kryemadhi. U zbërthyen telefonat. 

Sa i përket dosjes së Berishës, kemi rastin e vetëm kur e gjithë qeveria vihet në dispozicion dhëndrit të ish kryeministrit. 

Në rastin e Berishës korrupsioni më i sofistikuar dhe Berisha qëndroi në prapaskenë dhe përdori aktorë të tjerë si kryeministër për të plaçkitur pasuri publike. I njëjti rezultat, tjetërsohen pasuritë publike dhe kalojnë në emër të familjarëve. Por mënyra si ka operuar është e ndryshme. Berisha vuri në dispozicion qeverinë për të ndryshuar ligjin e sportit për dhëndrin. Përfitoi mbi 6 mln euro dhe ngrin 19 kulla në pronë të tjetërsuar publike. Miraton gjoja në parim në mënyrë kolektive për të miratuar një ligj që përfiton dhëndri. E njëjta gjë me Argitën, kur i hap rrugë Damir Fazllic, që shërben si bankomat me Argita Berishën. Janë afera flagrante të konstatuara, dokumentuara nga SPAK dhe me dosjet që priten të finalizohet, Berisha dhe Meta do e kalojnë pjesën tjetër të jetës prapa hekurave. 

Sakaq, Doçi thotë se SPAK vijon hetimet për Flamur Nokën.

Në proces hetimi është ish ministri i brendshëm Flamur Noka, disa episode të dyshuara korruptive kur ka qenë pjesë  e Entit Kombëtar të Banesave, e përdori  këtë post për ti dhënë banesa familjarëve. Episod tjetër që nga një i pastrehë Noka sot ka tek pallati i kuq tek Liqeni një pasuri 1 mln euro. Ka dhe një akuzë nga Bardhi që fsheh një vilë tek Gjiri i Lalëzit. Ka firmosur dhe rinovimin e koncesionit të pasaportave, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit. Janë 4 elementë të natyrës korruptive që rrezikojnë pozitat e Flamur Nokës. 

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/11/2024 03:03

    Po Monika na thoshte qe nena e saj kishte punuar infermjere,mjeke,ndihmes gjyqetare e tani na dalka se ka qene shitese fruta-perimesh!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atalanta përmbys 3-2 Empolin dhe rimerr kreun e Serie A, Gjimshiti fiton derbin me Ismajlin

VIDEO/ Atalanta përmbys 3-2 Empolin dhe rimerr kreun e Serie A, Gjimshiti fiton derbin me Ismajlin